Jeton i izoluar në hotelin e luksit! Detyra e tij? Të hapë rubinetat për 5 minuta

Leda Hysa

Një hotel luksi në Barcelonë të Spanjës u mbyll për dy muaj për shkak të situatës së koronavirusit… i mbyllur por jo i zbrazur.

Kjo pasi brenda tij qëndroi një burrë i cili e kaloi karantinën, duke u kujdesur për rubinetat e ujit.

Bëhet fjalë për Daniel Ordonez, një inxhinier industrial, i cili për javë të tëra ka jetuar në suitën e W Hotel, me pamje mahnitëse nga plazhi dhe qytetit.

Detyra e tij, siç shkruan New York Times, e cila e intervistoi pak ditë më parë, ishte hapja e 1400 rubinetave të hotelit, duke lënë ujin hapur për 5 minuta.

Arsyeja? Në mënyrë që të shmangte që nga ndenja e ujit të grumbulloheshin bakteret, të cilat shkaktojnë infeksion të mushkërive.

Hapja dhe mbyllja e rubinetave nuk ishte detyra e vetme e tij, pasi ai kujdesej edhe se mos kishte ndonjë problem.

Teksa qëndroi në suitën e cila ndodhet në katin e 24-ët, ai lante vetë rrobat në lavanteri.

Por javën e kaluar hotelet janë hapur, duke bërë që situata t’i kthehet normalitetit.

 

L.H/ DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *