“I bëj thirrje popullit!”,
nga shumëkush dëgjohet,
popullit kushdo,
nuk mund t’i drejtohet!
Atij i drejtohet,
me thirrje të zjarrtë,
një figurë e ndritur,
a shtetar i lartë!
Gjithfarë shoqatash,
me një kryetar,
direkt i drejtohen,
popullit shqiptar!
Dje pashë e dëgjova,
në ekranet mbarë,
një aktor pa role,
dhe një gazetar!
Popullit i thanë,
ngrihuni në çeta,
njëlloj si të ishin,
Presidenti Meta!
Se për Presidentin,
as që diskutohet,
popullit gjithmonë,
mundet t’i drejtohet!
Dhe nga ne të gjallët,
në këto beteja,
mundet t’i drejtohet,
vetëm Kadareja!
Spurdhjakë e spurdhjake,
mos më çojnë nëma,
popullin e ftojnë,
pesha shumë të rënda!
Ndaj ju them disave,
mbajeni më butë,
popullin s’e ngrejnë,
dot ca liliputë!
Shqipos-mikrofonin,
po ja dhe në dorë,
ndihet menjëherë,
Tribun Popullor!
Mendon se drejton,
luftëra të mëdha,
po të tillë Tribunë,
tani s’para ka!
Eh-i shkreti popull,
që rron tek ky vënd,
sa bizhdila rriten,
në kurrizin tënd!
Eh-i shkreti popull,
ti je shumë i mirë,
po në emrin tënd,
bëhet çdo mynxyrë!
A.DUKA

Faleminderit redaksia Dita per rrikthimin e vargjeve te poetic Arben Duka.
Oooh i paska ardhur zeri bejtexhiut! Po nga u zhduke o derezi. Kaq shume te trembi coronavirusi sa u zhduke pa lene gjurme! Eh ju trimat e penes ne sherbim te partise mbyteni ne nje gote raki.
Mbete duke share o njeri .
Asnje nga ne s’eshte i pagabueshem !
Duka shkruan per te verteta .
Po, kam nenshkruar peticion per mos prishjen e Piramides por per Pocaqi Teater qe kishim , ja vlente rrafshimi .
Aty punonin njerez medioker ,duke filluar qe nga biletashitesit .
Po normal se ti je mesuar me diktat e diktature e nuk dallon dot as ironine nga sharjet.
Meta peshe e rende qe ka te drejte ti drejtohet popullit??? Nuk e prisja nga ty Beno
Presidenti, jo Meta
TE LUMTE POET .