Krishti ka qënë me më të varfrit,
dhe më të dobëtit-kam kuptuar,
një Vatikan mbytur në luks,
nuk mund të jetë i adhuruar!
Me fetë e tjera nuk përzihem,
mjafton një fe për një njeri,
po dhe xhamitë në qiell ngrihen,
kupolat-dhjetëra ton flori!
Me fukaranë dhe të shkretin,
dua të jem krejt i përpiktë,
se ësht’ ky luks me realitetin,
në më të madhen kontradiktë!
Që e kanë derdhur në flori,
Jezusi im sikur ta dinte,
do kthehej dhe me neveri,
bustet e veta do t’i shkrinte!
Dhe Papës vetë do t’i bërtiste,
si ç’u bërtiti farisenjve,
florinë e busteve do shiste,
t’u jepte bukë fukarenjve!
Ne dimë historinë e pastër,
Krishti në Kryq ishte një tmerr,
Jezusi im ishte i varfër,
po ju e bëtë miliarder!
Kur varfëria qan në Botë,
dhe i ndjek brezat si mallkim,
mua më duket krejt i kotë,
ky luks pa fre e ky shkëlqim!
Pyes e pyes unë pasosur,
si i besoni-o fatzinj,
ca plakaruqë të dhjamosur,
që mbushën arka me florinj!
Nuk është e sotmja histori,
kjo që tani po ju rrëfej,
mund ta shikojë çdo njeri,
sa babëzi ka gjithandej!
Unë shkruaj dhe në pikë të lotit,
dhe nuk kuptoj gjë përsëri,
nuk e kuptoj pse Kishë e Zotit,
ka mbledhur super pasuri?!
Të pyes-ty-moj Shën Mari,
kur sheh si lutet një pabuks,
në të vërtetë si ndihesh ti,
kur të rrethon gjithë ai luks?!
Në fakt u ngritën ato kisha,
t’i shtonin Zotit madhështinë,
po unë Zoti po të isha,
në këmbë s’do lija një ngrehinë!
Ndryshe piketat do t’i vija,
do bëja punë më të holla,
shumë më pak kisha dhe xhamia,
e shumë spitale edhe shkolla!
Nëse tani në Tokë do vinte,
Zoti i im me emrin Krisht,
shumë jetimore do të ngrinte,
dhe shumë azile natyrisht!
Në këtë luks s’do mbretëronte,
se do qe larg nga fukarenjtë,
pa diskutim do t’i rrafshonte,
kishat që ngritën farisenjtë!
Dhe kjo vërtet ka për të ndodhur,
lum si ata që do jetojnë,
luksi i kishës na ka lodhur,
sa na ka bërë të mos besojmë!
Dhe kur të vijë për herë të dytë,
s’do vijë me paqe-po me drapër,
të korrte gjithë padrejtësitë,
se Krishti im është një i Varfër!
Arben Duka

Po ik or pirdhu se nuk le gje pa perdhosur me bejtet mutsihane te tuat. Lere Jezusin ne pune te vet or Orangutang.
Keto jane perla o shahist! por,si mund t’i kuptoj keto nje mender mut i teri,mbase dhe familjarisht i till.
Ptuuuu,ene per peshtymosje,i peshtir deri ne dhembje,ptu…
Eh sa qef e ke kete mutin o i(e) gjore, nuk e leshon mga goja per qamet.
mire e ke, Krishti t’ ju jape floririn e kishave ju kaureve, Abaz Aliu te na jape Malin e Tomorrit ne bektashinjve, po c’è do qe e ka marre Likja dhe po e shet me pllaka.
Per spiun dihet nga te gjith po se je ateit tash po shihet.Na je bere si gazeta zeri i popullit dikur more servil tash ne pleqri.Shko more shkerdhat e mos fute hundet ku nuk ke te drejt.Arben pamja jote verteton se kemi prejardhjen nga majmuni
@Mark mut,kina&india nuk te mjaftojne?Apo do edhe USA?
Arben Dduka penearti ,
pezi per njerzit shkruajti.
Poezi dhe te verteta,
ashtu sic eshte vete .
Arben Dduka penearti ,
pezi per njerzit shkruajti.
Poezi dhe te verteta,
ashtu sic eshte vete jeta ..
Shahisti kopili I paguar I saliut qe ben zhurmusin dhe komenton me 20 emra qe te duken shume.
More allati I saliut qe nuk beson as ne zot e as ne djall
E ke gabim or ti ne dy gjera, ka vetem nje shahist dhe ai jam une, dhe e dyta po deshe te ma rruaç merr edhe Saliun me vehte. A more vesh or torrollak?
Që ditën e parë kur lindi
e vendosën në një grazhd
atje ku hanë bagëtia
një dorë tagji dhe kasht!.
Në familjen e Jozefit
më pas fëmijërinë kaloi
zanatin e marangozit
në djalëri e mësoi!.
U bë një burrë i përsosur
në fizik e mencuri
asnjëherë nuk luftoi
për pushtet dhe pasuri!.
Njëherë bëri krahasim
u tha atyre ç’kish rrotull
’Unë nuk kam ku mbështet kokën’
ndërsa dhelprat kanë strofull!!
Mbasi predikoi shumë
plot tri vite e gjashtë muaj
e dha veten si shpërblesë
për judenj dhe për të huaj!.
Kur të vijë,dhe do vijë shpejt
kështu thonë profecitë
ku do fshihen farisenjtë?!
Ku do i cojnë pasurite?!.
Lum kush rron siç rrojti Krishti
lum kush rron me dashuri
lum te pasurit në shpirt
kjo është vërtet pasuri!.
Jeta të bëhet pranvere
kur e shijon ditë per ditë
po bëhet dhe vjeshtë e dimër
kur mendon për pasuritë…
I Ke thene te tera!!! Nuk mund te shtoj me shum ndokushi .