Faik Konica u nda nga jeta në një apartament në Uashington DC në vitin 1942.
Atë vit Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia dhe Departamenti Amerikan i Shtetit nuk e njihte më Konicën si përfaqësues diplomatik të vendit të tij.
Jeta e Faik Konicës në Uashington ishte modeste. Paguante qiranë e apartamentit, rreth 80 dollarë në muaj, pastaj stenografen dhe sekretaren Charlotte Graham, e cila punonte për të prej 12 vitesh, si dhe shërbyesit, Hattie Williams me burrin e saj.

Kohët e fundit kishte marrë para borxh nga disa miq, diçka më pak se njëmijë dollarë.
Jetonte si një aristokrat i rënë nga vakti, sepse, ndërsa merrte hua për të shtyrë pagesën e qirasë, në garderobën e tij kishte ndonja dhjetë kostume shik, një numër palltosh, plot kapele e këpucë si dhe një koleksion të bukur veshjesh zyrtare.
Ishte e hënë, ora 5 pasdite e datës 14 dhjetor, kur Faiku pësoi hemorragji cerebrale. Hattie, që i kishte shërbyer prej vitesh, e gjeti të rrëzuar në banjë dhe e ndihmoi të shkonte në shtrat.
Faiku kërkoi të telefonohej sekretarja dhe ajo arriti pas 30 minutash. Charlotte ishte një grua e përpiktë dhe e sjellshme dhe Faiku i besonte ashtu si vetes së tij.
I tha se kishte një dhimbje të fortë në sy dhe Charlotte propozoi të thërrisnin mjekun, Robert Oden. Megjithë kundërshtimet e Faikut, mjeku u thirr.
Dr. Oden, ndër më të njohurit e Uashingtonit dhe mik i vjetër i Faikut, e kuronte nga hipertensioni kronik prej 14 vjetësh. Dr. Oden i mati tensionin. Aparati tregonte 250/140 dhe mjeku tha se Faiku ishte në rrezik prandaj duhet të merrej një infermiere ose të dërgohej në spital.
Charlotte vendosi ta kalonte natën në apartament. Vonë në mbrëmje Faiku e thirri nja dy herë, pastaj kërkoi ujë.
Para mesnate, kur Charlotte kishte filluar t’i shkruante një letër të shoqit, i cili shërbente në Forcën Ajrore, vuri re se Faiku kishte vështirësi në frymëmarrje por nuk dukej dhe aq keq. Fliste përçart, “there is no answer”, thoshte në anglisht, “përgjigja nuk po vjen”.
Sekretarja shkoi të marrë një sy gjumë në divanin e dhomës së ndënjes dhe u zgjua në 5 të mëngjesit. Ai dukej se flinte i pabezdisur, i shtrirë në kurriz me krahun e majtë nën kokë.
Nga ora 8, Charlotte shkoi ta shohë përsëri. Ai nuk kishte lëvizur fare dhe sytë i kishte paksa të hapur dhe të përhumbur. I telefonoi Dr. Odenit, i cili e udhëzoi t’i prekte dorën. Ajo ishte e ftohtë dhe e sertë. E kuptoi se Faiku ishte shuar. Ishte data 15 dhjetor 1942. Dr. Oden i tha se do të rikthehej sapo të mbaronte një operacion.
U vendos që trupi të dërgohej në shtëpinë e funeraleve Hysong aty pranë. Gjërat kishin ndodhur shpejt dhe Charlotte ishte e hutuar.
Dr. Oden pyeti për familjen e të ndjerit, nëse sekretarja e dinte se ku ndodheshin njerëzit e tij. Pyeti për gjendjen financiare të Faikut, pasi duhej një garanci për shërbimin funeral. Charlotte i tha se Faiku kishte 15 dollarë e 54 cent në apartament, por priste një pagesë prej 2,100 dollarësh, që ministri i Oborrit, Martini, kishte nisur me kabllogram nga Londra.
Oden tha se do të bëhej vetë garant.
Sekretarja i telefonoi Departamentit të Shtetit dhe kërkoi të fliste me dikë që merrej me punët e Shqipërisë. Zëri i dridhej. I thanë se dikush do ta merrte pak më vonë.
Pasdite, në telefon u paraqit Wesley Jones, zyrtar i sektorit të çështjeve evropiane, të cilit Charlotte i tregoi me hollësi se ç’kishte ndodhur. Folën për arkivat e legatës shqiptare dhe ajo i tregoi se ato, bashkë me vulat, i ishin dorëzuar me kohë ambasadës italiane. Në apartament, i tha, nuk ka asnjë objekt zyrtar të qeverisë shqiptare dhe të gjitha dokumentet e sendet e tjera janë pronë e tij personale.
Çertifikatën e vdekjes së Faikut me logon District of Columbia e firmosi Dr. Oden. Pasi shënoi vendlindjen e të ndjerit, Konitza, Albania, shkroi datën e lindjes, 15 prill 1876 dhe të vdekjes, 15 dhjetor 1942.
Disa nga gazetat e mëdha të Amerikës i kushtuan vdekjes së Faik Konicës nga një kolonë modeste. Meqenëse ai kishte tre vjet e ca që ishte shkëputur nga qarqet diplomatike, harresa kishte bërë punën e saj prandaj një pjesë e mirë e fakteve rreth të ndjerit ishin të pasakta.
Një gazetë lokale e ngatërronte me të vëllanë, Mehmetin. Në New York Times ai përmendej më tepër si dramaturg dhe pastaj flitej për atë historinë e tij të çuditëshme me Ann Corion.
Megjithatë, disa nga të vërtetat e njohura thuheshin. Washington Post-i përmendte, për shembull, “aftësinë e tij të shkëlqyer të të shprehurit” dhe “sensin e mrekullueshëm të humorit”.
Askush në shtypin amerikan nuk e kujtoi Faikun më bukur se sa kritiku i Sekretarit Hull, Drew Pearson në rubrikën The Washington Merry-go-Round:
“Një diplomat i vjetër dhe i vetmuar vdiq thuajse pa u vënë re në Uashington. Ai ishte përfaqësuesi i njërit prej vendeve më të vegjël të Evropës, ndër të parët që u gllabëruan nga Boshti. Për 20 vjet, Faik Bej Konica bëri miq për vendin e tij të panjohur.
Por papritur, në prill 1939, bota e tij diplomatike pushoi së ekzistuari kur Musolini, i cili po e ndiqte me lakmi pushtimin e Austrisë nga Hitleri, mendoi se tani ishte radha e Italisë dhe futi trupat në Shqipërinë e pambrojtur.
Por ai qe i vetmi në Uashingtonin zyrtar që dukej i shqetësuar. Departamenti i Shtetit i zotit Cordell Hull nuk bëri asnjë lëvizje apo protestë. Konicës madje nuk iu dha as kortezia që të mbahej në listën diplomatike zyrtare, gjest që iu akordua vendeve të tjera të pushtuara.
Në atë kohë, Departamenti i Shtetit ishte duke e përkëdhelur Musolinin dhe Shqipëria nuk kishte rëndësi. Ministri Konica e la hotelin Mayflower dhe u vendos në një apartament të vogël ku mbajti zi për shuarjen e vendit të tij. Atje, ai vdiq fare qetësisht.”
******
Botuar në DITA. Marrë nga libri: Faik Konica, jeta në Uashington, me autor Ilir Ikonomi.

Ketu kuptohet sa shume i dhemb amerikes per shqiperine edhe si e la nen komunizm
Amerika eshte me spiunet dhe sherbetoret qe i sherbejne asaj.Faik Konicen qe ishte nepunes i shtetit shqiptar ne qeverine e Zogut e shperfillen se ishte atdhetar dhe jo spiun.Kurse bandat e Zogut qe dergonte ne Shqiperi i pergatiste dhe i dergonte ne Shqiperi te armatosur per tebere vrasje dhe permbysur pushtetin me dhune.
