Burri që goditi me shuplakë Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, është një 28-vjeçar që jeton me nënën e tij dhe që zotëron një kopje të librit të Adolf Hitler, “Mein Kampf”.
Sipas policisë franceze, i riu i identifikuar vetëm si Damien T., pasi goditi Macronin bërtiti “Montjoie Saint Denis”, një thirrje e vjetër mbretërore lufte.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e Damienit, policia gjeti edhe armë, një flamur sovjetik, romane fantashkencë, novella grafike japoneze dhe lojra simulimi ushtarak.
Në profilin e tij në Instagram, 28-vjeçari shihet i veshur me armatura dhe duke mbajtur shpata. Sipas burimeve të “Le Parisien”, ai jeton në një botë paralele, të përbërë nga lojra me kostume dhe simulime betejash mesjetare.

e.r/dita

Nje shpulle qe vret me shume se plumbi
Bravo i qofte
Nje shpulle nga nje njeri qe mban flamurin sovjetik dhe qe jeton ne nje bote paralele te perbere nga lojera me kostume dhe simulime betejash mesjetare.
Nuk jam tifoz me aktin e ketij 28 vjecari por theksimi i flamurit sovjetik eshte non sens..eshte me “te futme”
Nese ky goditesi i presidentit Makaron do kishte shkuar te presidenti per ta goditur do ta quaja akt terrorist te vetmuar por vidio tregon se Makronit i eshte krruajtur vete se ka shkelur dhe ligjet e mbrojtjes se presidences dhe donte me u “bo garip”
.
Personalisht e quaj presidentin me pervers te Frances pas qivacit Shirak apo Sarkozise te mbytur ne skandale..seksuale dhe financiare
Nuk mund te jete faktor perkeqesues nje liber i cili mund te lexohet per aresye te ndryshme. Personi mund te jete psikopat pavaresisht librit, apo qe jeton i vetem me nenen.
“dhe që zotëron një kopje të librit të Adolf Hitler, “Mein Kampf”.”
origjinalin e ka vetëm alfred cako,të tjerët kanë vetëm kopje!!
haha, ceno, je i madh
edhe po pastaj??
Njeri qe jeton ( me fantazine e tij) ne kohen e meshetes,mbreterive,ne kohen e sketerres hitlerjane dhe ate,, te sovjetit Union,.Pra nje mish mash.Ai eshte nga ata dembele qe jeton kush e paguan do beje cfare t” i thone.