Të gjithë që janë në prag të marrjes së patentës, apo ato që po planifikojnë ta marrin atë, e dinë më së miri se sa zgjat të marrësh kartonin. Plotë 15 ditë që është dashur të presin njerëzit të cilët e përfundonin kursin e teorisë dhe praktikës, ndërsa prej më datën 15 gusht nuk do të jetë më lodhja dhe stresi i kësaj pritje pasi do të zgjasë vetëm 30 minuta për ta marrë atë.
DPSHTRR ka njoftuar se kartonat, dublikat, rinovimet apo hera e parë që pas marrjes së provimit është e mundur të tërhiqet vetëm për 30 minuta.
Ndryshim ky që do të nisë me Tiranën, e cila është një prej bashkive që lëshon rreth 50% të patentave në total, por sigurisht që ky ndryshim do të vazhdojë edhe me qytetet e tjera ët Shqipërisë.
Gjithashtu DPSHTRR ka njoftuar se kjo procedurë e lehtësuar 720 herë në kohë, nuk do pasojë me tarifa shtesë.
“As mik, as bakshishe, jo privilegj por e drejtë për të gjithë!” shkruan DPSHTRR në njoftim.
POSTIMI I PLOTE
Aplikon për kartonin, dublikat, rinovim apo hera e parë pasi ke marrë provimet? Nuk tallemi – e merr po atë ditë, pa ardhur 2 herë!
Risia starton me Tiranën që lëshon ~45% e nr total! (kjo do ndihmojë që edhe me qytetet e tjera të ulim shpejt kohën!)
Pajisjet e reja dhe sistemi e DM i gjithë përditësuar, investime strategjike e të konsiderueshme të DPSHTRR, shpejtojnë shërbimin për qytetarin!
Në Nëntor 2018 ky proces vononte 15 ditë! Punuam, zhvilluam, programuam dhe ri-investuam nga të ardhurat që sot Tirana të shërbehet 720 herë më shpejt!
Në 2018-ën dy muaj u bllokua fare prodhimi, u bë torturë për qytetarët! Në 2019-ën deri sot asnjë ditë bllokim shërbimi!
As mik, as bakshishe, jo privilegj por e drejtë për të gjithë!
Oh se harruam! – PA TARIF EKSTRA! ???✌️?
b.b/dita