Eshte e vertete qe Konica ka punuar si perfaqesues i qeverise shqiptare ne Amerike gjate sundimit te Mbretit Zog, dhe me pas deri sa vdiq si perfaqesues i panjohur zyrtarisht i qeverise shqiptare te Zogut nga vendi prites. Por, kini parasysh se ai ishte nje person qe kishte kontribuar kaq shume per Shqiperine, me penden dhe punen e tij, sa edhe ata qe ne i njohim si patriotet me te medhenj duken miza para tij. Gjate punes ne Amerike, ai nuk e tradhetoj kurre Shqiperine dhe nuk pranoj te behej vegel ne percarjen e shqiptareve qe jetonin ne mergim. Bashke me Nolin kerkonin bashkimin e te gjithe shqiptareve ne mergim qe te punonin bashke per clirimin dhe njohjen e Shqiperise nga Kombet e Bashkuara. Kini parasysh qe si Mbreteria e Bashkuar (MB) edhe Amerika nuk e njihnin Shqiperine ne OKB. Kjo ishte shume e rende per Shqiperine sepse fqinjet tane (Greqia, Serbia dhe Italia) kerkonin te na zhduknin nga harta. Per te percare shqiptaret e Amerikes ne pro- dhe kunder Zogut ne menyre qe te mos formohej nje qeveri ne megrim (qe pastajn duhej te njihej nga MB dhe Amerika), Amerikanet zgjodhen Kosta Cekrezin, nje ish Profesor Historie ne Universitin Kombetar te Washingtonit dhe me vone agjent i OSS (Zyres se Sherbimeve Strategjike Amerikane) duke e zgjedhur President te shoqates ‘Shqiperia e Lire’ me nje gazete te quajtur ‘Liria’. Kjo gazete shume shpejt mori me shume anetare se gazeta e shoqerise Vatra ‘Dielli’ te Konices dhe Fan Nolit (qe mbeshteste ish Mbretin Zog – E cuditeshme se si Noli mbeshteste Mbretin!). Keto qe po them jane te dokumentura ne nje liber te shkruar nga dy ish oficere te inteligjence britanik (William Brand and Ian Price) ne nje liber te botuar dhe te quajtuar: “A Tangled Web: A History of Anglo-American Relations with Albania.”
Ajo qe ben pershtypje eshte fakti qe qeveria e Mbretit Zog nuk njihej zyrtarisht nga Amerika dhe MB duke e larguar perfaqesuesin e ish qeverise shqiptare nga kryeqyteti i Amerikes, Uashington. Po ashtu pas vdekjes se Konices dokumentet e qeverise shqiptare ne zyren e Konices ju dhane qeverise fashiste te Duces dhe jo qeverise se Zogut. Mosnjohja e qeverise shqiptare ne mergim nga Amerika dhe MB u be sepse nuk donin te prisheshin me qeverite e Greqise dhe Serbise, te cilat i kishin njohur si qeveri ne megrim, dhe kishin pretendime territorial ndaj Shqiperise se mjere dhe te coptuar tashme.
Kini parasysh qe Faik Bej Konica ka lindur ne qytetin Konica te Camerise, atehere i njohur si Vilajeti Otoman i Janines; tani i pushtuar nga greket qe ne 1913, ne marreveshje me otomanet dhe fuqite e medha. Edhe pse mysliman nga emri ai studio ne Kolegjin Jesuit te Shkodres dhe me pas ne gjymnazin francez ne Stamboll. Me pas studio qe nga mosha 15 vjecare per 7 vjet ne France. Studioj letersi francize, latine dhe greke ne College de France. Ai ishte ne gjendje te fliste dhe shkruante ne shqip, italisht, frengjisht, gjermanisht, anglisht, dhe turqishe ne menyre fluente. Ne 1895 u konvertua nga mysliman ne katolik dhe ndryshoj emrin ne Dominik. Por ai ishte I mendimit ‘qe te gjitha fete me bejne per te vjellur’. Gazeta qe ai drejtonte botoj vepra te rilindasve te medhenj shqiptare: Stavre Drenova, Andon Zako Cajupi, Filip Shiroka, Kostandin Kristoforidhi, Thimi Mitko e shume te tjere. Ne 1921 u be President i shoqates Vatra me gazeten ‘Dielli’. Konica ishte nje kritik I forte I braktisjes se Shqiperise nga Mbreti Zog.
Per me shume per Faik Konicen lexoni ne Wikipedia: https://en.wikipedia.org/wiki/Faik_Konica
A KA NGELUR NDONJE IDJOT PALE TE MENÇUR NUK KANE NGELUR ME TE THOTE SE NGA KONICA QE E KANE BERE SI ‘PERENI’ NE SHTETIN E SERNB SALISE—Sa libra ka lexuar qe ka per autor Konicen e si i kane titujt!!??
Lukush punon e mendon per atdheun e;
perjetesohet,si Dipllomati Faik Konica.
I perjetshem emri dhe vepra e Faik Konices qe,pas te madhit F,S. Noli, ishte nder te paktit lene emer, ne dipllomavine shqiptare pas shpallies se pavarsise qe i dha perjetesi.
Edhe pse kaluar 75 vite ndare nga jeta,bemat atdhetare te tij kujtohen.
Lum kush punon per adheun e perjetesohet
Guri Naimit D.
Të kuptoj vetëm pjesërisht, o i nderuar “guri i Naimit”, por ka diçka më shumë:
“SHQIPËRI TË KAM DHJERË,
S’TË KUPTOVA ASNJËHERË”.
Kur Shqipërija lëngonte nën thundrën fashiste, Faiku shkoi në Romë për të marrë një dorë para si përfaqësues i Shqipërisë në Amerikë.
“Për Faikun, që shante Naim Frashërin; nuk ka asnjë pëllëmbë vënd në Shqipëri”.
tha Enver Hoxha.
Llum politikanët e sollën me ceremoni në Shqipëri; në vënd që të kujtoheshin për atdhetarie pa arritshëm Fan Nolin, këtë “VIGAN LIBERATOR”.
RRESPEKTE!
@Shefqet – Perse e denon thenien e madhe te Konices: “Shqiperi te kam dhjere, S’te kuptova asnjeghere.” Ca kishte per te kuptuar Shqiperia e Esat Pashe Toptanit, Ahmet Zogut dhe pastaj ajo fashiste? Te gjitha qeveri te dhjera ishin. Te gjitha e shiten Shqiperine. Esat Pasha ju dha Shkodren Malazezeve por pastaj fuqite e medha e detyruan Malin e Zi ta kthente. Zogu ju fali Shen Naumin serbeve. Te gjithe maskarenj dhe te dhjere ishin. Faiku pergatiti Kongresin Shqiptar te Triestes ne 1913 me 130 perfaqesues nga te gjithe diasporat shqiptare qe te njihej qeveria e Ismail Qemalit dhe kerkoj te zgjidhte nje Princ per Shqiperine duke filluar edhe nga familja Kastrioti ne Spanje. Nje leter ju dergua fuqive te medha qe ta njihnin Shqiperine si nje shtet i pavarur. Cfare kerkon me teper ti nga nje patriot? Fan Noli ishte nje shqiptar i madh po ashtu por edhe ai mbeshteti mbretin Zog kur ishte ne Amerike qe te kthehej ne Shqiperi pas pushtimit fashist. Si mund te mbeshtetes nje njeri qe ju fali tokat shqiptare serbeve dhe qe te ka permbysur me lufte nga pushteti, sic beri Zogu ndaj Fan Nolit? Kete nuk ma merr mendja. POr, Fan Noli i madh qe thua ti ishte bashkepunetor i ngushte me Faikun ne shoqerine Vatra. Faiku e zevendesoj Nolin si President i Vatras. Po ashtu, nese Faiku do kish marre para te pista sic thua ti, nuk do vdiste me borxhe dhe i varfer! Prandaj mjaft me urrejtje pa e njohur personin dhe duke ja marre fjalet jashte kontekstit qe i ka thene. Jepini ketij personi ate qe meriton. Por, me pare lexoni per jeten dhe vepren e tij dhe mos u nisni nga paragjykimet e atyre qe nuk e duan Faik Konicen.
I munde Faik bej,i munde,i munde proletaret,..Mijra,miliona rreckamane,si mikrobet.
Cpaten?C`paten me ty?Se te ishte per fashist,Faik beu protestoi ne nje fjalim ne Radion shteterore Amerikane,kunder pushtimit fashist te Mussolinit.Nuk dihet ku qe ne ate kohe fyelltari i minjve enver hoxha.Ca e kane pare me varganin e qiraxhijve te Zogut,ne makine me Mexhiden,qe arratisej nga Shqiperia,ca e kane pare neper kafenete e Korces ne 7 prill 1939.Asnje aktor kinematografie,asnje komeleon i Madagaskarit,nuk ka aftesi mutacioni,si proletaret.Enver Hoxha nga familjet me te rendomta te Gjirokastres,kamuflohej si borgjez nen patronazhin e kunatit te tij pasanik,Bahri Omari.U bente shoqeri bejlereve te rrethit te tij shoqeror,,Mu ne dyqanin e beut,me mallin e beut,luante kontrabanden.Ne dyqanin e “borgjezit” para dite vinin oficeret italjane,qe i pallonin Sanon,i benin xhiron e lokalit me Fernet Branka dhe konjak Cinzano.
Po c`pati kurvi Gjylos me Faik beun?Nuk e mbaj mend per cfare e ka akuzuar!Ta kete akuzuar per fashist,per nazist?Per nazist nuk e besoj.Faik Konica vdiq ne 42.
Per Zogist,po.Konica ishte ambasador i Zogut ne Washington,enver hoxha ishte sekretar i konsullates se Zogut ne Belgjike.Poooor, kurvnilluku i kyrvit nuk quhet.
Konica mbante ne zyre portretin e Zogut,enveri mbante ne zyre portretin e Marxit.Te pakten keshtu e ka shkruar ne librat me kujtime.Erdhen me gjeten portretin e Marxit ne zyre dhe me pushuan nga puna.Dicka ka rrjedhur nga ca para qe i vodhi te bijes se konsullit.I shkuan karabinieret italiane ne dyqan per kontrabande.:-Ndoshet ketu enver hoxha?Po,-tha kurvi,prit sa ta therras,dhe doli nga dera e pasme.
Strehimet i ka patur gjithmone me dy dyer,si strofa skiles.edhe dyqanin,edhe bazen ilegale te Bahri Omarir,edhe shtepine ne Bllok,edhe zyren ne Komitetin Qendror te PPsh.me tunele qe te nxirrnin ne Dajt-thone.Der ne Dajt nuk e besoj,por edhe sikur ne hale te Lanes,boll eshte per miun e qelbur te haleve enver hoxha.
Ky Dashi me kembore i fisnikerise shqiptare,dere bejleresh den baba den,nga Konica e Molloseve te Epirit me saraje te lashta,me oxhak te larte.Kur Ali Tepelena ishte nje hajdut rrugesh,bejleret e Konitces mbreteronin ne Mollosi.Kete e bene gabim bejleret e Konitces.I dhane per grua nje calamane merhumit Veli Myftari,qe u be Hanko qe polli Ali Veliun antishqiptarin.Kopilat jane te rrezikshem.Tre kopila kane marre ne qafe Shqiperine.Ali Tepelena,qe Hanko e kishte me Caush Hormoven.Enver Hoxha,qe Gjylo e kishte me bymbashin turk te Gjirokastres,qe quhej edhe ai Halil,prandaj enverin ne Gjirokaster e therrisnin:enveri i dy Halileve dhe i fundit kopili i Sheqeres Sali Berisha qe Sheqerja e zuri me mikun e Rames,partizanin malazes Vuk Karaxhic.
He I made Demo
o demo idioti. Kur Faiku derdelliste neper radiot e amerikes per fashizmin, Enver Hoxha kishte ngritur pushket dhe udhehiqte Luften Partizane.
o kafshe e paevoluar. Ne Histori ngelet gjysmake dhe debile te pazhvilluar. Deshmi e nje deficence mendore me te tmerrshme se kjo qe ke shkruar ketu nuk mund te kete.
Por koha ka provuar qe debilizmi juaj nuk ka kufij. Nuk kam me dyshime se do kesh prova te tjera me te forta idiotesie se kjo.
Sa i mjer je more DEMO, pa lexo mire Artikullin dhe nenvizoje ate pjesen ku thuhet se “ter Dokumentacionin Diplomatik ia dorezoj Ambasades Italiane”! a nuk don te thot me kete se e pranoj Pushtimin e Italise? Pse valle Italise, pse nuk ia dergoj Zogut, Ambasdor i te cilit ishte? apo ta mbante nen kujdesin e tije?
Shof aty ne sfond nje portret te Mbretit Zog. Konica shqiptar i vertete.
Faik Bej Konica ishte mjeshter i madh i fjales shqipe; por fjalet e bukura i leshonte per ate qe paguante me shume!
Vdiq si nje kone e hajdutit, kriminelit dhe tradhtarit te atdheut dhe popullit shqiptar, Ahmet Zogu. Sado i talentuar ne levrimin e penes, Konica nuk e meritonte t\ varrosej prane “Tre Martireve te popullit Shqiptar: Abdyl, Naim dhe Sami Frasheri.
“Në atë kohë, Departamenti i Shtetit ishte duke e përkëdhelur Musolinin dhe Shqipëria nuk kishte rëndësi.” Genjeshter! thua ketu o kalemxhi shqiptar qe ha buken e Amerikes, dhe vazhdon me fjale pa pike sensi, psh., “Ministri Konica e la hotelin Mayflower dhe u vendos në një apartament të vogël ku mbajti zi për shuarjen e vendit të tij. Atje, ai vdiq fare qetësisht.” i paturbulluar nga zia? Hajde kalemxhi a dallkauk qe e mbyt veten me nje pike uje duke bere tregeti me tituj librash te cilrt permbajne fjale por jo esence….mjere historia ne duart e kujt ka rene per tu shkruar.
O Hyske po ngelet debile te Enverit tere jeten o derezi. Po mor po Amerika e asaj kohe perkedhelte koken e Musolinit . Jo e gjitha ama e majta e asaj kohe ndiente “zili” per masat etatiste dhe eficencen shteterore fashiste. E jo vetem Musolinit por me pare edhe Hitlerit . Vetem kur Hitleri filloi politiken agresive amerika u zgjua dhe nderkohe vazhdonte ti perkedhelte koken Musolinit me shpresen per ta ndare nga Hitleri. Dhe domosdo nje vend krejtesisht i parendesishem per ata si Shqiperia mund te sakrifikohej. Ato qe gazetari ka sjelle jane fjale te Drew Pearson qe jetonte ato dite prandaj hapi syte dhe sidomos mendjen qe te mos jesh skllav i te tjereve.
Dora e tij ishte e ftohte, por e serte..
Hera e pare qe degjoj nje shprehje te tille per doren e nje te vdekuri. Dore e serte. I serte perdoret per karakterin ndersa idioti gazekar ben artistike poetike me idiotesine dhe injorancine e grades me te ulet.
Charlotte propozoi të thërrisnin mjekun, Robert Oden
Ik mer budalla, kujton se na tregon ndonje histori elegante alla shik si puna e Faikut.
Propozoi Charlota sherbetorja, nga haleja diplomatike e Faikut. Po helbete, emrin e kishte Charlotte,,dhe medoemos qe idene per te thirrur doktorin dhe per ta cuar ne spital mund ta quajme ne menyre elegante “Propozim” Ah mor budallenj te mjere. Shkoni merni ndonje nga ato kostumet shik te Faikut dhe visheni se kushedi, do ju duket dhe juve vetja, diplomate te klasit te pare..dhe antifashiste pa arme e municion, kuptohet, moderne dhe elegante
O Mirel mos fol per gjera qe si kupton. Heshtja eshte flori. E serte ,i serte perdoret per te pershkuar dicka joelastike. Tel i serte , metal i serte, dru i serte , gur i serte dhe padyshi karakter i serte dhe pse jo dore e serte. Stiffen hand. Ne kete rast dora ishte e ngrire por meqe kemi e dora e tije ishte e ftohte smund te thuhej edhe “e ngrire” per te dyten here .
Dicka jo elastike quhet e ngurte, o mistrec Berati, jo e serte. Stiffen hand mund te perkthehet dore e ngurte, ose dore e ngrire me sakte. Jo dore e serte, se e ben dhe argument pale. Ajo qe thua ti per perseritjen tregon nivel mendimi prej injoranti, sepse fjalia mund te formulohej ndryshe nga perkthyesi idiot i artikullit.
Psh mund ta thoshte dora e ftohte dhe e ngrire pa asnje lloj sforcimi ne fjali, ose e palevizshme..etj..po jo e serte, se e vulos qe je debil
Mirel je tip i serte. E kote te flsesh me tipa te tille pasi sikurse guri,druri,metali i serte po i sforcove keputen pikerisht per mungese elsticiteti ashtu ndodh edhe me injorantet e serte. Te mbeten ne dore. Pasi edhe injoranca paraqitet ne shume forma. Kjo jotja eshte e pashprese.
Nga arkivat ka dokumente qe Faik Konica i dergonte Departamentit Amerikan qe ta debonin Fan Nolin nga Amerika se ishte bolshevik.Faiku e ka luftuar F an Nolin por Noli me qetesine dhe zgjuarsine e tij qendronte shume lart ne krahasim me Konicen.Dhe patriotet e mergates shqiptare perkrahnin dhe respektonin me shume Nolin.Kurse Konica konsiderohej i rrembyer dhe vraponte pas jetes mondane dhe rehatise.Qe te dy ishin patriote por Noli ishte nje figure qe qendronte shume me lart se Konica.
Modeli i sotem i albanskeve nuk mund ta pranoje qe dikush qe punon per atdheun te vdese i varfer. Smund ta pranoje qe ai te jetoje ne modesti e ndershmeri vetem me rrogen qe i jep shteti. Vdiq si qen thone . Per albot diplomati eshte nje njeri qe ben ndere ,nxjerr viza, ben allishverishe, bredh me benza e range ka vila gjithandej e vishet firmato . Po spate keto je pabuks, je i deshtuar, je kot. Dhe pastaj si hipokrite qe jane dalin e perdellohen se spo u vjen nje ” lider” i ndershem, atdhetar e idealist. Popull idiot.
Mirel kur Faiku derdelliste neper radiot e Amerikes,enveri ishte nje xhiro deri ne Kostur me Mexhiden,.Kur kuptoi se Zogun nuk e pranuan as ne Turqi,as ne Greqi,u kthye mbrapsh ne Korce.
Ty te duhet te kete shti pushke si Abas Kupi,por enverit nuk i kishin mbrritur armet nga Serbia ne ate kohe.
Shkoi tek kunati fashist te kurohej ne Italine fashiste bga paraliza .Kur vdiq Konica,enveri sapo kishte filluar te vriste shoket.
“priste një pagesë prej 2,100 dollarësh, që ministri i Oborrit, Martini, kishte nisur me kabllogram nga Londra”
do kete kryer sherbim te shtrenjte per Oborrin ky pehlivan i llafeve shqipe me pagese.
Faiku vdiq si legen…
Ish-Spiun-Sigurims nuk ka takat te shrkuaj per nje figure kaq madheshtore sie Faik Konica qe ka zberthuer nga ana sociale ekonomike dhe historike dhe psychike te gjithe armiqve tradicional te shqiperise! Fake Liber pik
Konica njeri ordiner bixhozxhi e njeri me vese , kur degjon ca injorant e defiçent qe thon qe ishte atdhetar te vjen per te vjell , sa gomer dhe debila ka ky vend , ky moster thosh SHqiperi te kam dhjer , kta kafshet parahistorike qe dhe njerzit e tyre i kan patur brez mas brezi me huqin e tradhtis e mbajn per atdhetar kte legen , se tek ky alabak shikojn vetveten e gjyshrit e tyre tradhtar , po te ish atdhetar e burr i mir e vlersonte PPSHja , nuk e hidhte ne koshin e plerave te historis , te ter llymin si ky paçavure bashkepuntoret e pushtusit tradhtaret e matrapazet PPSHja i hodhi ne kosh se koshin meritonin.
Shqiptari @……………..
Mos na fyej ne shqiptareve te tjere, se fatmiresisht jemi jemi me shumice .Do ishte me mire te shkruaje me pseudonimin KOMUNIST .te PPSH dhjere .Hiqe emrin anonim Shqiptar .
Dhe ta mbash e ta gezosh Diktaturen e PPSH ,qe na pruri ne kete terexhe qe jemi sot , e qe vazhdon deri ne ditet e sotme te vitit 2020?
Adih !
Qofsha i gabuar por komentuesi “Shqiptari” ose eshte provokator ose eshte idiot i lindur..
.
Ate PPSH te Enverit ta shaje deri aty nga 1996-1997 kishte nje fare lezeti..
.
Por sot nga 1997 dhe deri sot ne 2020 ka dale nje PPSH tjeter;
Porno Perendimoret Sharlatane qe akoma mbajne ne fuqi kete kaste ish komunistesh qe shqyen si kanibale eterit e tyre qe u ushqyen me buken e lepurushit qe ju jepte xhaxhi
.
Ajo qe me ben me shume pershtypje ne kete artikull eshte heshtja e qeverive te Amerikes dh Anglise ndaj pushtimit te shqiperise qe sot hiqen se ju plasi Trapi ( pa” m”) per ne..
hendri @…
Nuk eshte provokator ,por eshte budalla qe akoma e pelqen .Do tna coje heret nga gjumi ,te mbajme radhen ne ora dy te menjgjezit per nje liter qumesht .Do jete ndonje qe ka mbaruar shkollen e partise ,qe merte roge 7 mije leke te asaj kohe ,kur fshataret mernin 10 leke dita .