(Refleksione)
Nuk do t’i kisha risjellë këto shënime në vëmendjen e publikut, nëse për pritën gati vdekjeprurëse që ju bë në atë kohë Edi Ramës – Berisha nuk do të qe shprehur pa turp: “Ai ka qenë një krim pasioni!” Por të gjithë e dimë se ajo hakmarrje e egër e regjimit kundër Ramës, u krye për hir të publicistikës të tij të hidhur në shtypin e kohës dhe kryesisht tek gazeta legjendare: “Koha Jonë”. Rama ka qenë nga të paktët zëra guximtarë në atë kohë të zezë dhe të egër, kur këtu qe instaluar një regjim fashist në kuptimin e plotë të fjalës. SHIK-u i Gazidedes (kupto Berishës) qe Gestapoja shqiptare e kohërave “demokratike”. Kur dëgjova këtë deklaratë të Berishës, m’u kujtua automatikisht tentativa për rrëmbimin tim nga ana e SHIK-ut në Maj-Qershor 1996. “Po kundër meje, kush qe kaq pasionant – o maskara burrë!?” – pyeta gati instiktivisht…
Ka shumë njerëz që e kanë parë dhe e mbajnë mend atë ngjarje të shëmtuar e të rëndë. U shkrua gjatë në gjithë shtypin e kohës dhe ngjarja u bë shumë publike. Mbas vjedhjes makabre të votimeve të 26 Majit nga ana e Qeverisë së Partisë Demokratike, gjithë kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste u futën në një grevë urie në sallën e mbledhjeve, në katin e dytë të godinës së Partisë Socialiste. Unë isha emëruar nga ana e Gramoz Ruçit, zëdhënës i shtypit të grevës së urisë. Godina mbahej e rrethuar 24 orë non stop nga policia dhe SHIK-u. Kush guxonte të dilte dhe një hap jashtë godinës, arrestohej nga policia, ose rrëmbehej nga SHIK-u. Midis forcave që na mbanin rrethuar, spikasnin dhe mjaft gazetarë të RD-së dhe Albanias që formalisht e drejtonte Ylli Rakipi, por që në fakt qe gazetë e SHIK-ut. Midis gazetarëve, pjesë e rrethimit policor, spikaste një gazetar i RD-së, një qelbësirë njerëzore me emrin e ndyrë Edi Paloka. Ai shante dhe fotografonte pa reshtur, që nga tarraca mbi Bankën e Shtetit. Ne qëndronim brenda hekurave. Unë kisha në krahun tim Eva Halilin, një sekretare në PS. Ky ndyrësira që thashë më lart, e shau rëndë Evën dhe unë ja ktheva me të njëjtën monedhë. Episode të tilla kishte me dhjetëra gjatë gjithë ditës, po ajo që tërbonte më shumë rrethuesit tanë dhe monstrat e shtypit të Berishës, qe qëndra jonë e zërit e cila transmetonte non stop komunikata,poezi satirike kundër Berishës, marshe, këngë revolucionare etj. Qendrën e zërit e drejtonte Besnik Ferra, por shpesh aty vinte recitonte dhe Kadri Rroshi. Ato ditë unë shkrova variantin e parë të poemës: “Marshi i Hajdutëve…”. Qe një moment qetësie, kur spikeri u dëgjua fort dhe pastër: “Tani do dëgjoni poemën “Marshi i Hajdutëve” të shkruar sot nga poeti ynë Arben Duka dhe të recituar nga Artisti i Popullit, Kadri Rroshi…”
Ra një heshtje varri, si brenda hekurave ku ishim ne, dhe jashtë hekurave ku qëndronin banditët e Berishës. Zëri i artë i Kadri Rroshit gjëmoi për rreth 10 minuta. Sapo mbaroi recitimi i satirës, pashë qelbësirën Paloka, që duke treguar me gisht nga unë po u fliste tre-katër civilëve që me siguri qenë shikas. Dhe bëri disa shkrepje të aparatit fotografik në drejtimin tim. Në fakt unë absolutisht nuk duhet të dilja atë ditë nga rrethimi, por më erdhi aty ime shoqe, Pranvera dhe më tha se kisha mamanë shumë sëmurë. Mamaja jetonte tek shtëpia e Apostolit, diku tek “21 Dhjetori”. Duhej të vija patjetër se më kishte kërkuar me ngulm. Në këto kushte takova shefin e komisariatit, që ishte tek Rruga “Mine Peza” dhe që qe një nga drejtuesit e rrethimit. I thashë problemin, i kërkova garanci dhe ai më garantoi se nuk do të më prekte kush. Dhe kështu, duke besuar atë, dola nga dera kryesore e PS-së së bashku me Pranverën.
Sapo kaluam kryqëzimin prapa Bankës, rrugës drejt Ministrisë së Punës, direkt përballë Lidhjes së Shkrimtarëve, më dalin befasisht përpara tri civilë që më pyetën: “Ti je Arben Duka?” “Po – u përgjigja -unë jam!” Do vish me ne, vazhduan dhe menjëherë më kapën nga krahët. Në këtë moment afrohet nusja ime, që kish mbetur mbrapa për të blerë një akullore dhe e kapi një nga agresorët prej flokësh. Kjo gjë më dha zemër dhe fillova me tri qentë një përleshje për jetë a vdekje. Në këtë moment u afruan dhe tre civilë të tjerë dhe të gjithë bashkë po përpiqeshin të na fusnin me forcë (edhe Pranverën) në një makinë pa targa, nga dy që qenë parkuar në anë të rrugës, dhe dy furgona policie që i ruanin në një distancë 10-15 metra. U shtriva në cep të trotuarit dhe bllokova derën e pasme të makinës me trup dhe njëkohësisht po i shkelmoja qentë e Berishës. U bë shumë zhurmë, u mblodhën shumë njerëz nga të dy anët e rrugës -por askush nuk afrohej nga frika. Në këto kushte, dikush nga ata të policisë së furgonave u afrua dhe të gjashtë shikasit ose policë kriminalë civilë, u hipën makinave dhe u larguan me shpejtësi. Makinat qenë pa targa, të tipit “Ford”. Burrë e grua u tronditëm dhe u gjakosëm, por nuk ndjenim më asnjë lloj frike. Ime shoqe, që në fakt më shpëtoi jetën, u këputi dhe një të sharë të mirë policëve që ruanin kriminelët. U kthyem prapë në PS, takuam Profesor Servet Pëllumbin, që atëherë qe drejtuesi kryesor i PS-së, mbasi Nano qe në burg. Nëse qentë e Berishës do më kishin rrëmbyer, mund të kisha një fund edhe më të hidhur se të dy gazetarëve, që ishin rrëmbyer para meje, dhe që pasojat e asaj dhune çnjerëzore i vuajnë edhe sot. Pikërisht në atë kohë u rrëmbye dhe Kiço Londo në Fier dhe përfundoi në disa qeli sekrete në Lezhë; u godit rëndë në kokë Ndre Legisi dhe më duket se u tentua dhe rrëmbimi i Kastriot Islamit dhe Sabit Brokajt. Këto janë disa nga “krimet për pasion” të regjimit ultra fashist të Berishës së Parë, si parathënie e “pasioneve të mëdha” të vitit 1997. Ky është monstra e ndyrë që flet e ulëret sot për të drejtat e shkelura të njeriut nga Rama, të cilin dikur për pak e vrau.
Këto shënime i solla në vëmendje të popullit shqiptar në shërbim të kujtesës së tij. I solla për t’u rikujtuar të gjithëve se gjer ku mund të arrijnë këto mbeturina njerëzore, nëse u jepet dhe një herë pushteti. Ngaqë populli harroi shumë shpejt historinë e zezë dhe vrasjet e Berishës së Parë, Berisha i Dytë bëri 21 Janarin! Tani mendoni një Berishë të tretë në formën e Lulëzim Bashës dhe gagaçit Paloka. Këto shënime dhe ato që do sjell këtu herë pas here, bëjnë thirrje për vigjilencë dhe bashkim të forcave progresiste dhe të civilizuara kundër shpellarëve.

Eshte e tmerrshme cka bere krimineli Sali, dhe keni bere shume mire z.Duka qe i keni ndare dhe me publikun keto perjetime.
Shkrimi praktikisht thote qe nuk duhet bere kurre nje rotacion politik. Se mire Berisha mos vije me ne pushtet po as PD. E kush ngelet? Vetem PS sigurisht. Lum shqiptaret per si e kuptojne demokracine.
O Endri, O kelluf.
pse eshte e thene qe rrotacioni politik behet vetem me Berishen??
Jo kjo donethene qw Berisha, Basha, dhe soj e sorrollop hajdutesh e kriminelesh dubet te rrasen brenda ne burg.
Kur te vije koha dhe Edi Rama ta liroje vendin dhe te iki me nje kembe, por jo qe te na perfaqesojne kriminele si Berisha!!
Mos harro se Gerdeci dhe Bulevardi presin akoma per hakun e pa marre..!
Ku e e lexuar qe rotacioni behet vetem me Berishen? Une thashe PD. Ne shqiperi per kushtet e tanishme ka 3 parti PS PD LSI. Duke qene se LSI sherben si zyre pune ekzekutivi i bie te vije o nga PD o nga PS. Po perjashtove PD kush ngelet?
Problemi eshte si e kupton ti dhe kategoria jote dhe jo shqiptare
Po Zoti Duka ,beni sh mire qe i risillni keto shenime ne vemendje te popullit.Duhet mos harruar kurre represionin qe kemi ndjere ne zgjedhjet e Majit 96- tes .kur kam shkuar ne kutine e votimit kisha pershtypjen, qe vendi ishte nen okupacion nga prezenca e madhe e ushtrise para qendrave te votimit ,brenda koridoreve te shkollave ushtaret te armatosur rende na benin karshi .Nuk me harrohet kurre kur shkuam per te protestuar tek sheshi Skenderbej per voten e vjedhur te 26 Maj-it ,si na u derdhen shpellaret perpara Teatrit te Kukullave per te penguar turmen qe dilte nga PS drejt 15 Katsh-it ku ndodheshin europarlamentaret .Forca te milicise te huaj dhe shikasit qe godisnnin si te çmendur çfare ju dilte perpara dhe qe peshperisnin fjale qe nuk i kuptoja fare.Kam qene fare prane zotit Brokaj dhe kam pare live nje shikas shtate larte se si godiste zotin Brokaj me nje kembe druri te nje tavoline te nje lokali perballe Teatrit te Kukullave ,po mos te ishim kthyer mbrapa nuk e di se kush do ishte fati yne sot .Pati shume nga ne grateqe perfunduan ne spitale me koke te hapur nga kriminelet e Berishes ,por kjo nuk na Ndali qe ta vazhdonim luften tone deri ne mars te 97 tes diten qe vendosi gjendjen e jashtzakonshme .Jam e lumtur qe bejpjese ne gjeneraten qe me pahir e zbritem mostren Berishe nga kali dhe jo me vote ,por me hu.
Ti Endri,kur je aq debil,mos u fut ne debate se te bejne dem!Ku kupton dot se ku dallon rrotacioni nga riformimi i PD-se.Ti kujton se rrotacion do me thene te vije nje rrote prap ne pushtet…
Modelet e Palokes jane kollonat e Berishes dhe per fat te keq jane shume,sepse edhe Berisha kishte shume para,ca nga serbet,ca nga taksat e popullit e keshtu arriti te bleje shume.Pa kishte dhe shume debila,injorante pa shkolle qe kujtojne se demokracine e ka sjelle Berisha,se ne Tirane i ka sjelle Berisha etj.Ky eshte populli yne qe akoma nuk e ka gjetur rrugen e duhur nga duhet te shkoje!Le te shpresojme se nje dite mbase kupton gjithcka e nderron drejtim!Beni i uroj shendet!
Te me falesh. Heres tjeter do te te marr leje para se te flas. Dhe gjithsesi shqiptaret jane aq militante sa te jete per to gjithmone e njejta parti duhet te rrije ne pushtet dhe sigurisht per ta arrit kete do e krijojne gjithmone djallin nga ana tjeter e barrikades.
Nuk ka njeri gje me PD problemi qendron tek niveli dhe mentaliteti i PD more Endri Berishobasha
Ky Endri eshte nje thesar dhe nje mendje jashtezakonisht e mencur… Gjynah qe nuk del e te bej zedhenesin e krimineleve qe i dashka aq fort.. me kete soj e sorrollop sundoi fashisti Bisha per aq vjet.dhe tash kerkon si kucedra e pavdekshme, te vije prape ne pushtet…se ka mbjelle shpellare nga te kater anet… edhe une malok jam, nga malet vij me familjen, por kam arrit te kuptoj e kurre nuk m’jane mbyll syte dhe mendja dhe arrij te kuptoj se cfare fatkeqesie solli e cfare maskarenj mbolli periudha e Bishes neper Shqiperi.
Arben, ty te qofte rruga e shtruar se je burre njemije okesh dhe pac jete te gjate e sa me te mbare me gjithe Pranveren dhe familjen tende. Si ty jane te rralle, or mik, per fat te keq.. Te ndjek gjithmone dhe me shume adhurim.
Po a mund te quhet kriminel ai deputeti qe i leshoi nje grusht Edi llapores,sa ju erren syte me xhama dhe qe atehere i ka ikur pak kapardisja prej te forti.?Perkundrazi!Ne kushte kur Ilir Meta dhe Edi Rama mbrojne kriminelin, Berishen,i vetmi ndeshkim qe ka mbetur eshte rrahja ne parlament.Kete kane frike ,mos pesojne si Strazimiri.Ju lumte dora,djema!
PROLETARE TE GJITHA VENDEVE BASHKOHUNI !
INTERNACIONALE DO TE JETE BOTA E RE !
Kjo nuk durohet !!!
Shokun Oficer ta ndaloje Sigurimi sikur te jete armiku i popullit ???
Ate qe nje jete e harxhoi duke i kenduar xhaxhi Envorrit dhe revolucionit marksist ??
Shoku Poet ,ka ber shaka Saliu ,
ka dashur te te spjegoje si ndiheshin te tjeret nen ate sistemin qe adhuron dhe himnizon ti
sepse po ta kishte vertet ,tashme do ishe “hero i popullit kokepalar ”
mire bere qe i solle ne vemendjen e popullit shqiptar keto shenime ,ate ben perdite ne fakt
po tani mblidhuni perseri ne greve se Fatosi ju ka dale nga burgu …i ka ardhur radha EDverit junior ….dhe mos harro tu kujtosh socialtritolistave te komiternit :
Qe pushtetin nuk jeni te afte ta mbani , e keni zakon te vjeter te hani njeri tjetrin ….
po ju le partia ,ju ka ngelur vec rakia dhe ppppppppo….ezia 😛
Bravo poeti-Rambo Arben Duka (meqe ra fjala nuk te paskan bere Hero te Popullit ty akoma?). Pra ti or zoteri paske luftuar, me ndihmen e gruas sigurisht se vetem nuk do t’ua kishe dale, me nja tre shikas e gjashte police dhe u gjakose vertet, po ia dole te shpetoje. Te lumte, tani nje gje me thuaj po deshe, a me verte kujton ti se Berisha (ai qeni, hajduti, krimineli, i tilli e i atilli) po te donte vertet te te kishte zhdukur ty, nuk e bente dot diten tjeter, a tjetren, a tjetren, meqe sic thua ti I kishte shkuar ne mendje te te punonte qindin ty. Ketij Edvin Pallosh Rames, a nuk mund t’ia kishte kenduar si t’ia donte qejfi,apo u mjaftua vetem me nje dru dhe Edvini thote qe i rane me leve, ai deshmitari tjeter thote qe i rane me cekic, ai që qe pak me larg thote me hu. Tani dy gjera ka, dhe degjoni edhe ju bolet e tjera komuniste, ose Berisha nuk eshte ai qe thoni ju, ose juve ju shpeton shurra aq shume nga cdo gje qe u afrohet sa nuk rroni dot pa nje alibi, dhe ku ka me te mire se alibia e malokut, satrapit, kriminelit Berisha. Enveri kishte shpikur armiqte e brendshem dhe te jashtem, e duke i perdorur ata si gogola per popullin shqiptar ia mataroi nonen popullit shqiptar. Tani ju per armik te brendshem e keni gjetur gati kriminelin, gjaksorin, malokun, monstren Berisha dhe shfryni gazrat e mutrat tuaja. Lum si populli shqiptar e na rrofsh o poeti-Rambo (megjithe gruan luftetare) Arben Duka, pa edhe keta qe jane ne pushtet tani, po ju mbush mendja ta kendojne, ne mos me polici, me tritol e me vrases me pagese. Apo edhe keta I komandon ai qeni Berisha, packa se celsat e kashtes I kane mbetur tani.
Poete dhe publicist vendi ka me bollek,por ne keto vite “pushtimi” te hajduteve dhe krimineleve i vetmi ze,qe shkruan dhe therret per te mirren e shumices eshte Arben Duka.Mendoj se ne shqiptaret qe jetojme larg Atdheut,e ndjejme me shume te verteten dhe te vertetat e shkruar apo ironizuara ne poezi te A.Dukes.Te pergezoi dhe te uroi shendet me gjithe familje…
Sir Arben Duka je krye patriot dhe trim. Keto qe ke bere ti qe ne kohen e Berishes se pare duhej shume guxim dhe vetem njerez te vecante i bejne keto. Bravo. dua dhe une ti lexoj ato satira qe ka recituar Kadri Roshi.
Z.Duka me gjithe respektin qe kam per Ju, do ju keshilloja si qyetetar dhe artist qe jeni te mund te shmangni sa me shume epitete te tilla si: SHPELLARE. , pasi me nje gur vret shume zogj. Ka plot njerez nga veriu qe kane vyrtyte shume te mira dhe mund te mos kene asgje te perbashket me ish liderin e PD.
epitete te tilla te nxjerra nga goja jote, te lene nje shije dhe zhgenjim negativ ne mesazhin qe duhet te percojne shtresat intelektuale tek populli. Nuk eshte aspak e drejte ndarja e popullit ne VERI-JUG, pasi sikurse S.Berisha ishte edhe E.Hoxha diktator per 50 vjet.
gjithe te mirat.
zoti arben ju pergezoj per gjithe krimtarin tuaj dhe me vjen shume keq per te keqijat qe te ka bere regjimi i berishes por te gjitne kemi bere gabime me vitat tona pe sa i perkete disa kanditateve dhe mos shkrimeve kritike per sjelljet e edirames perdemtimin me qellim te ps duhet te modernizohet ps qe te jete forca kryesore ne jeten politke te vendit qofte edhe ne opzit me nje diferenc te vogel
Te gjithe e njohin Saliun.problemi i sotem eshte se nga qeveria qe votuam ai shikohet si pasuri kombetare.Nga dhuna policore e Saliut po shkohet ne dhunen ekonomike te mafies.
Asnje dhune policore e ushtarake nuk e ka perkulur nje popull por dhuna ekonomike e ben te marre nga syte kembet.Ne bindje jam i majte por Ps eshte nje parti e majte me udheheqes te djathte.ndaj dhe i perkulet Berishes.
@Love & Torollaku, per kujtese dua t’ju them se Berisha i pare ishte shteti me i qelbur i 100 viteve Pavaresi. Berisha i pare ishte nje hordhi kriminelesh, nje shtet mafioz qe zhdukte njerez pa nam e nishan, siç qe rasti i Remzi Hoxhes. Nje shtet dallkaukesh qe rrihte gazetaret gjer ne vdekje dhe digjte gazetat. Shik-u i Prasident Berishes ishte kthyer teresisht ne nje Gestapo, qe nuk iu nenshtrua asnjehere nje hetimi korrekt; keta halera me ne krye kryehalene qe i drejtonte meritonin nje ndeshkim ekzemplar, por jam i sigurt se kjo nuk u be ngaqe luajten rol ambasadat. Prandaj ky vend vuan mundimin e Sizifit,se te huajt i qerojne geshtenjat me duart tona. Duhet te ligj te veçante te gjithe ish-shikasit e kohes se Gazidedes te mos qendrojne asnje sekonde ne forcat e armatosura, te shpallen kontigjent kriminal. Kane qene si thote z.Duka dhe me keq se kaq. Ky Paloqja ishte punonjes shtypi ne gazeten kriminale Albania, qe shpikte dosje dhe armikun e rradhes.
punti di vista , i dashur Gjerman
po te me pyesesh mua ,ne keto 100 vite pavaresi ,ky ka qene gjithmone nje shtet i te marreve ,krimineleve ,dhe mafjozeve .Pa perjashtuar asnje dhe pa humbur meritat mesuesit te tyre …atij simpatise se Dukes dhe tuajit 😛
u zhduken dhe me pare me mijra ,as sot nuk gjenden si Remziu
por Poeti thote qe kishte shtet ,qe ishin hajdute …thua dhe sikur hajdute te kene qene …valle e meritonin ?? nejse ,
ti e di qe une bej shaka me Ppppppoetin , e kemi dashuri per kohen e biografise 😛 , por ngelem e mendimit qe ne duam drejtesi vetem kur zjarri vjen te b…. jone . Persa me takon mua ,duke e kaluar dhe sadopak ne kurriz
nuk shikoj asnje arsye qe Oficeri te mos e provonte dhe ne kurriz te tij .
Biles e ka kaluar lehte .Duhet ti ngrinin leckat ne mes te nates me gjithe kalamajte ,ta degdisnin andej nga ato qe ende sot quan “hambarin” e Shqiperise ,dhe ti jepnin nje flete te bardhe ku me gjakun e tij te shkruante ende :’RROFTE ENVORRI ”
ncuk nuk do ja fal Berishes qe nuk e gdhendi me shume
nuk ja fal as ketij …sepse nga ai pocaqia e Nanos ,bota ricikloi Berishen .nga ai pijaneci ,kumarxhiu ,krimineli dhe mafiozi ,ne kemi kete klase politike qe eshte sot .kemi keta kopilat sot ,qe ende nuk po shohim
1 ,sikur 1 dr te thjeshte ne burg .Poeti thote mos ricikloni Berishen
po ky eshte MASHTRIM
une nuk kam si ta ricikloj kur ai eshte aty dhe kurre nuk ka ikur .
kur ky i thurte lavde aleances se ngjalave ,oh zot na coroditi mendjen
se do benin e cdo benin …se mbaroi Berisha …a lumi qe mori Vunone
pse nuk mori dhe kete Pavaresine tone .
Gjermani ,une ngelem e mendimit qe ky eshte simpatik kur shkruan ato kenget
“eja o shoku yne te kemi pritur
tregoj partise ,pse je merzitur ”
ose
hajt te shkojme mbas mullarit
te bejme ndonje pune te hajrit
😛 😛 😛
[ dajakun e ka prej Azemit ,i kishte dobesi kur mblidheshin bashke
morracaket e vegjelise ]
O Gjermano, mua nuk me duhet fare sesi ishte shteti i Berishes se Pare. Di qe sido qe te ishte, ishte ku e ku me i mire se shteti qe zevendesoi (e di ti ai i merhum qoftelargut), ne te cilin ky zoteria qe na shet boje tani, bente me te tjeret ate qe ky thote beri SHIKU i Gazit me kete vete. Me lejo edhe mua te te kujtoj, qe sic duket cilesia e shtetit varet shume nga subjekti perkates, psh po te pyesesh Hekuran Isain do te thote qe shtet me te mire se ai i Enverit, as nuk ka pasur, as nuk ka , as nuk ka per te pasur. Po te pyeç Lul Bashen, thote se shtet me i mire e me bollek se shteti i Saliut nuk ka pasur e nuk ka, por mund te kete perseri po ta marre Saliu perseri pushtetne. Tashti nuk po zgjatem me se ti si inteligjent qe dukesh e kupton idene. Edhe une marr vesh qe ti je si puna e Hekrit qe shteti i Saliut te pare te duket ashtu sic te duket, por kjo nuk e ben te vertete absolute, ate qe thua ti. Qe t’i veme koke muhabetit, ne keto 100 e ca vjet shtet shqiptar, vete ne shqiptaret nuk biem dakord se kur e kemi pasur shtetin me te mire. Mua kjo nuk me shqetson, por kur del ndonje si puna e ketij ish-oficerit dhe na ben heroin ketu, tip a doni me per Belullin, mua sesi me vjen pak per te vjelle. E njejta gje do te me ndodhte edhe po ta bente ndonje i krahut tjeter, keshtuqe kur une shkruaj ate qe shkruaj per Arben Duken, nuk eshte se po lavderoj Saliun, une thjesht po nxjerr sikletin qe me jep ky Duka, a ta nxe kungulli tashti, qe s’ka nevoje te me kujtosh mua se si ishte shteti ne kohen e Saliut te pare.
Torollaku, te shoh shume te frustruar, mundohu te dialogosh se ka efektin qetesues te kafese. Ti ndofta ben pjese tek ata tipat qe fjalen “ne rregull” e do OK (shkurta fare me nje fjale), te ishte per ty gazeta mjafton dhe tepron me nje faqe ne format A5. Shteti eshte nje strukture e ngritur mbi bazen e nje kontrate kolektive, mua edhe ty mund te mos na pelqeje, por e kane “firmosur”dhe pranuar te shumtet. Une jam i afte te ngas makinen gjithnje ne kufijte e 200km/ore, mirepo rregulli e thote jo me shume se 100, do ti nenshtrohem ketij detyrimi se rruga eshte nje strukture kolektive, e perdorin dhe te tjeret. Nuk e di a me suporton per keto dy shpjegime elementare? Shteti i Berishes se Pare, se ishte dhe i dyti, dilte jashte ketyre rigave, pra kesisoj vete shteti legalizonte te jashteligjshmen, sepse kete qe tregon Duka dhe e di qe ashtu ka qene, se Shik e ka bere ne shume raste,keto veprime i organizonin strukturat shteterore ne kundershtim te plote me ligjet e vete shtetit. Kurse Enveri, qe ju po thoni mund te kishte ndertuar nje shtet te keq, por veprimet i justifikonte brenda konjuktures se atij shteti. Berisha me nje fjale premtoi dhe ngriti nje strukture shteterore legale-demokratike qe ushtronte veprimtari ilegale, dmth rrembim te paligjshem personi mu ne sheshin kryesor te Shqiperise. Kaq kisha.
Une mor zoteri Gjermani, po te them qe disa gjera nuk me duhen, kurse ti do te imponosh qe meqe ty te duhen ato gjerat (ne kete rast shteti i Berishes se Pare), duhet pa tjeter te me duhen edhe mua. Ne fakt persa shpiegon zotrote me ato km ne ore qe ti mund ta ngasesh makinen kaq e aq, por e nget aq e kaq se ashtu thote rregulli, per mua kane vleren e pohimit “Meqe sot eshte e merkure, neser do te jete e enjte”. Pra korrekt, por e padobishme per diskutimin. Nese juve e shkarkoni frustrimin tuaj me diarre scriptive, kjo nuk me frustron mua fare, sepse ta kuptoj hallin. Dhe sa per Arben Duken po ta perseris, po ben heroin pas luftes. Edhe sa here duhet ta perseris une kete qe ta nxere kungulli jot?
Ti torollakk rilindes me sa shikoj ke ngele tek 96ta,dhe te udheheqesi tend shpirteror,po te bej pak analize demokracie,ne vendet e zhvilluara dhe me demokraci te zhvilluar,shume here qeverine e marrin edhe partite qe jane nga vendi katert apo i peste,dhe e di pse,sepse nuk ka fanatike si puna jote,por ka nje elektorate qe shikon programet,dhe pastaj vendos kushe ka program me te mire,dhe mbi te gjitha kush eshte edhe me i besueshem per ta realizuar, shembullin me te mire e ke tek gjitoni jone greqia,ku siriza merrte gjithmone 4-5% dhe sot e udheheq vendin,keshtu torollak,saliu eshte e shkuara e erret e ketj vendi,dhe ai nuk duhet te pregatitet per pushtet, por per burge
Po ku e shef ti o binjaku im qe une kam ngel tek 96. Po te perdor une te njejten llogjike me del qe zotrote ke lloc para 1990. As njehere nuk e kam kuptuar perse ju handikapatet socialiste, po qe se ju kritikon a shan dikush, duhet pa tjeter te jete berishist? Plasi xibllat mire, e kuptoje ate qe kam shkruar une, dhe mos ma ofendo nick-un. Ti nuk je torollak, ti je trap! Ajo qe them une, e po ta perseris, eshte mua nuk me duhet gje Berisha, per mua nuk eshte gje tjeter vec nje kale i ngordhur (nuk e marr vesh ca si puna jote, perse mundoheni ta mbani gjalle?), ky Arben Duka mundohet te beje heroin, tani pas pilafit, kur Berishes i kane rene edhe dhembet, edhe thonjte. Hajt, tani shko pi ndonje kafe andej nga klubi i Syrizes.
PO MORE PO KUR DO JETE PAS HEKURAVE KY KRIMINEL.
Kur te vdesi besoj do rrime te qete, se sa te jete gjalle poshtersi kemi nga sali shpellari.Nuk ka asnje burre o djale shqiperia ta qeroj kete qelbesire nga faqja e dheut, ne menyre qe ne te jetojme ne paqe e harmoni .Gjithe keta vrasesa me pagese qe po dalin, nuk ka nje per ate kafshe te eger e barbare.Mendojeni mire dhe veproni.
Pse nuk hidhesh vete ti, dukesh edhe keshtu guximtar, pa he jepi po ta mbajti….
Nazifashisti Sali Berishovici duhet sa me pare, sa nuk eshte vone per tragjedine qe i kanoset
popullit shqiptar , te dale para drejtesise ! Nje mal me krime rendojne mbi kete antishqiptar
te betuar , agjent i shitur ne dyert e UDB-se Milloshevicit , prandaj shpetimin populli shqip-
tar e sheh te kjo qeveri , nen patronazhin e BE dhe SHBA-se …!!!!
“Unë isha emëruar nga ana e Gramoz Ruçit, zëdhënës i shtypit të grevës së urisë”, shkruan Duka.
Kaq mjafton te gjykohet ky shkrim amalgame e nje militanti te corientuar ne mjegullen e enverizimit.
Kaqene shume agresiv Bisha ne ate kohe,ishte si ujk i uritur,Kishte dhe nje kope te etur per gjak,qe i zbatonte me verberi urdherat.Periudha e pare e pushtetit te Berishes ngjason me fazen e pare te pushtetit nazist,periudhen e nates se xhamave te thyer.E cuditshme eshte se si u moren vesh gjithe kontigjenti i burgjeve ordinere me shoqatat e veteraneve te arsimit dhe formuan bashke ceten e hienave,qe i versulej cdo zeri kunder ne partine demokratike.Ec e merre vesh kete pune!Mesuesit veterane,qe percillnin fjalen e partise,u bene ortake me hajdutet,kriminelet,ne shpellen e bishave,qe quhej parti demokratike.Ke shpetuar mire,zoti Arben,se mund te pesoje si Remzi Hoxha!
Asnje kryesi,asnje parti,asnje Fatos dhe Edvin,nuk ka autorizim nga populli te abrogoje krimet e Sali Berishes!
Z.Duka ben mire qe risjell edhe njehere ne vemndje ato kohe , tmerri ku shteti ishte vete krimimeli ,anarshie totale kur anarshia dhe percarja organizohej nga koka e shtetit.
Fatkeqesisht ne jemi nje popull me kujtese te shkurter,e sollem kriminelin prape ne pushtet.Sot krimineli eshte bere miliarder me parate e popullit dhe paguan per destabilizimin e vendit.
Ne rast se disa nga komentuesit jane thjesht militante te semure te Berishes,u themi se I ka ikur koha dhe ai do te shkoje pas hekurave, nuk ka shpetim per te.
Ne rast se nuk e kuptoni , shikoni Shqiperine pas 25 vjeteve pushtet te Sali Berishes ne pushtet, vetem percarje, vellavrasje,krim,Shikoni drejtuesit e Pd-se qe flasin me gojen e Sali kriminelit, vtem, fjalet, krim, vrasje nxjerrin nga goja.Kjo eshte demokracia qe ne enderruam dhe shpresuam.Te vjen turp nga vetja kur thua ne bote se je shqiptar ,,, se te perbuzin.Kete na solli rregjimi I ketij gjakesori. qe ne fakt eshte antishqiptari me I madh I te gjithe koherave.Fati e deshi te ishte bota e hapur, informacioni I shpejte , pasi ndryshe ai do te kishte bere kasaphane.
Natyrisht kushdo parti te jete, po nuk I sherbeu popullit dhe vendit duhet ti li liroi vendin tjetrit,por kujt….sot nuk ka pd. ajo eshte e familjes Berisha,ai po ion testament Argites dhe Xenit,pra ne jemi kthyer thjesht sklever te kesaj familje mafioze.
Thirrini mendjes o njerez sa nuk eshte vone…denimi I Berishes ne rradhe te pare,, do ti hape rruge vendosjes se drejtesise ne vend.
Arben Dukes I urojme sendet, dhe te shkruaje sa me shume.Ai eshte nje poet dhe si I tille eshte opozitar me cdo qeveri, vet kurre nuk ka perfituar, vetem I ka dhene ketij populli.Po te ishin poetet dhe artistet Si Arben Duka , rregjime si ai I sali Berishes nuk do te vinin kurre.