Shkencëtarët mendojnë se ka një arsye madhore përse ne jetojmë shumë më gjatë se primatët e tjerë. Quhet “hipoteza e gjysheve”.
Kështu thotë profesorja e Universitetit të Antropologjisë në Utah Kristen Hawkes, cituar nga Joe di Capua i VOA-s.
“Një nga gjërat e ndryshme për njerëzit kur i krahasojmë me speciet e tjera më të afërta me ne, majmunët e tjerë të mëdhenj, është se ne jetojmë shumë më gjatë. Ne i kemi më të gjata vitet e fëmijërisë dhe më pas, edhe vitet e moshës madhore. Diçka veçanërisht e rëndësishme është se gratë zakonisht janë të shëndetshme dhe e kanë ciklin riprodhues për shumë vite me radhë”, thotë profesorja.
Primatët e tjerë nuk janë me kaq fat në këtë aspekt.
“Tek majmunët e tjerë, femrat, nëse arrijnë moshën madhore, zakonisht vdesin në vitet e pjellorisë dhe plaken shpejt. Natyrisht, që të gjithë ne plakemi, por tek njerëzit ky proces është më i ngadaltë dhe ndodh më vonë se tek majmunët e tjerë të mëdhenj.”
Hawkes shton se gjatë evolucionit njerëzor, kur nënat filluan t’i ushqenin vetë fëmijët, për shkak të ndryshimit kushteve të vendbanimeve, ato nuk kishin më mundësi të lindnin aq shpesh. Ato ishin tepër të zëna në kërkim të ushqimit. Pikërisht atëhere filluan gjyshet të ndihmojnë.
Veprimi i përkujdesjes së gjysheve për fëmijët pati efekte afat-gjata. Ai mund të jetë bërë shkak për ndryshime gjenetike, që kanë bërë të mundur që femrat të jetojnë më gjatë. Këto ndryshime, u transmetuan brez pas brezi.
Simulimet me kompjuter tregojnë se majmunët, që e arrijnë moshën madhore kur janë 13 vjeç, jetuan edhe 15, ose 16 vjet të tjerë. Por njerëzit në vendet e zhvilluara, që arritën moshën madhore në 19 vjeç, zakonisht jetonin edhe 60 vjet të tjerë, ose më tepër.
“Hipoteza e gjyshes” i ka bazat tek një studim i viteve 1980. Hawkes dhe antropologu James O’Connell jetuan mes fiseve Hadza në Tanzani, që merren me gjueti. Ata vunë re se gratë e moshuara të fisit e kalonin ditën duke gjetur ushqim për nipërit e tyre.
Profesorja Hawks dhe kolegët e saj besojnë se rritja e jetëgjatësisë ndodhi shumë shpejt në terma shkencore, mes viteve 24 mijë dhe 60 mijë.
“Kombinimi i kujdesit të gjysheve dhe jetëgjatësia janë të lidhura”, thotë profesorja Hawks.
n.s. / dita
qyqa mi none sa qekan lodh!!
dhe në fund i kanë bërë mutin muhabetit!!
mënyra e ndërtimi të jetës së njeriut ë bazë është e njëjtë me primatët!!
pra në shoqëri!!
tek njeriu kjo jetesë shoqërore ka të paktën 150-200 mijë vjet që është zhvilluar më tej.tek primatët ka mbetur e njëjtë!!
e njëjta gjë ndodh me të gjithë kafshët e tjera të tokës!!jetojnë në shoqëri ose të veçuar,ato kanë më pakë kushte për të pasur një jetë më të gjatë!!
puna e “gjysheve”ka qënë një nga faktorët që kanë bërë të mundur rritjen e jetgjatësisë së njeriut,por nuk është e vetmia!!edhe në kushtet e sotme,po të krahasosh popullsi të ndryshme,do të shohësh një ndryshim të jashtëzakonshëm në jetgjatësinë e tyre!!pra është mënyra e jetesës,janë kushet ekonomike,mentaliteti dhe arsimimi që vendosin shumë në këtë fakt të jetgjatësisë!!
një shëmbull të thjeshtë:dy qën!
njëri qën gjahu,tjetri qën pa zot!
i pari ka shumë më tepër mundësi për të jetuar se i dyti!!
mjafton të shohim trajtimin e njërit dhe të tjetrit!!
të dy duhet të gjuajnë!!
të dy kanë të njëjtën mundësi për të vrarë prenë e tyre,por dhe për tu vrarë nga ajo!!që të dy mund të plagosen prej presë!i pari kurohet nag i zoti,i dyti është në mëshirë të fatit,të imunitetit të tij!!
me plakjen e tyre,i pari “del në pension” deri sa të ngordhë,i dyti ngordh nga uria,ose nga vritet nga një pre e tij,o nga një kundërshtar!!pra ai nuk ka mundëisnë e daljes në pension dhe këthimin e ndihmës që ai ka dhënë më parë!!