Qeveria parashikon ashpërsimin e masave në luftën e saj kundër informalitetit.
Ministri i Financave Shkëlqim Cani ka prezantuar sot në komisionin parlamentar të Ligjeve, nismën e re ligjore që synon ashpërsimin e luftës kundër këtij fenomeni.
Cani tha se për shkeljet hiqet gjoba dhe zëvendësohet me masë penale. Ai bëri me dije se për kontrabandën e mallrave do të kryhet deri në tre vite burg, ndërsa për kontrabandën e vlerave kulturore deri në 10 vite burg.
“Projektligji parashikon ashpërsimin e masave në luftën kundër informalitetit dhe kontrabandës. Hiqet masa me gjobë dhe zëvendësohet me masë penale. Parashikohen dy lloj shkeljesh, shkelje në dogana dhe shkelje në tatime. Kur ka çështje të përsëritur ose në bashkëpunim masa e dënimit ashpërsohet nga 5 deri në 10 vjet burg. Kur tregtohen mallrat kontrabandë gjobë ose burg deri në 3 vite.
Largimi i mallrave pa leje në zonat doganore vepra penale shkon deri në 7 vite burgim. Kur futen biznese të paregjistruar, pa kasë fiskale apo s’kane lëshuar faturë tatimore ose s’kanë regjistruar punonjësit, këto janë raste të shmangies së qëllimshme ndaj ne kërkojmë ndjekje penale deri në tre vite burgim. Gjysma e bizneseve janë në informalitet ndaj kjo solli dhe masat e marra nga qeveria”, theksoi Cani.
Ndërkohë, deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi deklaroi se qeveria ofron si zgjidhje burgun për të mbushur arkën me 200 mln dollarë evazion fiskal. Ai tha se janë 29 amendamente që parashikojnë ashpërsimin e dënimeve për evazion.
Në komision po diskutohen ndryshimet në Kodin Penal.
A juve ju do q!re gjithcka mbare e prape te gjitheve sic jeni,ashtu tufe.
HAJDE RILINDJE HAJDE.