SMS në DITA
Në 0689073730
Jam i kënaqur nga shërbimi dhe tarifat e operatorit të telefonisë celulare që kam zgjedhur si numër personal me kontratë, por nuk më tingëllon mirë kur numri im vihet në dispozicion të politikanëve për problemet e tyre. Na vijnë mesazhe me natyrë politike. Sot mjetet e informimit të publikut janë pa fund. Ju lutemi, jo deri këtu, boll! Na lini rehat! Na oshëtijnë veshët nga propaganda e shfrenuar. Të paktën na lini telefonin të jetë vetëm i yni.

VO.Ju kam shkruar ne faqen “LETRAT E LEXUESVS” dhe nuk me jane botuar,nuk e di arsyen,ndaj u jam drejtuar me SMS-ne e celularit personal,aty eshte dhe Nr,jone,duke menduar si korekte.MQS-jo,ju kerkojme ndjese.Ne DITEN do e lexojme.Aty ne gjejme frymzimin dhe shpresen,FALEMINDERIT.