Marshi i qejflinjve
Eja në mejhane-të bëhemi tapë,
jeta është e shkurtër-vdekja është e gjatë!
Puthim një ezmerkë-thithim një flokartë,
jeta është e shkurtër-vdekja është e gjatë!
Qoftë yll kinemaje-apo dhe kurbatkë,
jeta është e shkurtër-vdekja është e gjatë!
S’besojmë në Zot-s’besojmë në fat,
jeta është e shkurtër-vdekja është e gjatë!
S’pyesim për orë-ditë apo natë,
jeta është e shkurtër-vdekja është e gjatë!
S’pyesim për ditë-e Hënë a e Martë,
jeta është e shkurtër-vdekja është e gjatë!
Rroftë raki e rrushit-dhe buza me mjaltë,
jeta është e shkurtër-vdekja është e gjatë!
Kur s,ka mish të pjekur-rroftë zonja sallatë,
jeta është e shkurtër-vdekja është e gjatë!
Jemi të kënaqur-kur e pijmë dhe thatë,
jeta është e shkurtër-vdekja është e gjatë!
Ju burra të rreptë-mos na qani hallin,
me rrëmujën tonë-jetën tuaj tallim!
Poshtë moralistët-dhe gjuha e gjatë,
ne lindim çdo ditë-ju vdisni çdo natë!
Mundimet e jetës-i kemi përqeshur,
ndaj në gji të vdekjes-shkojmë duke qeshur!
Kush jeton si ne-jeton sa për shtatë,
jeta është e shkurtër-vdekja është e gjatë!
Rroftë raki e rrushit-dhe buza me mjaltë!
1 Janar 1996
Arben Duka

Qeke ul ke “Tymi” i vjeter
O ti Ben i Shqipnis
Perball ke nji tjeter
I thon Kajam i Persis
Rrofsh Beni!!
Ne krahasim jeta me vdekjen!
Jeta asht e gjate.Vdekja asht cile e mbyll syt.Tek fek.
Koha e te jetuemit mbi toke asht tmerresisht e shkurter.Ndersa e te jetuemit brenda dheut asht ne infinit.E pasosun.
këtu po që më pëlqen o ben duka!!
je ngritur në nivel me kohëm!!
vazhdo kështu,prish më pak punë!!
ndyn më pak.