Jeta është e shkurtër, vdekja është e gjatë

J L

-Marshi i qejflinjve-

 

Eja në mejhane të bëhemi tapë,

Jeta është e shkurtër, vdekja është e gjatë.

 

Puthim një ezmerkë, thithim një flokëartë,

Jeta është e shkurtër, vdekja është e gjatë.

 

Qoftë yll kinemaje, apo dhe kurbatktë,

Jeta është e shkurtër, vdekja është e gjatë.

 

S’besojmë në Zot, s’besojmë në fat,

Jeta është e shkurtër, vdekja është e gjatë.

 

S’pyesim për ore, ditë apo natë,

Jeta është e shkurtër, vdekja është e gjatë.

 

S’pyesim për ditë, e Hënë a e Martë,

Jeta është e shkurtër, vdekja është e gjatë.

 

Rroftë raki e rrushit dhe buza me mjaltë,

Jeta është e shkurtër, vdekja është e gjatë.

 

Kur s’ka mish të pjekur, rroftë Zonja sallatë,

Jeta është e shkurtër, vdekja është e gjatë.

 

Jemi të kënaqur, kur e pijmë dhe thatë,

Jeta është e shkurtër, vdekja është e gjatë.

 

Ju burra të rreptë, mos na qani hallin,

Me rrëmujën tonë, jetën tuaj tallim.

 

Poshtë moralistët dhe ju psikopatë,

Ne lindim çdo ditë, ju vdisni çdo natë.

 

Mundimet e jetës i kemi përqeshur,

Ndaj në gji të vdekjes shkojmë duke qeshur.

 

Kush jeton si në, jeton sa për shtatë,

Jeta është e shkurtër, vdekja është e gjatë.

 

Poshtë moralistët dhe ju psikopatë,

Ne lindim çdo ditë, ju vdisni çdo natë.

 

Rroftë raki e rrushit dhe buza me mjaltë.

1.1.1996

 

Ju shpirtra demoni

 

Ma nxitë jetën, ju shpirtra demoni,

Më hodhët vello turpi, si të huaj,

Ndaj do jetoj dhe ju po të mos doni,

Që të këndoj me gaz në vdekjen tuaj.

1993

 

Duart e mia

 

Duart e mia, duart e mia,

O, ç’fat të keq që patën,

Se ka ca kohë, në vend të lapsit.

Përdorin veç lopatën.

 

Duart e mia, që nga llaçi,

U bëtë copa-copa,

Oh, ç’thithi gjak nga trupi im,

Sa mundi, Europa.

 

Duart e mia, duart e mia,

Më mirë  më bënë gropën,

Në djall të vejë demokracia,

Së bashku me Europën!

Athinë, 1994

Share This Article
2 Comments
  • Fiks fare,

    Jeta eshte e shkurter, vdekja eshte e gjate
    Kot po mburresh, se nga vdekja ty te shkojne shtate
    Dhe sipas zakonit ia fut pordhes dhe grin sallate

  • beno
    këtu më ke pëlqyer!!
    të garantoj se do të ishte zhanri tënd,talenti tënd i vërtetë!
    ke kohë që e ke pjerdhur atë shpirtin e viteve të shkuara!ja ke bërë kakën,ngadalë,ngadalë që nga qershori 2010!!pas ’13 i ke bërë mutin!!
    prandaj rri në frymzimin tënd si “poet”mejhanesh,ose poeti i pianecëve!!
    me një “kompozitor” të realizmit tranzicionalist,të garantoj që në 3 vitet e ardhëshme do ta sjellim eurovizionin në shqipëri!!
    do të bjëmë një koncert madhështor të dridhet tërë europa në paskuqan!në sallën e operas e baletit,që do të ngrihet shpejt e shpejt,te ish ferma e derrave të kohës socialiste!
    për nderin tënd,si fitues i euosongkontest,do tia vëmë emrin tënd!
    arben duka oprasall!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *