Vargje të nënshkruara
Gjon Dedaj, Pukë
Shtypi i ditës në gazetat tona
Shkroi eksodin Fieri e Vlora
Ato s’ishin shtatë a tetë
Po me qindra në traget
Kush synon me sjellë kaos
Ndal se deti s’bëhet kos
Si në kohë e hapësirë
Të zbatohet lëvizja e lirë
Konform ligjit në fuqi
Kush jashtë ligjit del prej vendit
Ka përballë forcat e rendit
Sado n’halle e varfëri
Të mendojmë për Shqipëri
Jo azil në Gjermani
Po punë të ndershme në Shqipëri
