Jo çdo që shkëlqen është ar

Ornela

Duke i hedhur një sy këtyre emrave-ikona do të kuptoni se jo çdo që shkëlqen është ar. Edhe pse të famshëm, të suksesshëm, të pasur, të bukur ata kanë kaluar çaste të vështira në jetën e tyre dhe u ka munguar më e rëndësishmja, lumturia duke shfaqur formën më të rëndë të depresionit, atë të vetëvrasjes. Më poshtë do të mësoni emrat e VIP-ve që kanë tentuar të vetëvriten, por që akti i tyre fatmirësisht ka mbetur në tentativë.

 

Eminem

Eminem Marshall Bruce Mathers që nga viti 1997, është një ikonë rap-i. Nëse vini re tekstet e këngëve të tij dhe muzikën do të kuptoni sesi Eminem e përdori muzikën për të shprehur vuajtjet e së kaluarës së tij. Para publikimit të singel-it të tij  “The Real Slim Shady”, Eminem tentoi të vetëvritej me një mbidozë tilenol. Ai vuajti pas braktisjes së të dashurës Kim, e cila e ndaloi të shihte vajzën e tij.

 

Elton John

Ylli legjendar britanik Elton John tentoi vetëvrasjen në rininë e tij pas një dashurie të humbur dhe zbulimit të seksualitetit të tij. Bernie Taupin, një mik dhe një tekst shkrues i njohur e gjeti Elton John-in me kokë mbi sobën me gaz në banesën e tij. Atëherë Elton kishte një lidhje me Linda Woodrow. Mbajtja e seksualitetit të tij sekret ishte e tepërt për këngëtarin, tashmë 60-vjeçar të deklaruar publikisht si homoseksual.

 

Britney Spears

Princesha, e cila sundoi skenën pop për pothuajse një dekadë me megahit-in “Baby One More Time” pas dështimit të martesës dhe sjelljeve të saj të pahijshme ka deklaruar se ka tentuar dy herë vetëvrasjen.

 

Clark Gable

Konsiderohet si mishërimi i bukurisë mashkullore dhe mrekullia e Hollywood. Clark Gable u ndje i shkatërruar pas vdekjes së gruas së tij Carol Lombard në një aksident ajror. Aktori u përpoq t’i jepte fund jetës duke ngarë me shpejtësi të lartë motoçikletën, por ngjarja mbeti në tentativë.

 

Judy Garland

Një tjetër legjendë e Hollywood-it, Judy Garland e kaloi në depresion pothuajse të gjithë jetën e saj në karrierë. Para se ajo të kalonte në një mbidozë barnash në moshën 47 vjeç, kishte tentuar disa herë vetëvrasjen. Përpjekja e saj e parë erdhi në një kohë të turbullt në jetën e saj, në kohën kur ajo ishte shtruar në një spital privat, pasi vuante nga çrregullime nervore gjatë xhirimeve të “The Pirate” në vitin 1947. Ajo u gjet pasi kishte prerë damarët, por u zbulua në kohë. Edhe pas shumë përkujdesjesh Judy Garland kurrë nuk u shërua plotësisht nga depresioni.

 

Sammy Davis, Jr

Konsiderohet si një gjeni i muzikës. Sammy Davis Jr. kaloi vuajtje të vazhdueshme për shkak të racës së tij, fesë dhe pamjes fizike. Këngëtari u përpoq t’i jepte fund jetës natën e dasmës me Loray White. U zbulua më vonë se Sammy dashuronte në fshehtësi Kim Novak, një aktore, me të cilën nuk mund të kishte një lidhje për shkak të kontradiktave ndër-raciale.

 

Diana, Princesha e Uelsit

Sipas një biografie të princeshës Diana, botuar më ‘92, autori Andrew Morton zbulon se “princesha e popullit” vuante nga bulimia dhe kishte tentuar vetëvrasje pesë herë në jetën e saj të shkurtër. Ajo dikur në një intervistë zbuloi se donte t’i jepte fund jetës së saj duke u rrëzuar nga shkallët gjatë kohës që ishte shtatzënë me djalin e saj të parë, William. Megjithatë përpjekjet e vetëvrasjes nuk janë konfirmuar nga ana e familjes mbretërore, por gjendja depresive e princeshës të bën ta besosh.

 

Elizabeth Taylor

Elizabeth Taylor, që është konsideruar si gruaja më e bukur e asaj kohe ka pasur ulje dhe ngritje në jetën e saj. Pas vdekjes së disa miqve të ngushtë dhe ndihmësit të saj filloi të abuzojë me barnat dhe alkoolin. Në fillim të viteve ’60 u përfshi në një marrëdhënie jashtëmartesore me Richard Burton për të cilën ata u kritikuan rëndë. Kur ai i dha fund lidhjes së tyre, ajo tentoi vetëvrasjen, duke marrë një mbidozë pilulash gjumi. Më vonë si Burton dhe Taylor u divorcuan nga partnerët e tyre dhe u martuan me njëri-tjetrin.

 

Halle Berry

Pas dështimit të martesës së saj me David Justice, aktorja fituese e Oscar dhe simboli i fuqisë femërore pranoi se ishte përpjekur të kryente vetëvrasje. Aktorja në depresion mendoi për nënën kur do të gjente trupin e saj pa jetë dhe kështu që hoqi dorë nga ajo ide. Që atëherë aktorja ka qenë e lumtur.

O.J

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *