Jeta vlen më shumë se një moment

b.m.

“Jeta vlen më shumë sesa një moment” ishte mesazhi i fushatës ndërgjegjësuese ku morën pjesë më shumë se 1’000 nxënës, organizuar gjatë muajit Mars, nga Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe Drejtoritë Arsimore Rajonale.

Përfaqësues të TAP, Drejtorive Arsimore Rajonale, stafeve mësimdhënëse dhe Policisë Rrugore vizituan dhe u takuan me nxënës nga disa shkolla të Fierit, Çorovodës dhe Poliçanit.

Takimet me nxënësit u shoqëruan me shfaqjen e filmit  “Rinia Evropiane”, prodhuar nga PAMECA.

Diana Sinojmeri, Menaxhere për Grupet e Interesit në TAP Shqipëri, tha:  “Për TAP siguria vjen e para dhe rëndësinë e këtij mesazhi mundohemi ta komunikojë sa më gjerë e ta përcjellim në sa më shumë komunitete dhe grup-mosha. Kemi vizituar disa shkolla dhe kam parë që të rinjtë janë shumë të ndjeshëm ndaj situates së aksidenteve rrugore si edhe shprehin dëshirën e tyre për t’a përmirësuar kulturën e sigurisë rrugore në vend.”

Filmi “Rinia Evropiane” u shfaq për nxënësit e shtatë shkollave të mesme,në ambientet e vetë shkollave apo në kinematë e qyteteve. Filmi trajton sigurinë rrugore nga këndvështrimi i vetë të rinjve nga vende të ndryshme evropiane.

b.m. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *