Jo me vulgaritete

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

Pushteti dhe prepotenca që pjellin vulgaritetin. Ky i fundit e ka zanafillën në injorancë e në mungesën e fuqisë argumentuese. Në një debat midis të barabartëve një shprehje apo ofendim vulgar mund të justifikohet si një moment emocional. Ai është krejtësisht personal dhe nuk është i “armatosur” me kolltukun e pushtetit. Po sjell një shembull të thjeshtë. Një deputet është përfaqësues i 10.000 qytetarëve dhe është besuar prej tyre. Një shprehje pis e vulgare e tij në kuadër publik nuk është më personale. Dëgjova debatin me Kryetarin e Bashkisë. Unë ia kam dhënë votën me dëshirë. Mënyra se si ai replikonte me panelin m’u duk e papërshtatshme, që mos të them vulgare. Nuk kam ndonjë vlerësim për z. Guri. Edhe unë si kryetari kam mendimin se profesori i shërben më shumë vetes se qytetarëve. Por zhargoni i fjalëve i përdorur nga z. Veliaj nuk i bën nder atij vetë, por as neve që e kemi zgjedhur. Profeti

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *