Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Jetonte në luks me lekët që e dashura i vidhte të atit, Xhindi: S’dija gjë për vjedhjen
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Jetonte në luks me lekët që e dashura i vidhte të atit, Xhindi: S’dija gjë për vjedhjen
AktualitetKronikeLajmi i fundit

Jetonte në luks me lekët që e dashura i vidhte të atit, Xhindi: S’dija gjë për vjedhjen

anazapta
Published January 10, 2013
Share
SHARE

Prej ditësh, historia e familjes Buziu është kthyer në telenovelë, duke përfunduar në faqet e para të gazetave dhe të gjitha mediat elektronike. Fatma Buziu, vajza 18-vjeçare që vodhi në shtëpinë e të atit 40 milionë lekë të vjetra dhe 88 mijë franga zvicerane, thotë se e ka kryer e vetme vjedhjen, ndërsa babai i saj akuzon si ideator të dashurin e saj. Sot para trupit gjykues në Gjykatën e Durrësit ka dalë Ismail Xhindi, djali 25-vjeçar me të cilin vajza bashkëjetonte, duke bërë një jetë luksi, në sajë të parave që halla ia dërgonte babait të Fatmës për t’ia ruajtur.

25-vjeçari Xhindi është shprehur para trupit gjykues se nuk kishte asnjë dijeni për vjedhjen. Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për djalin, ndërsa prapa hekurave ndodhet edhe Fatma Buziu, e cila u denoncua nga i ati më 5 janar.

Dy të rinjtë bënin një jetë luksoze me paratë e vjedhura në shtëpinë e familjes së vajzës. Ata jetonin në një banesë të mobiluar në mënyrë moderne, ndërsa vajza i kishte dhuruar të dashurit të saj një Benz luksoz, të cilin e kishte blerë me paratë e vjedhura. Pas denoncimit të të atit, policia gjeti në shtëpinë e Fatmës vetëm 6 milionë lekë të vjetra.

anazapta January 10, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?