Letër e nënshkruar te DITA
Kështu shkruante Branko Merxhani te “Iliria” në vitin 1934. Jemi të shtrënguar, thoshte ai, me dashje ose pa dashje të ecim për në Oksident. Po kjo ecje nëpër viset e Oksidentit nuk lypset të ketë kurrë një kuptim imitimi. Ecja jonë të jetë një ecje triumfale drejt parimeve krijonjëse të jetës sonë kombëtare. D.m.th nga Oksidenti kemi për të marrë vetëm metodën e punimit, vetëm qytetërimin po kurrë kulturën. Pra parimi i sinqertë i kulturës shqiptare është i fshehur në shpirtin e pazbuluar e të papunuar të kombit.
Në 300 ditët e rilindjes presim të shikojmë ku është kultura në shpirtin e pazbuluar të kombit. Ka shumë Mballoma! Ja shiko policin e rrugës. Porsa ka marrë shërbimin bisedon me fqinjën e buzëqesh në mes të rrugës duke ndaluar trafikun e duke e pyetur si është gjyshja sot!? Shiko personelin e qendrës shëndetësore të lagjes, e cila paska kohë të pijë 7 kafe në orar të punës e nuk evidenton shumë të moshuar që kanë nevojë për shërbim. Shiko mësuesin që nuk tregon interes se nxënësit shkruajnë e lexojnë me gabime. Mballoma kemi dhe në jetën njerëzore. Në librin “Përpara gjyqit” të historisë të Xhelal Staravecka gjeta një thënie të madhe që dua ta ndaj me lexuesit e gazetës Dita: “…Dua të dënoj krejt pjesëtarët e mbrojtjes së kafshëve se janë hipokritë kur tregohen të dhembshur me kafshët, kurse ne jetojmë në fazën e barbarisë me njëri tjetrin”. Mos ka ardhur koha për të ndihmuar njerëzit që s’kanë bukë të hanë, që vuajnë e kërkojnë të punojnë? Këtu nuk ecet me mballoma. Këtu duhet ecur me baba ligjin, e nënë dijen dhe punën. Nga Vasil Puci, Durrës.
