Jo bojkot, jo fletë votimi të pavlefshme

redaktor

Arben Duka

 

Thashë një ditë që nuk votoj,
edhe vura bast,
vendosëm me nga një qindshe,
gjobën për çdo rast!

Më tha miku – deklarata,
kot e kot që jep,
se një gjë për të votuar,
do bëhet sebep!

Vure bast e do humbasësh,
fjalën dhe paratë,
do t’i provokojnë nervat,
njëzet malukatë!

Unë për baste jam i thekur,
kam humbur pa fund,
po ky është në dorën time,
ndaj s’kam si ta humb!

Po sa pashë palo Palokjen,
harrova fjalë edhe bast,
prisha betimin e bërë,
u bëra normal në Çast!

Palokja po belbëzonte,
pak fjalë e shumë pështymë,
plot sharje artikulonte,
për PS-në e LSI-në!

Ky më shpëtoi atë ditë,
se di të gatuajë vrer,
pastaj tregoi trimërinë,
atë që tregon përherë!

I thashë vetes, me të tutë,
ke ngrënë në një kanistër,
po ç’zot e mban këtë mut,
po të bëhet një ministër?!

E kam dëgjuar sa herë,
me fjalor të zi qymyri,
fjalët më kanë ardhur erë,
kot është rrahur Strazimiri!

S’them ta rrahin deputetët,
njeri-tjetrin me dajak,
po ka ca-një dru të mirë,
tri herë në ditë e kanë pak!

Ka që hedhin male balte,
ulërimë e kijamet,
nëse del të thuash fakte,
pse nuk flet me zë të qetë?!

Tek bojkoti i socialistëve,
gjithë shpresat këta kanë,
po bojkot nuk do të ketë,
ndaj té gjatin ta hanë!

Se s’do shkojë të votojë,
asnjë të mos vëri bast,
një të SHQUPIT të shikojë,
do ndryshojë mëndje në çast!

Vota është arma e vetme,
që në doré e kemi vetë,
ndaj duhet shkrepur në shënjë,
një herë në katër vjetë!

Share This Article
11 Comments
  • Ashtu te lumte goja .Po mos te votojme ne, te hedhim nganje vote,,ata te SHQUP-it do votojn 100% kundra nesh..Sepse ata nuk votojne kunder PS, por kunder popullit ..Qe kur ish ne qeveri Saliu ,i ka pajisur me nga shtate apo dhjete karta identitei per koke.I mori masat ,per keto zgjedhje qysh atehere..E dinte Sali jeziti. Prandaj te gjithe njerezit e drejt e te ndershem duhet te votojne 100% qe tu jepet derrma maskarenjve e Shqiperia te clirohet nga Fasllicet ,,Shkelzenat,Argitat.Salinjte Lulezimat e gjithe shpura e ndyre e rrumpalles qe u nxiu jeten njerzve..Lutim zotin qe mos te vije perseri SHQUP-i ne pushtet se edhe femijet tane sdo ken te ardhme, mir qe po i lindim kurbeteve,,po edhe ata do ngelen refugjate e te pa shprese e do humbasin sic humbem ne prinderit ..Sa per Shqiptaret,,, 24 vite iken, kuturu neper shtete e nuk u qeshi njehere buza. .O Sali te QR.!!

    • Keshtu i ka te gjithe kandidatet pd ja si ate kandidati i PD se per Bulqizen durim balla guzhinier dasmash. E ka nje diplome universiteti si i perndjekur korrespondence. Eshte hedhur sa ne nje institucion ne tjetrin vetem me meriten e testes se pd se e asgje tjeter. Populli shqipetar nuk e meriton qe te drejtohet nga njerez te tille.
      I lumte koalicionit te majte qe ka bere zgjedhje te sakte te kandidateve.
      Nje fitore ne te gjithe shqiperine e Koalicionit te majte PS e LSI do te zgjonte shpresen tek shqipetaret se Shqiperia do te zhvillohet dhe do te behet.
      Perfundimisht Nje fitore ne te gjithe shqiperine e Koalicionit te majte PS e LSI do te largonte te paaftet dhe trashaluqet e pd se nga qafa e popullit.

  • Te votojme te gjithe per partine tone te dashur,keshtu ka per te plasur armiku.
    Jeta ka per tu lulezuar paskesaj dhe bolleku ka per te mbushur vendin.
    Tirana jone ka per tia kaluar New Yorku-t dhe njerezit skane per tu larguar me nga kjo lumturi.

  • I ke rene pikes!Bojkotin e do dhe kreshniku qe kullot ne cairin e Saleskizofrenit.Populli nuk genjehet nga plehra ndonese kane vene emra te bukur KUQE EZI.Ata vetem duan ZI.

  • po me Paloken cfare ka gjanem ??
    ky Toninin e ka pas dhe koleg 😛
    votoni ,votoni se do bejme minister Frrokun 2 ,ose Frrokun 1
    apo nga haleancat e reja mos na behet minister qami Qimi ,ai shoku i qamit Qifi 😛
    hani ngjalat dhe votoni 🙂

    • …….hani ngjala dhe votoni……
      Ma, cosa vuoi dire ? Kur ishte Kali i Modh, te vajti buza prapa
      se doje te votoje si ne demokraci.
      Tani ne demokraci jo vetem nuk voton por ben edhe ironi per ata
      qe duan te votojne.
      Posso chiederti gentilmente : Ma tu, che cazzo vuoi ?

      • sallake seicili në gjuhën e vet apo jo??
        po të isha unë ky LOVE do ti isha përgjigjur pyetjes tënde”Ma tu, che cazzo vuoi ?”me “しかし、あなたはしたくないものを!”
        jo për gjo por për të treguar dhe unë nivelin tim të lartë!!
        thjesht si i thoshim më parë,para se të mund të lëviznim,kalonim kufirin legalisht,si i jashtëm!!

  • Me Paloqen e me ate zhuzepinen karadyzen ketu siper,cfare do bejme,do votojme nga e keqja sa te zhduket kjo fare e qelbur.

  • “Vota është arma e vetme,
    që në doré e kemi vetë,”
    po beno,e kam në dorë vet!!unë do ta votoj TË BARDHË si bora pavarsisht se me të zezë do të shkruaj nga lart posht ROBT!pavarissht se robt e tyre ndoshta sjan faj!!sepse si paloqja ka boll në të dy krahët!!
    sepse
    “Palokja po belbëzonte,
    pak fjalë e shumë pështymë,
    plot sharje artikulonte,
    për PS-në e LSI-në!”
    sado që e ndyrë të jetë pështyma e paloqes nuk krahasohet me ngjalën që lidh PS-LSI!!
    do të votojë të BARDH o beno sepse nuk më pëlqen kjo poezi tëndja,pa pikë pathosi që ke pasur gjithnjë!e hedhur në letër si me kobure pas veshit!sepse nuk më pëlqen kjo trëmbje që më bën me ujkun jashtë vathës,që të mblidhem,shtrëngoj rrethin rreth kasapit brënda vathës!!
    të vetmen mundësi kam votën time beno!!me atë do ti godas të dy!!
    si ujkun dhe kasapin!!sepse nuk jam dele,beno!sepse nuk jam dem me unazë në hundë beno!!
    sepse jam njeri dhe vendos ashtu si dua unë!!
    në të sëmës do ti çoj të gjithë!njëlloj si herën e fundit!!prandaj sot shkruaj i lirë!pa zhgënjim,sepse u zhgënjeva që pa votuar!sepse e kuptova mashtrimin që pa votuar!
    prandaj votova dhe votoj BARDHË,me një garniturë zi nga posht lart,o lart posht!ky është vetëm një detaj artistik!!e vlerson vizionari ynë!!

  • Plhrat duan fshese
    po kush ta zere me dore
    Dhe ta bejme vendin
    te bardhe debore !

    Plehrat duan kopan
    maje kokes e duan
    por populli s’ka coban
    ndaj tallen dhe luajn !

    Do pilaf me oriz
    apo supe orizi ?
    menuja eshte e bollshme
    keshtu na i la Ramizi !

    Populli vjen verdalle
    dhe rri pa fjetur
    nuk di cfare te beje
    me belane e gjetur !

    “Se po te sillte vota
    sadopak ndryshimin
    nuk do na lejonin
    te benim votimin !”

    Keshtu tha Mark Tueni
    ne kohen e tij
    jo me sot kur genjeshtra
    shumezohet me njemije !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *