Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Jetimorja e Shkodrës, drejtuesit u emëruan me lidhje nepotike
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Kronike > Jetimorja e Shkodrës, drejtuesit u emëruan me lidhje nepotike
KronikeLajmi i fundit

Jetimorja e Shkodrës, drejtuesit u emëruan me lidhje nepotike

Dita
Published May 25, 2016
Share
SHARE

Natasha Bajrami, nëna e 12 fëmijëve, thotë se kërkon të marrë tri vajzat e saj që ndodhen në Jetimoren e Shkodrës. Prej ditës kur në media doli lajmi i prokurorisë se fëmijët e Jetimores janë abuzuar jo vetëm fizikisht por edhe seksualisht, kësaj nënë nuk i thahen lotët. “Dua t’i marr në shtëpi tre vajzat e mia, nuk i lë më asnjë ditë këtu”, shprehet ajo, ndërsa lotët nuk i ndalen. “Më mirë të jetojnë në barake sesa të torturohen atje (Jetimore).

Vajzat e saj 7, 11 dhe 12 vjeçe i kërkojnë nënës së saj që t’i marrë nga shtëpia e fëmijës. “Edhe bukë thatë të hamë vetëm na merr më thonë”, tregon nëna, por drejtori i Jetimores nuk i lejon. Një ditë më parë, Ministri i Mirëqenies Sociale e Rinisë, Blendi Klosi tha se i kishte kërkuar më parë Bashkisë Shkodër që të merrte masa për jetimoren, ndërkohë që ka theksuar se i ka thënë bashkisë se duhet tolerancë zero për të gjithë personat e përfshirë në këtë skandal.

“Ne i kemi kërkuar më parë masa bashkisë së Shkodrës për jetimoren. Kemi kërkuar gjithashtu tolerancë zero për të gjithë personat e përfshirë, në mënyrë që të godasim fenomenin. Ngjarja në fjalë na ka shqetësuar të gjithëve. Dënoj me forcë rastin e rëndë të ngjarjes në Qëndrën Rezidenciale të fëmijëve pranë Bashkisë Shkodër. Nxis hetimin e plotë të asaj që ka ndodhur nga ana e Prokurorisë. Çdo dhunues fëmije, të marrë ndëshkimin e ligjit. Është rasti ti kujtoj çdo bashkie, përgjegjësinë prioritetare për sigurimin e standardeve më të larta për trajtimin e fëmijëve”, tha Ministri.

Bashkia e Shkodrës e ka lënë tërësisht jashtë kontrolli këtë qendër edhe pse administrata e re ka një vit në krye të detyrës.

Burime nga ky qytet bëjnë me dije se emërimet janë bërë në bazë të lidhjeve nepotike dhe klienteliste, ku drejtues të Këshillit Bashkiak të Shkodrës kanë vendosur në krye të Jetimores familjarë të tyre.

Kryebashkiakja në takimin me ministrin u mundua që ta shmangte përgjegjësinë, duke e ndarë atë bashkë me qeverinë qendrore, por administrimi i Jetimores është tërësisht një kompetencë e pushtetit lokal.

Dita May 25, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • Moza says:
    May 25, 2016 at 10:44 pm

    Jam e revoltuar nga qendrimi i kryebashkiakes se Shkodres per skandalin e jetimeve.Aspak pergjegjesi per te nuk tregoi,ndonese institucioni eshte ne varesi te bashkise.I vetmi propozim i saj ishte shkrirja e jetimores!
    Cuditem se si ka fituar he nje qytet si Shkodra me qytetari ,kjo megallomane

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?