Njeriu monstër, komshiu pedofil, kreu një krim! Ky ishte lajmi i ditëve të fundit që mbushi darkat familjare, ditët, rrjetet sociale, televizionet, valët radiofonike, gazetat. Po a u mundua ndokush të shpjegonte c’është njeriu, c’fytyrë ka komshiu, ky pedofili nga mbiu, pse askush nuk e kontrollonte duke qenë me precedentë? Në një moment na vjen në ndihmë një fjalor: Pedofil-in e përshkruan si një të rritur që ka dëshira anormale për fëmijët.
Po c’i bie ta quajmë të rriturin kryeministër që si anomali shfaq dëshirën për të patur një mardhënie ndryshe me fëmijët e shkollave? Vijojmë me krimin i cili përkufizohet si veprim kundër ligjit e me pasoja të dëmshme e të rrezikshme për shoqërinë, i cili dënohet sipas kodit penal. A nuk është krim edhe ti mohosh fëmijëve mundësinë për informim , ku orën për psikologët e shfrytëzon duke u mbushur mëndjen fëmijëve se ja vlen të votojnë apo të bindin prindërit për kë të votojnë?
A nuk do ishte e mira që në vend të shpenzimeve për llomotitjet bajate, këto para të shkonin për ndërtimin e qëndrave për parandalimin dhe trajtimin e fenomeneve dhe pasojave që lënë për të rrezikuarën shoqëri?
Pas kësaj kërkova për fjalën siguri, por në fjalorët e fundëm të gjuhës së bukur shqipe nuk e gjej.
Ai i vjetri që fliste për masat për tu ruajtur nga rreziqet dhe të papriturat, bindje e plotë për dicka, largim i një dyshimi apo organe ligjore të ngarkuara për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike ishin zëvendësuar me jelekë antiplumb për t’u ruajtur nga fëmijët, bindje e plotë se e nesërmja nuk ështe njësoj si e djeshmja, dyshime pa fund për sigurinë e pronës, jetës, së ardhmes e së fundmi organizma parazitarë, ineficientë, pothuajse inekzistentë të ngarkuara për mbrojtjen e pronave dhe jetës se një njeriu të vetëm. E pra,dënimi i merituar është e ardhmja (që vijon pas së tashmes ) i jo të vetmit “pedofil”!
Email nga adresa: [email protected]