Agjencia amerikane hapësinore NASA po kryen eksperimente të shumta në Mars me qëllim që të zbulojë nëse mund të ketë jetë atje. Për këtë arsye, shkencëtarët kanë vendosur të mbjellin patate.
Sipas shkencëtarëve, kjo bimë është idealja për t’u mbjellë në kushte jashtëtokësore.
Qendra peruane për kultivimin e patates (CIP) dhe NASA aktualisht po studiojnë se cila nga 4.500 llojet e kësaj bime është më e përshtatshmja për kultivim në planetin e Kuq.
Shkencëtarët në laborator do të riprodhojnë kushtet atmosferike të Marsit duke shfrytëzuar tokën nga shkretëtira peruane Pampas de la Hoja, e cila ka kushte pothuaj identike sikur ajo me atë në Planetin e Kuq.
Nëse eksperimenti ka sukses, NASA në Mars por dhe në planetë të tjerë një ditë do të ndërtojë kupola për kultivimin e patateve. /Dita/
