Jo ca prej nëne dhe ca prej njerke!

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

Ka disa ditë që në Pogradec po prishen ndërtimet buzë liqenit të ashtuquajtura pa leje, kryesisht urat. Është për të ardhur keq kur sheh gërmadhat që lënë pas fadromat, por më keq niveli i ulët, sa kulturor e profesional i personelit të INUK, që në shumë raste kanë performuar edhe pa shkak fodullin, prepotentin, pse jo edhe inatçorin. S’ke si ta kuptosh ndryshe kur disa ura u prishën dhe disa jo, kur të gjitha janë në liqen në pronë të asnjërit. Si qytetar, ndjej keqardhje për këtë aksion, pasi urat që u prishën jo vetëm që nuk prishin peisazhin, florën ose faunën, por se ato ishin pak të thuash “vepra arti”. Biznesmenët e suksesshëm dhe taksapagues e punëdhënës kishin investuar për kënaqësinë e qytetarëve dhe turistëve duke rritur adrenalinën tek pushuesit. Por erdhën romakët, erdhën barbarët, erdhi Sulltan Sulejmani. Këto dëgjon këto ditë në biseda midis njerëzve. Sa keq! ILIA B., Pogradec.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *