Nga Viktor Malaj
“Jemi para fisnikërisë së përbaltur prej mashtrimit qeveritar apo përballë përbaltjes mbi një akt fisnikërie e solidariteti shqiptar?”/ Luan Rama
Z. Luan Rama është nga të paktët figura politike, ende aktive, për të cilin kam pasur mendim pozitiv, si për nivelin kulturor ashtu edhe për integritetin moral. Kur u largua nga udhëheqja e PS-së para 6-7 vitesh e kam mirëkuptuar e justifikuar pasi ende besoj se ka shumë të ngjarë që, edhe unë, po të kisha qenë në strukturat e larta drejtuese të asaj partie, do të isha mënjanuar apo vetëlarguar për shkak të mënyrës së sjelljes politike të kryetarit të asaj partie, z. Edi Rama. Përballë një drejtuesi politik mendjemadh, mospërfillës dhe arrogant të mbeten dy rrugë: ose të vazhdosh me shumë durim të luftosh për përhapjen dhe rrënjosjen e ideve dhe mendimeve të tua apo të një grupi që mendojnë si ti, ose të vetëlargohesh dhe, nëse është e mundur, të bëhesh pjesë e ndonjë force tjetër politike, të sapokrijuar dhe të pasprovuar gjer atëherë, tek e cila beson se mund ta gjesh më mirë realizimin e ideve të tua.
Z. Luan Rama u largua nga PS-ja (e cila, për hir të së vërtetës, duhet thënë se ka pak përmbajtje “socialiste”) dhe iu bashkëngjit LSI-së. Një i moshuar më këshillonte dikur që, nëse do të dish a ka pasur motive parimore morale një grua e ndarë nga burri, shiko me çfarë njeriu martohet herën e dytë. Partia, tek e cila shkoi z. Rama, nuk shquhet as për nivel të lartë intelektual, as për ideale e parime politike apo morale. Prej saj nuk kishte shumë kohë që ishin vetëlarguar intelektualë të spikatur të vendit, si Xhufi, Brokaj etj. Ajo është thjesht (me pak përjashtime) një grup pazarxhinjsh që luan në “bursën” politike shqiptare sipas interesave të kupolës së saj. Ajo është një parti (degëz politike e shkëputur nga PS-ja) e cila ka dhënë prova të mjaftueshme se është e aftë të ndërtojë pjesën më të korruptuar të një administrate edhe ashtu të kalbur, pavarësisht koalicionit politik ku bën pjesë.
Pyetjet që i kam bërë gjithnjë vetes kanë qenë: Çfarë e shtyu z. L.Rama të ikte nga shiu në breshër? Si e ndjen ai veten i rrethuar nga individë politikë të tipit Petrit Vasili i cili dëshmon përditë një mjerim të madh intelektual dhe një mungesë të dukshme dhe të dhimbshme personaliteti? Si mund të vazhdosh të jesh vartës apo bashkëpunëtor i disa njerëzve që kanë 30 vjet në politikë, që flasin thuajse çdo ditë, që nuk iu mbahet mend një fjalë, fjali, ide apo nismë me mend dhe me vlerë për popullin. Si mund të vazhdosh të qëndrosh në një formacion të ashtuquajtur politik ku drejtuesit kryesor luajnë në skenën publike njësoj si lacat e lagjeve periferike dhe që, megjithse kanë pasur mbi 20 vjet pozita të larta në administratën shtetërore, nuk kanë mundur apo dashur të lënë asnjë gjurmë për t’ua kujtuar për mirë brezat pasardhës? Si ia ka lejuar vetes L. Rama të bëhet anëtar dhe bashkëdrejtues i një partie e cila bën koalicion me një parti që i ka vrarë “dikur” 4 protestues të pafajshëm simpatizantë të partisë “së tij” dhe ka kërcënuar se do të vrasë edhe qindra të tjerë? A ndan z. Rama të njëjtat ndjesi morale, njerëzore dhe bindje qytetare me drejtuesit realë të partisë së tij që kryebanditin politik Sali Berisha e kanë shpallur “burrë shteti” dhe kanë pohuar se i përkasin të njëjtit konstitucion moral (“na lidh një kimi e veçantë”). Si… si… si?
Rasti më i fundit, ai i dërgimit të personelit mjekësor shqiptar për ndihmë në Itali dhe reagimet që e pasuan, e davaritën çdo mëdyshje dhe hamendësim që kam pasur. Edhe sikur këtë ekip mjekësor ta kishin dërguar Esat pashë Toptani apo Sali Berisha, ai ishte një veprim për t’u përshëndetur. E, nëse miratimi dhe përshëndetja e një veprimi të drejtë të “kundërshtarit” politik konsiderohet sakrilegj këtej nga anët tona, atëherë duhet heshtur. Duhet heshtur sepse përrallat që nuk zbavitin askënd dhe mashtrimet që zvetënojnë arkitektët e tyre jo vetëm që nuk i shërbejnë popullit, por ua shtojnë ndjeshëm kurajën për të qëndruar në pushtet njerëzve të padenjë.
Për të minimizuar dhe baltosur veprimin humanitar shqiptar në kohë krize shëndetësore dhe jetike globale u hodhën në sulm shumë buburreca politikë, disa grenza mediatike dhe ndonjë halabak nga fusha e “artit” klounesk. “Gjetja” më e fundit e tyre ishte pohimi se njëri prej tridhjetë anëtarëve të personelit mjekësor, të dërguar në Itali për të ndihmuar si infermier, z. Qazim Ismaili kishte qenë thjesht një pompist në pikën e karburantit në Vorë. Me këtë “scoop”* hajgarexhinjt politikë dhe bulevardeskë shqiptarë besonin se do të diskreditonin qeverinë aktuale shqiptare dhe do të rrisnin besueshmërinë e popullit tek ata. Arsyetimi më i thjeshtë, në këtë rast, të çon në përfundimin se, edhe sikur të ishte e vërtetë, goditjen më të madhe do ta merrte Shqipëria dhe shqiptarët pasi Qeveria në pushtet dhe Edi Rama janë të përkohshëm dhe pas pak vitesh do të jenë qytetarë të thjeshtë.
Duke i lënë mënjanë të tjerët, më duhet të citoj këtu Petrit Vasilin, bashkëpunëtorin e “idealeve” të z. L. Rama. Në një nga reagimet e tij të panumërta dhe të pamendta thotë: “Edi Rama tallet me mijëra të vdekur dhe çon pompistin për “mjek”… Ik Edi Rama se je vulgar dhe i paturp… Si mund të tallesh ligësisht me shqiptarët dhe zemrën e tyre të madhe dhe t’i nxjerrësh mashtrues duke çuar pompistin për mjek?… Ik mashtrues se na e shpife! Ik more se edhe njeriu më i thjeshtë ka respekt për veten por ti s’ke asnjë miligram Amor Proprio“.
Unë nuk e di a ka ndonjë njeri të afërt apo bashkëpunëtor politik z. Vasili që t’ia dojë vërtetë të mirën dhe të marrë guximin t’i tregojë se vetë Vasili është bërë simboli i vulgaritetit, paturpësisë, bajatizmit, mendjelehtësisë dhe mosrespektit për të vërtetën, të drejtën dhe për dinjitetin e vetvetes dhe të të tjerëve. Petrit Vasili “e fshikullon” Kryeministrin se i paska gënjyer shqiptarët për një video algjeriane duke ua paraqitur si spanjolle dhe pastaj paska kërkuar ndjesë!!! Çfarë është fisnike dhe e moralshme, kërkimi i ndjesës për një pasaktësi apo vargani i rrenave dhe shpifjeve të përditëshme pa kurrfarë brerje ndërgjegjeje?! Po tani që doli se “pompisti” paska qënë infermier pe vërteti, i lënë pa punë nga Petritët dhe prandaj i detyruar të bëjë një punë të rëndomtë, siç kanë bërë e bëjnë miliona shqiptarë tash 30 vjet, viktima të nenit 24/1 të kapitalizmit të ideuar, udhëhequr dhe shtrembëruar nga Vasilët dhe aleatët e tij të sotëm shpirtëror e politikë, çfarë duhet të bëjë “bashkëluftëtari i idealeve” të z. Luan Rama? A duhet t’iu kërkojë ai ndjesë shqiptarëve për mashtrimin e tij të 1001-të dhe të “fshihet” për ca kohë derisa të “fitojë” respekt për vete?
Në rastin konkret, dhe në raste të ngjashme si ky, njeriu me dinjitet, njeriu “që ka respekt për veten”, njeriu që vlerëson më shumë moralin dhe fytyrën sesa pushtetin politik, do të duhej të kërkonte informacionin e duhur përpara se të prononcohej. Fatkeqësisht, në batakun e pasioneve për pushtet ka rënë edhe z. Luan Rama, i cili i kishte të gjitha mundësitë të sqarohej mbi rastin në fjalë, por preferoi të zhytej në kënetën e madhe të kalbëzimit moral dhe politik të shoqërisë shqiptare dhe prandaj nxitoi të shkruante: “Thuhet se njëri ndër ta (infermierët – V.M.), i quajturi Qazim Ismaili, paska qënë punëtor në një pikë karburanti në Vorë deri dy ditë para se të nisej për Itali… Mashtrimi në çdo kohë është i dënueshëm por mashtrimi kur tjetri është në hall dhe fatkeqësi është dy herë krim dhe një mijë herë poshtërsi… Jemi para fisnikërisë së përbaltur prej mashtrimit qeveritar apo përballë përbaltjes mbi një akt fisnikërie e solidariteti shqiptar ?… Shqiptarët duhet ta dinë”.
Njerëzit dinjitozë dhe me nivel intelekti, qoftë edhe mesatar nuk ia lejojnë vetes të nisin analizat e problemeve shoqërore e politike me “thuhet”. Tani që shqiptarët e dinë si është e vërteta dhe që pyetja retorike e z. Luan Rama e mori përgjigjen se nuk kemi të bëjmë me “mashtrim qeveritar”, por me “përbaltje të një akti fisnikërie e solidariteti shqiptar” nga ata që s’kanë dinjitet vetjak dhe, rrjedhimisht, i kanë shërbyer deri tani vetëm rrënimit të dinjitetit kombëtar, nevojitet që z. Rama t’i dënojë ata publikisht. Përndryshe, do të dëshmojë se është pjesë përbërëse e tyre.
Luan Rama dhe të gjithë skifterët e koalicionit antipushtet duhet ta kuptojnë një herë e mirë se Kryeministri dhe shumica aktuale politike nuk mund të largohen nga pushteti duke dëshmuar nivel më të ulët të intelektit se ata dhe moral më të varfër se i tyre. Nihilizmi ekstrem, histeria e pakufishme, parimësia e munguar dhe mendjelehtësia e frikshme nuk janë as mjete dhe as rrugë që të sjellin në pushtet. Zhvlerësimi i fjalës së njeriut, që vjen nga keqpërdorimi dhe shtrembërimi i saj, çon gradualisht në zhvlerësimin e personalitetit të qytetarit të thjeshtë dhe, veçanërisht, të personit publik.
Nëse për disa politikanë tashmë të vjetëruar, diskredituar, keqpërdorur, konsumuar dhe inkriminuar unë ndiej neveri, për z. Luan Rama dhe ndonjë tjetër ndiej ende keqardhje. Shpresoj dhe uroj që ta kuptojë se ka rënë shumë poshtë. Ka rënë në nivelin e Vasilit dhe disa gjinkallave pa vlerë të “nahijes” fqinje.
* Scoop (skuup) : (anglisht) Lajm ose shkrim i bujshëm, që bën përshtypje të madhe në publik.
*****
Botuar në DITA. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

VIKTORI BEN KETO PYETJE LUANIT:
“….Si ia ka lejuar vetes L. Rama të bëhet anëtar dhe bashkëdrejtues i një partie e cila bën koalicion me një parti që i ka vrarë “dikur” 4 protestues të pafajshëm simpatizantë të partisë “së tij” dhe ka kërcënuar se do të vrasë edhe qindra të tjerë? A ndan z. Rama të njëjtat ndjesi morale, njerëzore dhe bindje qytetare me drejtuesit realë të partisë së tij që kryebanditin politik Sali Berisha e kanë shpallur “burrë shteti” dhe kanë pohuar se i përkasin të njëjtit konstitucion moral (“na lidh një kimi e veçantë”). Si… si… si?…”
EJ VIKTOR !!!!
PO KËTO PYTJE VLEJNË NJËSOJ DHE PËR RAMËN TJETËR, QË QUHET EDI?
EDHE AI BËRI KOALICION ME METËN PAS 21 JANARIT. PO EDI A NDAN KËTË MORAL? JI PAK MË I FTOHTË
Mooooos se e bone me fol me vete ushtarin e panjohur. Si militant i thekur që është, ai nuk sheh dot me larg se hunda e padronit. Çdo veprim i tij i duket konform normave dhe moralit njerëzor, pavarësisht se sot s’ka mbetur çilimi me nivel nënmesatar pa e ditur përmendsh se gjithë pardesybardhët ramizalistë, të cilët gjithë këto vite demokrature të egër kanë trashëguar njëri pas tjetrit pushtetin, i përkasin po së njëjtës glasë parapolitike, së cilës i përkisnin dhe etërit e tyre shpirtërorë.
Pse me 28 qershor 2009 do votoja për atdhetarin 😉 Sali Berisha?
Nga Hamdi Dega, Nju Jork.
Se pari Sali Berisha eshte lideri politik me atdhetar ne Shqiperi. Ai e filloi karrieren e tij nga hiçi. Biri i dy malësorëve pa asnje mbeshtetje, qe per pak e lane pa shkolle per shkak te “kleçkave” ne biografi, arriti te perfundoje shkelqyer Universitetin, arriti te emerohej pedagog e mjek njekohesisht e deri deri edhe te specializohej ne Paris.
Arriti te mesoje gjuhe te huaja dhe te shkelqeje ne kardiologji. Arriti te beje realitet endrra qe dukeshin te parealizueshme edhe ne ëndërr.
Pasioni me te cilin ai ndiqte zhvillimet ne Kosove, perkushtimi ndaj çeshtjes se Kosoves qekur ishte mjek i thjeshte eshte shembullor. Akoma e kam te fresket ne sy, ne mendje, ne shpirt kur ne shtepine e mikut te tij dhe bashkevendasit tone Mehmet Elezi korrektoi komentin tim per planin famekeq te Millosheviçit per serbizimin dhe kolonizimin perfundimtar te Kosoves. Ai koment pati nje jehone te madhe nderkombetare dhe koha vertetoi largepamesine e tij. Ne kulmin e katrahures se ’97, kur Shqiperia ishte ne flake edhe per shkak edhe te gabimeve foshnjarake te Berishes, ne kohen qe Presidenca ishte e rrethuar dhe pritej te sulmohej nga Çaushët, sic me kane treguar deshmitare okulare, Sali Berisha nuk e braktisi Shqiperine. Vendosi te vdiste si hero e jo tua mbathte me te katra nga syte kembet, siç do te vepronte pak me shume se nje vit me vone Fatos Nano! Kjo eshte nje prove zjarri, nje deshmi madhore per atdhetarine e Sali Berishes.
Ne kohen e luftes çlirimtare ne Kosove, kulla e tij ne Viçidol u be baze e sigurte dhe strehe e ngrohte e qindra lufetareve per liri te Kosoves. Shume prej tyre rane si heronj ne altarin e lirise dhe pavaresise se Kosoves. Vepra me e madhe ne Ballkan dhe Vetem nje ure ka ndertuar Ahmet Zogu ne lumin Mat dhe bile edhe ne kohen e diktatures e deri sot njihet si “Ura e Zogut”.
Megjithe perpjekjet per ta sabotuar fqinjet tane te Jugut e te Veriut, Sali Berisha e filloi dhe po e mbaron Rrugen Durres – Morine, arterien e bashkimit kombëtar ShqiperiKosove. U vodh. U shkapërderdh. Sado te jete vjedhur e shkapërderdhur rruga mbetet monument , “investimi me i madh ne Ballkan”, siç e degjova ne “Euronjuz” para dy ditesh. E kot nuk thote populli ku punohet, ku ndertohet edhe do te shkaperderdhet e vidhet ngapak.
Apo mos valle vodhen me pak Nanot e Gjinusherit, Cacet e Bacet, Malajt e Balajt ne vepra shume me te vogla e tendera ! Nuk ka shqiptar brenda e jashte Shqiperise te sjelle nje fakt korrupsioni ose dallavereje financiare te Sali Berishes. Jo vetem kaq. Ne çdo rast qe ai eshte informuar apo ka marre vesh per korrupsion e dallavere, ai menjehere i ka spastruar pa medyshje autoret e tyre si ne Dogana, ne KESH, ne Tatime pra ne pikat kyçe ku eshte djersa e mundi i popullit. Persa u perket shpifjeve per vajzen e dhëndrrin e tij do t’u thoja akuzuesve te tyre turp e faqja e zeze per ju se çdo pasuri e tyre eshte e mbuluar teresisht nga pagat e larta me UNMIK-un e KFOR-in ne Kosove. Mos valle djali dhe vajza e tij duhet te rrine papune e te heqin dore nga profesionet e tyre vetem per te kenaqur kundershtaret e tij!? Mos valle femijet e tij duhet te behen fli te “moralit proletar” dhe “dhjete tipareve te komunistit”!???? Te pergojosh djalin e Berishes eshte po aq e turpshme sa pergojimi i semundjes se kapercyer te djalit te Edi Rames.
Edhe me e paturpshme eshte pergojimi i kombesise se bashkeshortes se tij! Turp e faqja e zeze se Liri Berisha, Balidemaj eshte nderi i gruas shqiptare ne te gjithe drejtimet … Shembull serioziteti / Mund te besh shume kritika e verejtje per politiken e meparshme dhe te sotme te Sali Berishes. Nuk ka se si ndodhe ndryshe: kush punon edhe gabon. Po askush nuk mund ta akuzoje Sali Berishen per mungese serioziteti. Sa ishte serioz e skrupuloz ne fushen e kardiologjise kur iu fut asaj, aq bile edhe me serioz e tregoi dhe po e tregon vetveten ne fushen e politikes. Asnje pune ai nuk i futet me dy mendje.
Kiji inatin por jepi hakun edhe kundershtarit. Realiteti eshte realitet edhe kur nuk me vjen per hosh mua. Me gjeni nje lider politik me serioz e me punetor se Sali Berishen dje, sot. Neser ishalla do t’ia kalojne shume te tjere per te miren e Shqiperise. “ Nuk ka lider me punetor se Sali Berishen” ka deklaruar EuroDeputetja Doris Pack dhe shume personalitete te tjera evropiane. Zero tolerance ndaj imoralitetit / Nuk ka asnje lider politik ne Shqiperi sot qe gezon moralin dhe reputacionin e Sali Berishes. “Ishte i vetmi profesor qe te shikonte si prind, si profesor e jo si laper “ me thoshte nje ishstudente e tij e para 25 vjeteve.
Gjithe jeta e tij, por edhe paraardhesve te tij dhe krejt families se tij jane eshte shembull morali te larte shqiptar. Per çdo gje mund te toleroje, por kur eshte fjala per moralin, toleranca e tij eshte zero, Sali Berishes i duhen edhe kater vjet qe t’i perfundoje ato. Ndaj vota ime do te jete per Sali Berishen. Ai ngjason mjaft me ishPresidentin amerikan Xhorxh Bush . Kur e jep fjalen, qofte edhe mbrapsht po te jete, ai e con deri ne fund. Ne rastin konkret behet fjale per fjale per se mbari ne dobi e ne sherbim te Shqiperise e popullit te saj. .
Gazeta 55
E premte, 19 qershor 2009
Sa lart e ngrite këtë monstër !!!!
– njeri që ka vrarë në Gërdec.
– njeri përbindësh që kavrarë në bulevard.
– njeri monstër që ka vrarë prapa shpinës.
– NJERI QË KA IDEUAR DHE KA BËRË GJËMËN NË TROPOJËN MARTIRE.
-njeriu që sapo erdhi në pushtet, vrau punën duke frymëzuar prishjen e
fabrikave e gjithçkaje “komuniste”.
-njeriu që glorifikoi piramidat dhe bëri gjëmën në 97, duke provokuar prishjen shtetit. Viktimat e asaj periudhë, tejkaluan viktimat e komunizmit për 45 vjet.
Sigurisht të ka majmur kjo gjallesë KOMUNISTE prandaj dërdëllit në gazetën e një tjetër ish KOMUNISTI. gjithashtu të urryer.
E KE QARE FARE ORE T(RAP) HAJVANI !
Te paska kapluar shume keq Karavirusi ( Virusi i Zi ose ai i verteti ) ne cacke te trurit o T(TRAP) HAJVANI.
Nuk po te quaj as gomar as magar jo sepse do te fyeja ty por do te ofendoja kete kafshe aq puneshume e palljeshume qe mendjendrituri Viktor Malaj i ka bere nje pershkrim fantastik perballe gomareve me dy kembe si sojsorollopi i Petrit Vasilit, Luan Rames, Saleh Karaxhicit … e sidomos ty qe qendron shume me poshte ne palljet e tua more fatkeqesia e vetvetes!
Ptu fare e keqe !
I kerkoj falje peshtymes qe po e baltosi duke e hedhur ne surratin tend te dhjere e ne trumutin tend, qe ti dhe sojsorollopi tend e merrni per parfum Veraschi ose Bvulgari!
Z.Malaj nuk e kuptoj rendesine e ketij shkrimi per nje person te quajtur L.Rama anonim,ordiner,koleg partie i “shkolleshumit”Tit Vasili injorant duke harruar shprehjen e popullit “me thuaj me ke rri te te them se cili je”.Duke e njohur mire LSI-ne kuptohet dhe ky Luani se ben pjese ne ate shpk familjare te hajdutit Like floriri.Absurditeti eshte se kemi per President nje hajdut dhe jo se nje anonim b*thelepires si L.Rama paska intelekt.nuk njoh asnje studim,kontribut,apo studim shkencor te ketij Luanit atehere duhet t’a leme ne servilizmin e vet dhe te mos humbim kohe me njerez banale apo pa vlere.Persa i takon moralit besoj se ai e ka humbur me kohe dhe tani eshte ushtar i bindur i Likes apo Kryemadhit…
I nderuari z.Viktor!
Jeni pa diskutim nje mendje e ndritur,por per nje gje me habitni:
-Kemi 30 vjet qe te gjithe media,intelektualet,qytetaret etj vetem konstatojne ato qe i shohin e i ndjejne te gjithe!
Kemi 30 vjet qe merremi me pasojat dhe asnjehere me shkakun qe e solli kete situate!
Ju bej nje pyetje:
-Kete situate,a nuk e solli kjo klase politike qe kemi edhe sot?
A nuk eshte e deshtuar totalisht kjo klase,qe i ka shkaktuar popullit fatkeqesi te medha gati te pa kthyeshme?
Pse nuk merrni nismen qe te trajtoni probleme te kesaj natyre qe te nxiten njerezit me te ndritur te kohes per te dhene nje rruge zgjidhje te ardhmes se popullit?
Akoma do te kemi shprese se Shqiperine do ta ndertojne individe te vecante sic eshte Rama,qe keto 30 vjet jane sjelle vetem si diktatore?
Duam shtet ligjor,i denje te respektoje qytetarin e vetnuar edhe ne maje te malit e jo te dale bishti me i rende nga sqepari!
Duhen shporrur speciet e helmatisura si militantet,analistet,qe deri me sot kane terrorizuar popullin ne sherbim te sundimtareve te radhes!
Merrni nismen dhe shtrojeni problemin hapur,me sinqeritet dhe guxim!
Populli do t’u mbeshtese!
Nje brez i tere o lindur pas 90-tes ka humbur te sotmen dhe te ardhmen,ndersa te tjeret e lindur me pare jane komplet te zhgenjyer!
Shumica e shqiptareve e ndjejne veten se jetojne nen nje regjim PUSHTUES e kurrsesi demokratik!
E thjeshte fare: po te mos shkonte Edi Rama te LSI-ja sot do kishim akoma Berishen mbret (dhe ju do ishit komentues te flakte pro Edi Rames opozitar i perjetshem).
Punet e mira behen edhe me njerez te ligj, ka thene dikur Neritan Ceka. Kurse populli thote politika eshte kurve.
Eh populli… çdo popull ka qeverine qe meriton… po pse ky populli yne nuk prodhon nje alternative per te qene pas 30 vjetesh demekdemokraci?
Jo more nuk eshte e vertete kjo.
Shif rezultatet e votimeve.
Po President pse e beri me pas kur e kishte edhe me te thelle numrat pro tij?
Shikoni me thellë se ato që.ju thonë liderat tuaj.
Cfarë do thuash kur Rama dhe Sali -Luli t behen bashke?
Prape do ta justifikosh…
Problemi eshte tek ne, tek militantizmi
…..pasi Qeveria në pushtet dhe Edi Rama janë të përkohshëm dhe pas pak vitesh do të jenë qytetarë të thjeshtë
!!!!!
Uaauu, vertet e beson kete zoti Viktor? E ke fjalen “qytetar te thjeshte” si miliarderi Sali Berisha?
Ose kjo tjetra:
Luan Rama dhe të gjithë skifterët e koalicionit antipushtet duhet ta kuptojnë një herë e mirë se Kryeministri dhe shumica aktuale politike nuk mund të largohen nga pushteti duke dëshmuar nivel më të ulët të intelektit se ata dhe moral më të varfër se i tyre.
Moralin o e ke o nuk e ke o Viktor.
Se e bere si ajo barsaleta.”jam vetëm pak e q…rë”
Rama duhet te mos shkonte ne bresher ppr te qendronte nen shiun Rama
Harron Viki Malaj se shiu dhe resheri rane seashku mbi kokepalaret plot 4 vjet dhe sic duken bathet Rama i madh me Ramen e vogel ne zgjedhjet e ardheshme mund te jene nje trup i vetem per tu ckulur qimen e fundit kokepalareve
Keni harxhuar kohen kot me kete L.Ramen,i nderuari Viktor!
Bile te njejtin shperdorim kohe do kishit bere dhe sikur kete shkrim t’ia kishit dedikuar Rames tjeter,pra Edit!
Arsyen se pse, ua ka thene dikur ai i moshuari,qe keni cituar me lart se,
–” nëse do të dish a ka pasur motive parimore morale një grua e ndarë nga burri, shiko me çfarë njeriu martohet herën e dytë”!
Te dy Ramet jane ndare nga nje ish parti e pare dhe futen koken tek partia e dyte!
Te dy i lish e njejta histori mos suksesi:
Ne partite e dyta qe te dy Ramet i futen flajen dhe i cuan ne prag te vdekjes!
Ne se LSI-a ka vdekur dhe eshte varrosur perfundimisht,PS-ne Edi Rama e ka vdekur,por akoma nuk e ka varrosur,se i duhen ca qoka per te bere!
Dhe mbi arkivolin e PS-se ai hedh valle deri sa te vije dita ta varrose perfundimisht!
Nuk besoj se PD-ja eshte e gjalle,se ajo kurre nuk lindi si parti demokratike,por si VARRMIHESE e Shqiperise, prandaj Edi Rama shin sa gjere e gjate mbi kufomat politike qe jane sot mbi dhe,ndersa ajo pjese e gjalle e popullit qendron ne heshtje duke iu pergjeruar varrmihesit qe t’u gjeje nje varr sa me te mire!
Por varri gjithmone varr eshte si i mire edhe i keq!
Sot Edi Rama ka gjetur shesh e po ben pershesh!
Zgjidhja e vetme e gjendjes katastrofike te popullit shqiptar eshte shporrja e kesaj klase politike ,fajtore per kete situate dhe ngritja e nje klase politike idealiste qe te gjykoje realisht masakren e ketyre 30 vjeteve dhe te marre persiper fatet e popullit shqiptar!
Se nje popull,qe jeton ne nje vend me pasuri PRALLORE,si askush ne Europe dhe ku 80% e tyre vuajne per buken e gojes,ndonese 50% e popullit ka ikur ne emigracion,eshte nje TRADHETI KOMBETARE!
Klasa e sotme politike eshte totalisht e deshtuar dhe nuk mund te presim qe te ndreqe gje!
Në thelb , atë ç’ka mendoj unë , e ka shprehur Tomorri .
E falënderoj se nuk më la të bëhem i mërzitshëm për lexuesin duke përsëritur të njëjtat gjëra .
Përshëndetje të gjithëve !
Te vijosh te shash Ramen e LSI duke mbrojtur Ramen e Rilindjes, eshte tamam si ajo shprehja e kurves qe thoshte: “Me mbani kopilin tim, te dal e te shaj ate kurven qe po kalon”!
Une thashe se e kishte per Edi Ramutin ky vrima.
Keto pyetje qe ja ben Luanit per kryetarin e Partise, pse nuk ja ben dhe Ramutit per Kryetarin e Shtetit?
Shumë thatë relo. Nuk ishte nevoja të përsërisje atë që tha atje me lart biometri. Futi një nga ato shuplakat e nxehta kakalakave bojë rozë se sikur kanë filluar të shtohen ca si shumë këto ditët e fundit. Me sa duket vetëkarantimi në bunkart po shfaq efektet e para të tërbimit
Ke te drejte, po kush merret me kete kermen. Njeri me te peshtire nuk besoj te kete. Te jesh injorant eshte nje gje, por te jesh injorant dhe servil i paturp, kjo eshte e neveritshme. I teri vemje
killa hakan haberleri
Nje shkrim dhe vlersim perfekt.Me dt.28 mars Shkolla ushtarake “Skenderbej” kishte 75 vjetorin e krijimit te saje.Luani si ish skenderbegas beri nje vlersim ideal te asaj shkolle shkurt dhe sakt.Por I thashe si eshte e mundur te biesh kaqe posht sa te behesh bythelepirs I Ilir floriri me bashkeshorten e tij.Si nje intelektual jo pa vlera contribute duhet te japesh tek PS-ja.Perdryshe ajo fjala e popullit qendron:Trego se me ke rri te tregoj se kush je.Te rrish me ciftin Meta dhe Petrit plehun do te behesh si ato.Shpresoj te rreagosh.
Rama duhet te mos shkonte ne bresher ppr te qendronte nen shiun Rama
Harron Viki Malaj se shiu dhe resheri rane seashku mbi kokepalaret plot 4 vjet dhe sic duken bathet Rama i madh me Ramen e vogel ne zgjedhjet e ardheshme mund te jene nje trup i vetem per tu ckulur qimen e fundit kokepalareve
Autorin besoj se e lexon me deshire shumica e shqiptareve, mbasi shkruan me kulture, i trajton problemet shume sakte dhe eshte edhe vlersues edhe kritik. Fale kultures se tij, ai duket ne kete shkrim dashamires ndaj L. Rames. Megjithate, me duhet te them se cuditem pse autori/shqiptaret cuditen me dy individet e LSI-se. L Rama nuk eshte ne te vertete ai qe mundohet ta komplimentoje autori, jo se nuk eshte i pergatitur, por ka nje defekt te madh ne personalitet, do te thosha. Po ta krahasosh me dy te tjeret, Xhufin dhe Brokajn, te cilete i permend autori, besoj se nuk eshte e veshtire te kuptosh se per cfare e kam fjalen. Me thjesht, L. Rama, i pershtatet asaj fjales qe e perdorin nga nahija e origjines se tij, “ndrron havaja, ndrron pazari”. Me kaq mbyllet puna e Luanit. Ndersa, dr shumedituri eshte i nje “kalibri” krejt tjeter; se cfare kategorie i perket, shembull ka vetem vehten, dmth, nuk gjen dot moster per ta krahasuar. Ndiqni historine e jetes se tij dhe do ta kuptoni sa vlera ka, nga me te ultit ne aspektin familjar/social dhe nga me mediokrit/vemjet ne aspektin e teknik/politik, deri ne peshtiresi. Po te kishte patur 2 koqe mend, i bente hyzmetin punes se mjekut dhe nuk merrej me ate qe merret…..
luan rames,duhet ti kujtoj barcoleten e popullit:
Por X ,perse iku nga nje parti ne tjetra?
Sepse atje,s’kishte vende(pra privilegje).
Same ,si me blushin,qe veshi fanellen bojedale te metes.
Viktor Malaj fanatiku i Enverit:
“MATRAZOVET” DRU ME PRE SHQYPTARE TE RILINDJES, PA SPECIALIZIME DHE PA KURFARE EKSPERIENCE U DERGUAN NE ITALI SI “MISH PER TOP” PER QELLIME TE PROPAGANDES ENVERISTE TE EDVIN DROGES,
prandaj:
Dacibaon tende te llafoqylit pa kurfare llogjike intelektuale ne kohe pandemie boterore me mire dergoja Edi Rames,
sepse:
Mund te jape mbase nje medalje enveriste nga bunkeri i Surrelit nga ku leshon papushim videot e tij per te llahtarisur shqyptaret.
Po e gjetët se cili prej ish-figurinave të shquara asociale është autori i thënies së mëposhtme, ai është i ftuar të marrë pjesë gratis në kampionatin e pllakatonit që do zhvillohet nga data 32 deri më 36 gusht ke bodrumet e Gop Qanellit. 😉
+ [ http://www.gsh.al/wp-content/uploads/2017/03/blushi-2.jpg ]
Por me që në Grupin socialist besoj se kam ende disa miq, sepse të tjerët Rilindja i ktheu në kauçuk armiqësor, dua t’u them diçka që ndoshta nuk e dinë sa duhet. E kam të pamundur të ndiej keqardhje për shumë njerëz aty dhe nuk besoj se edhe ata pak miq që më kanë mbetur, kanë nevojë për keqardhjen time, çka mund t’i vinte seriozisht në siklet, duke i lënë pa punë.
Sepse edhe me ndihmën time, disa prej tyre bëjnë prej kohësh një punë të merituar: janë bërë ndarës në burim të mbetjeve të Rilindjes. Unë i nxis ta ushtrojnë pasionin e tyre për mbetjet me qetësi, dashuri dhe përunjësi.
Ata ngrihen çdo ditë në mëngjes dhe ndajnë Delirin me Salirin, Salirin me Ilirin dhe Ilirin me Delirin, pastaj me radhë Fatmirin nga Bamirin, Shpëtimin nga Parimin, Liken nga Rimin, Hasanin nga Kazanin, Shukriun nga Sadriun, Markun nga Carkun, Vrasësin nga Marrësin, Kapësin nga Hapësin, Shalësin nga Shilarësin, Patokun nga Bosi, Koçon nga Patosi, Qimen nga Kosi, Qullin nga Klosi, Klosin nga Gjushi, Taon nga Askushi, Blerimen nga Dushi, Elisën nga Sushi, Doganën nga Kaushi, Ndezjen nga Prushi, Tatimen nga Pushi, Puplën nga Kaposhi, Fidelin nga Varoshi, Lezhën nga Ndoshi, Kavajën nga Roshi, Gramozin nga Qoshi dhe Edin nga Koshi.
E kam takuar Beni qe ecën vetë ne SHBA kur kishte shkuar per t’u bere artist Holivudi, por punonte si hamall dhe i thashe:
PO SHKO DHE MBARO NJE SHKOLLE SAGLLAM DHE PASTAJ MENDO PER T’U BERE ARTIST HOLLIVUDI
Beni nuk ma degjoi llafin dhe me tha:
“Po ja shiko Edi Ramen pa shkolle dhe pa dipllome qe eshte bere Bos i Madh i Rilindjes Enveriste, vellain e tij e ka po keshtu pa shkolle dhe pa dipllome dhe eshte multimiliardier ne SHBA, po ku ka vlere sot shkolla dhe diplloma o intelektual?”
dhe:
Vazhdoi avazin e vjeter duke punuar si hamall dhe te gjithe keta llapaqena, duduma, dallkauke e debila qe permend ti, si Bosa te Rilindjes Enveriste jane si:
Beni qe ecën vetë.
Lushdo te kete qene,nje…MUT ka qene dhe KAKE eshte!
Nuk ka burra me ne PS,qe te marerin persiper situaten dhe t’i tregojne vendin diktatorit fashist Rama,qe arriti te beje PS-ne ne nje KUFOME POLITIKE!
Na ishte nje here nje PS qe udhehiqte popullin ne proceset demokratike,ndersa sot eshte nje TUFE DELESH e dhish,qe shkojne nga t’i vershelleje cobani!
@ intelektuali:
Shko beji analizat e karavirusit sepse duket se te ka hyre thelle, jo vetem ne mushkeri por ne mendje dhe ne karakter. Madje, nuk ke as shpetim a i zi.
Kini te fala nga kafsha “Intelo-idjoti” . Si gjithenje gjiriz i ujrave te zeza ! Dhe , nje budalla i tille e kujton veten te ditur , edhe pse eshte superidjot !
Titull provokativ,kur dihet qe eshte edhe nje Rama tjeter,si kryeminister!
Ndershmerisht duhej te ishte shenuar i plote emri i L.Rames e jo vetem….Rama!
Bazuar ne kete shkrim, gazeta Dita nuk ekziston…
Mund te me thote z.Luan M.Rama se cfare kontributi i ka sjelle vendit?!
…Mendim pozitiv…
Sa poshte. Poshte! Faykeqesi, me se mort. Gazete, pushtet 4, i genjeshtert. Sot.
DITA:Falinderoi V.Malaj per shkrimin si-gjithmone realist.Ai e nderon DITEN me analizat e tij.Luan Rama nuk ben perjashtim nga opozita e rruges.Dhe kur thuhet e …rruges..i ka te gjitha brenda.
☆ L.Rama se kishte kete mendje te mykur nuk u perkrahe nga Edi Rama.Se Ai ka vetem fjale te bukura dhe jo ide,vepra,pune.Tipa te dille E.Rama i hedh ne koshin e plehrave..ndaj L.Rama Iku vet nga PS dhe nuk e perzuri Edi.
☆ L.Rama shkoi ne LSI per te zene nje karrige bosh te I.Metes dhe per te zbatuare urdherat e tij.Dhe Luani ka qene dakort te bej kualicion me PD-ne e Saliut qe ne 21 janar vrau 4 protestues qe kundershtonin kete kualicion te turpshem pas VIDIOS META-PRIFTI per 700.000 €.
☆Luanin e kemi pare ne FOTOGRAFI ME PUTININ E RUSESE.Nga ky njeri duhet te ruhet Edi Rama,pasi VASILICIA eshte nje shpifs ordiner qe zbaton detyrat e MONAÇIZMES.
-KM Rama po menaxhon mire problenet e KOVID 19,sikurse TERMETIN E 26 nentorit,duke u perkrahur nga shumica e popullit dhe nd/kombetarisht.
-Me keta LUKUNI opozitaresh e medjes shpifse,hajdut e vrastare-E.Rama do te qendroi gjate ne pushtet.Se mali Tomorrit nuk mund te rrezohet nga era.
-SPAK,u duhet te filloi “qethjen” e te korruptuareve 30 vjeçar qe nga 1991,kur opozita e dieshme dhe e sotme ne 2 prill ne Shkoder organizoi vrasjen e po 4 vetave,sot deshmor te Atdheut.Dhe kto vrasje nuk kan autor,pasi drejtesia u kap me kursin e plepave.
-Sepse nese vrasjen do e kishte bere PPSH-Gramos Ruçi si Minister i Brenshem do te ishte ne burg.Por jo.Kur flet Ruçi-Saliu heshte..! Dhe dihet pse..!
-FLM-DITA.
Viktor,
Ju beni gjithenje analiza te thella, ju lumte pena dhe mendja!
Luan Ramen e kam njohur djalle te ri, gazetar, qysh ne prag te Kongersit te 10-te te PPSH-PS. ishte djale parimor, i shkelqyer. Asnje here nuk e pata kuptuar pse shkoi pas nje grumbulli intresaxhinjsh!..
Afat SERJANI, Tirane
Me një fjalë është i frytshëm ky editorial i gazetarit talentuar Viktor Malaj i paraqitur si i rëndësishëm nga redaksia g.Dita në kohë korone ,kur pritet efikacitet ose frytëshmëri më e madhe ,përveë Luan Ramës duhej goditur edhe LSI ,pjella më e ndyrë e demokratoshkërdhatësisë së ILIR METËS.
ekleziastik ky artikull ,me një fjalë letërsi kishtare i shoqëruar me muzikë e hierarki kanunore si në kishë .Efektivisht një e treta e vërtet ,pjesa tjetër sport ose tollovi borgjezi.
Pasi Viktor Malaj është pasuri e pa shfrytëzuar nga klanet mafioze qofët djathtas apo majtas .Viktori është pasqyra më e qartë e ndershmërisë një kombi dhe kulturës tij .
Bindjet e tij jan pasuri 100% atdhetare të pa shfrytëzuara dhe ka mundësi të reja për ta orjentuar e ndihmuar popullin e brezat që vijn për mënjanuar tërsisht ose pjesërisht këtë klasë politike të shfrytëzimit e vjedhjes e pabarazisë kombëtare.
Në qoftë se në të gjitha TV, apo redaksitë e gazetave shqiptare,që vetëm mashtrojnë e tradhtojn popullin për interesa të xhepit tyre , çeshtja e ndershëmërisë e pastërtisë për të ardhmen e popullit është me rëndësi të madhe jetike. GAZETA DITA ME VIKTOR MALAJN ,ARBEN DUKËN ,MOIKOM ZEQO ,JAN QARTË PASQYRA E KOMBIT.
Lexuesit presin një vlerë më të madhe kombëtare nga ta.Jo vogëlësira debate me “Luan” që jan kthyer në kone që vetëm lehin për interesa të ILIR MONIKA META KRYEMADHI ,BERISHOVIÇIT ,LULASHIT me shërbim delivery .
Me një fjalë është i frytshëm ky editorial i gazetarit talentuar Viktor Malaj i paraqitur si i rëndësishëm nga redaksia g.Dita në kohë epidemie koronavirusi ,kur në këtë situatë depresive të popullit ,pritet efikacitet ose frytëshmëri më e madhe goditëse ,për opozitën bythëlëpirje Luan Ramës .Duhej goditur edhe LSI ,pjella më e ndyrë e demokratoshkërdhatësisë së ILIR METËS.
Ekleziastik ky artikull ,me një fjalë është letërsi kishtare i shoqëruar me muzikë e hierarki kanunore, si në kishë .Efektivisht një e treta e vërtet ,pjesa tjetër sport ose tollovi borgjezi,jo faktor stabël për të vërtetën që persim.
Pasi Viktor Malaj është pasuri e pa shfrytëzuar kombëtare nga klanet mafioze qofët djathtas apo majtas .Viktori është pasqyra më e qartë e ndershmërisë një kombi dhe kulturës tij .
Bindjet e tij jan pasuri 100% atdhetare të pa shfrytëzuara dhe ka mundësi të reja për ta orjentuar e ndihmuar popullin e brezat që vijn për mënjanuar tërsisht ose pjesërisht këtë klasë politike të shfrytëzimit e vjedhjes e pabarazisë zi e më zi kombëtare.
Në qoftë se në të gjitha TV, apo redaksitë e gazetave shqiptare,që vetëm mashtrojnë e tradhtojn popullin për interesa të xhepit tyre , çeshtja e ndershëmërisë e pastërtisë për të ardhmen e popullit është me rëndësi të madhe jetike. GAZETA DITA ME VIKTOR MALAJN ,ARBEN DUKËN ,MOIKOM ZEQO ,JAN QARTË PASQYRA E KOMBIT,presim më shumë,produktivitet.
Lexuesit presin një vlerë më të madhe kombëtare nga ta.Jo vogëlësira debate me “Luan” që jan kthyer në kone që vetëm lehin për interesa të stanit të ILIR MONIKA KRYEMADHI ,BERISHOVIÇIT ,LULASHIT që është me shërbim delivery picash për Saliun e Presidentin ..
Z. Viktor .Ne gazeten Dita je nje ze i fuqishem duke dhene nje kontribut te vecante per konsolidimin e demokracise ne Shqiperi .Fal dhe stafit te gazetes sot ju jeni bere nga me te ndjekurit e fukarajt shqiptare. Keni trajtuar tema duke u hapur syte popullin ne nje kohe kur politika i ka verbuar .Kjo nuk eshte levdat politike por gazetareske .
Nese me lejohet ,kerkese qe e kam bere edhe para 3 ditesh ,kur gazeta publikoj mendjen e ndritur te kryetarit te Pd Lulit ,qe e kinsideron vehten si kryeministri i ardhshem , kerkova qe te mos harxhoni kohen me figura politike qe populli nuk i suporton me. Aq shume jane perfolur,si ky “mut cobani” (L.Rama ) me falni per shprehjen popullore ,sa i konsideroje me keq se epidemija e Covid -19.Cfare thuhet ne masat per luften kunder Covid-19 ,sa me shume large tyre .Covidin -30 vjecar politke e kemi degjuar dhe skemi me oreks te degjojme mbi epidemin politike shqiptare .Nuk ka ne Shqiperi intelektual te kesaj fushe qe te degjojme mendimet e tyre .Merreni me nje tip ,qe per sojin e tij,”mut cobani” ,ka vetem nje perjashtim . Ai eshte N.Boanparti i Frances dhe S.Musaj i shqiptarve . Me falni se lash jashte ketije vlersimi “Herojne e Kushtetutes” te madhin President I.Meten .
A e kuptoni se c’po ndodh! Ajo qe ka ndodhur me Saliun ne 97 . Sa na dilte Saliu ne Tv te gjithe e peshtynin ekranin . Bile ju propozua firmave, qe prodhonin Tv, tu vinin dhe fshirse xhami .Disi u qetsuan me Saliun , jo se ja kane falur zullumet , por populli pret kur ketyre tu vihen koqet ne bige nga sistemi i ri i Drejtesise me ndihmen e Aleatve tane .
Me nje fjale i nderuari Viktor boll me keta tipa se, populli ,per te cilin ju i jeni perkushtruar me shkrime e komente ,eshte i tej ngopur.Do me thuash jemi ne demokraci dhe nuk ka kufizime per Medjat . Une nuk te detyroje te vesh kufizime apo te ndalosh ,por te seleksjonosh ato qe sot ne kemi me shume nevoje
.Ja po te jap nje shembull .Sot ne bote nje nder veprimet humane te poloitikanve boteror eshte gjesti i tyre te lene pagen ose te pergjysmojne ate ne interes te qellimit te perbashket . Ju pse nuk merreni, deri me detaje , me keta tane se si i jane pergjigjur kesaj nisme boterore. Do shikoni se sa me nevrrere ose levdata shqiptaret do te shprehin qendrimin e tyre qe eshte dhe politike .Kjo tabllo do te ndihmoje shume shqiptaret te distancohen dhe politikishte me te keqen tone qe spo arrijme te dalim ne konkluzjonin pse shqiptaret bejne vend numero per 30 vjete . Kjo levizje ,ne se behet pozitiivshte ,do te perfshije dhe shume shtresa te tjera te popullit per nje qellin te mire te perbashket . Une si nje qytetar i thjeshte do te kontriboja duke lene 3 pensjone per kete inisjative .Kjo levizje e solidaritetit ,pamvarsishte kontributit dhe zgjidhjes se problemit, qe ka pllakosur vendin nga Codi -19,ku akoma nuk dim grafikun e perhapjes se saj ,do te ndryshoj shume raporte qe ne kemi dhe aderojme te ndryshojme .Jane momente qe bota ,nga eksperienca e saj ka ndryshuar raporte .
Lexova dhe materialin qe trajton perpjekjet tona ,me ndihmen e Aleatve te asaj kohe, per luften kundet Malarjes ne Shqiperi qe ka bere kerdine .Me beri cudi, se shume mendje shkurter, mohojne dhe ato pak perpjekje te Zogut dhe te kohes se komunizmit .Nuk vlersojne se cmund te beje nje popull i bashkuar por kontributin ja kushtojne sistemit .Pra atje ku populli nuk orjentohet nuk ka mundesi te realizohet suksesi. Medjat ne kete raste luajne nje rol te rendesishem qe dhe mund te permbysin gjendjen per te miren e nje populli .
pse te mos hapim mbase dhe per here te pare, nje.. diskurs, madje ne shkalle globale ?
kush quhet intelektual ?
si ka mundesi qe intelektual, quhet kush, te tjeret i quan; dru me pre, byth gris, zorr that, pa buks, katunar malok etj etj terma pegorativ ? dakort . kur keta tipa bejne si intelektual, prepotent, arrogant, dinjitoze, kryelart, meritarist (fjale e re), gjithedites etj. te vjen t’ua shqyesh bythen . Ama kur jane “intelektual” te te afirmuar dhe intelektualizmin e vete, e perdorin si arme per te jetuar si sheik, bejlere, bos, “vipa” etj. shkurte si Parazite, duhet te quhen kafshe me …dy kembe .
Z. Viktor, faleminderit per kapjen e temave, trajtimin me pjekuri, realizem dhe fakte te pa mohushme dhe stil te klasit te pare. Me vjen keq qe u ka rene per pjese te merreni me figura te uleta. Po ferrat te zene kembet dhe duhen djegur. Urimet me te mira!
Shkrim fantastik!
Nuk ka miqesi te perjeteshme. Ka interesa te perjeteshme per disa njerez…
Ketu duhet kerkuar edhe ”aresyeja” e largimit te ketij luanit me vesh szamari nga PS tek lsi. Ajo levizje politike ishte thjesht per kalkulim pazaresh, shitje-blerje apo kembim valute me interesa te larta fitimi per veten, absoputisht per veten…
Tek Edi Rama ky fare ”luani” nuk mund te kishte te ardhme privilegjesh e biznesi, per shkak se pati renie drastike, etike dhe morale, kur ishte minister i brendshem i PS.
Per thjesht interesa vetiake eshte kapur me levizjen per kontrolin e burses dhe nuk mund te terhiqet dot, mbasi eshtezvetnuar ne ate mase, sa qe nuk di ku te futet.
Krahasimi me divorcin e nje gruaje kur rimartohet me nje burre te dyte më pufte nga i pari, tregon karakterin e ulet te saj. I tille eshte edhe karakteri i ketij ”luani”.
Shkrimi ka vlera te larta parimore, morale dhe etike per njerez te vendosur, te formuar, te pjekur per nje kauzë
te shendoshe. Vetem ata kane vullnetin e mire per te qendruar e perballur me dinjitet ndaj mendimit e sjelljeve te kunderta. Ketu nuk behet fjale per luanin e lsi e petrit vasilin shpifes, ish kryetar i kesaj levizjeje pazari, por per normalitetin e qendrimit te nje politikani te vertete atdhetar, largpames dhe pragmatik njekohesisht.
Falenderim, i nderuar Viktor Malaj, per trajtimin e kesaj semundjeje ne radhet e politikaneve te pasuksesshem te vendit tone.
Faleminderit DITA!
VK Malaj e njihka shumë mirë Lançen, aq mirë sa na i vë në përplasjen Pozitë-Opozitë të viteve 2005-2013 në krah të opozitës së “kokpalarëve” të 21 janarit dhe jo në radhët e pozitës që i quajti kokpalarë protestuesit e vrarë, të plagosur dhe të dhunuar prej saj.
VK Malaj je bër për VK, atyre 6-7 viteve vendosju një 1 para. Për të qënë brënda, dhe pasi tia kesh vendosur?! Pshurri shkrimit tënd sipër. Nuk mund të shprehësh habi për veprimtarinë politike 17 vjeçare të dikujt. Ajo është jeta e tij, është ai vetë. Nuk mund të bëjë njeriu 17 vjet gabim, as 6 vjet. Janë shumë.
Zoti Malaj e ka favorizuar shum Z. Luan Rama kure i thote: “Si ia ka lejuar vetes L. Rama të bëhet anëtar dhe bashkëdrejtues i një partie e cila bën koalicion me një parti që i ka vrarë “dikur” 4”
Po mire z. Viktore perse vetem kater veta ka vrare kjo parti.?
Kjo parti qe me daljen ne skenen politike e drejtuar nga nje kriminel me Damke qe emrin e ka Sali Ram Berisha nuk ka vrare vete kater veta pore duke filluar me 2 Prille te viti 1991 ka vrare, 4 veta ne shkoder, nder me kryesori Arben Brocin drejtues i levizjes per demokraci ne Shkoder.
Kjo Parti me Naften qe i dha Serbeis ka vrare me qinda vllkejzer tane ne Kosove duke e ven ne levizje maqinerin serbe me Naften tone.
Kjo Parti ka vrare 26 -veta ne Gredec madje ka djegu edhe femij duke lojture ne oborrin e tyre.
Kjo Parti Vrau ne vitin 1997 3000 veta nga renja e skemave piramidale. Kjo parti Vrau Remzi Hoixhenb drejtues te UCK-se. Kjo parti ka dhen edhe Detin Greqise e plote plote rreziqe te tjra qe i solli shqiperise.!
Pra nuk jan vetem kater veta pore te zezat e saje nuk kan te numeruar/
Z. Luan Rama te gjith keto i dine i ka diture dhe nuk ka shqiptare qe nuk i dine sepse te gjith pjesa me e madhe i kan perjetuar ato.
Pra Luan Rama ka ven ne plan te pare egon e tije per pushtet. Egon e tije per karjere dhe nuk ka pyetur ase dje ase sote se ku po shkon dhe ke po mbron.
Ndaj keta soje nuk kane asnje mundesi per tu ngjitur ne lartesin qe kerkon koha.!
Eh mor Viktor djali,
Qe shpesh ke ngjyer penën,
Shume te ka rene halli,
Te shpetosh Luan-rrenën.
Nuk ia ke thene keq,
Pse “u martua” gjetke,
Nje presje s’u heq,
Gjitheçka e vertete..
Veç nuk me vjen mire,
S’di pse i ben naze,
Kur ne fund te shkrimit,
Per te ndjen “keqardhje…!?
Kur “martesa”‘ e dyte,
Me deshire eshte bere,
A thua se s’i njihte,
Ne soj e ne sere?!
A thua nuk e njihte,
Ai Tit Vasilin,
S’njihte Brahimllarin,
Monen dhe Ilirin?!
Por kur tjetri niset,
Veç nga ligesite,
Ben dhe dhjete matesa
Boll qe ndreq ujditë.
Edhe ky Luan Rama,
Djale i pispillosur,
Per pak bythelepirje,
Zananë se ka susor.
Gjasme kish faj Edi,
Ndaj demek u prishen,
Dhe me mire na qenka,
Kur rri me Berishen…!!
Eshte çeshtje morali,
Çeshtje dinjiteti,
Kur te prin pazari,
Dhe leku tek xhepi…
Kur te prin pazari,
S’pyet per ideale,
Mjaftojne lezetosjet,
Bredhja per fustane…
Se sa mend ka Luani,
S’besoj t’mos e dish,
Por ne e ke mik,
Fundja, mos e prish.
Per fjale te medhaja,
Zor te gjesh nje tjeter,
Veç hipokrizine,
E ka huq te vjeter.
Nuk e di dhe nuk me intereson se cfare pergjigje i japin gazetarit, po kuptohet antaret te poshteruar te LSI-se i kuptoj sepse jane bere me lek po skane pike morali,sepse burat e LSI-se ua ka ul te brendshmet Monika deri ne fund te kembeve .Per mua ky shkrim eshte nje nga perlat e analizes qe i behet tipave te till qe une i permenda me lart.Thene troc dhe me eleganc nga gazetari ate qe ne e mendojme dhe e shprehin perdite.ne do te dini se sa vlere ka buri antaresoje te LSI-ja dhe pastaj martohu me te,po qe se ke moral,po qe se ne familjen tende qarkullon fisnikeri
Shpesh ben shkrime te mira ky Viktor Malaj por ketu ia ka fut pordhes. Po mire, ky Rama i LSI pse nuk e konkuroi Ramen nga brenda PS por shkoi tek nje parti qe dihej qe eshte koke e kembe e korruptuar?
Faleminderit i nderuar Viktor ,per kete shkrimin tuaj. Shkruani per temen e principit ,qe duhet te kene politikanet . Haroje Z Viktor ,idealizmin ,principin .
Kur i drejtoheni Luan Rames ,dhe sinqerisht keni te drejte i nderuar z Viktor ,duhet ti drejtoheni te gjithe katovicareve mbare ,te ketij tranzicioni post komunist Njeri eshte me mut se tjetri ,tme falni per fjalorin .
Nuk dua te zgjetem se ka shembuj te pa fundeme edhe me se te turpeshme ,per te gjithe keto birbo politikane ,qe i dine dhe i kuptojne edhe bebet e kopshtit ne foshnjore .Prandaj ???
Faleminderit per kete shkrim i nderuar Z Viktor.
Gjithe kjo llafosja e sterzgjatur e Viktorit bere sepse i vjen keq qe Luani la hajdutet e PS-se se Mamices e te Skenderbeut per te Shkuar tek Likja dhe Mona?
Po ne fund te fundit shkoi nga nje pale hajdute tek nje tjeter o Viktor militanti prandaj nuk ka vend per moral sidoqe te zgjidhte.
Deri me sote Rama nuk eshte cilesuar si hajdute. Tolli i ka derguar 10 komisione dhe asnje leke me shkelje nuk e ka zene.
Tani duhet te dallojem hajdutin e vertet se ne se i futim te gjith me nje these athere do te ngelemi pa pike referimi per ta percaktuar hajdutin e verte.!
Zoterinj komentues.,komentoni shkurt dhe qarte, pasi nuk kemi durimte kexojme…! “Vapa “ka ikur me me Gustin, nuk e kuptoni..?