Jo ndryshime në disa ministri, po duhet të iki gjithë kjo qeveri!

Ornela

S’e dimë nëse kanë për të ndryshuar,
ministrat në tri a katër ministri,
apo ka ardhur koha për të shkuar,
Edi Rama me gjithë qeveri?!

Që të kuptohemi mirë e më mirë,
me socialistët s’mund ta kem inatin,
po kjo qeveri e ka të vështirë,
ta çojë gjer në fund mandatin!

Nuk mund të shpëtojë qeveria,
nëse ikën Kumbarua dhe Nikolla,
tani nga të gjithë dihet historia,
është kalbur komplet gjithë molla!

Nuk them se do bjerë kjo qeveri,
vetëm nga lëvizja studentore,
por se gjithë qeverisja gjer tani,
ka qenë qeverisje antipopullore!

Partia Socialiste ka fuqi,
një qeveri krejt të re të nxjerrë,
por kjo mund të bëhet tani me qetësi,
jo kur të plasi gjithandej poterë!

Anija e kësaj qeverie po mbytet,
po e mbyt zhvatja dhe korrupsioni,
nëse deti dhe fare pak të cytet,
do thyhet copë-copë timoni!

Rama mund ta mbajë ende partinë,
ta përgatis sërish për beteja,
se sot për sot s’ka këllqe të mbajë qeverinë,
ndaj mund të promovohen figura të reja!

Nuk vjen e keqja nga fjalët e mia,
po unë fjalën kam të vetmen fuqi,
po nëse pa bujë sot ndryshon qeveria,
partia do të krijojë imazh krejt të ri!

Qeveria e re do të zgjojë,
në parti energji të reja,
dhe socialistja lehtësisht mund të fitojë,
sërish e vetme në beteja!

“Udhëheqësit” janë në konflikt me masën,
besimi reciprok keq është thyer,
Edi Rama s’e kaloi dot klasën,
dhe gjer në ekstrem na ka zhgënjyer!

Janë mijëra që me Ramën janë ftohur,
se nga i Gjati morën të gjatin,
dashuria e veteranëve ka cofur,
që kur Rama bëri bust për Mit’hatin!

Nuk tregoj dot përralla me bisht,
për të deshifruar gjithë trillet e tija,
po një gjë sot e di sigurisht,
se duhet të iki e gjithë qeveria!

P.S. Këto vargje janë shkruar dy ditë përpara ndryshimeve në qeveri.
A.DUKA

Share This Article
7 Comments
  • Gjeni je I madhi arben. E ke nje mize Kali NE bythe we komenton I pari pas vjershes see rradhes. Pobnuk besoj see the bezdis.
    Mize e rraces saliut.

  • Une mendoj se socialistet e PS=se nuk e dine se perse jane socialiste. Madje eshe nje pjese e njerezve nuk dine te thone se çfare do te thote te jesh socialist. Me shume se per bindje ideologjike njerezit votojne me pasion. Nuk e duan Berishen qe premtoi se do e bente Shqiperine si gjithe Europa dhe e shkretoi me themel. Nuk e duan Ramen se nuk beri drejtesi siç premtoi. Bile u lidh me po ata njerez te mediave apo oligarke qe me pare i sherbenin Berishes. Socialistet jane mbeshtetes te Luftes nacionalçlirimtare. Shumica e tyre vijne nga ish PPSH=ja. Te djathtet jane ata qe u pasuruan gjate kesaj periudhe anarkie dhe rrenimi total. Jane edhe pasardhes te ish ballisteve dhe zogisteve. Prandaj Partia Socialiste sot nuk e di se perse quhet socialiste. Prandaj Rama nuk mund te ike, pa ikur me pare nga kryetar i PS=se. Por edhe sikur Rama te iki, Partia Socialiste ka vdekur. Sigurisht qe ajo ndofta flakeron ne ndonje zemer veterani apo militanti, por kryesia e saj as qe do te ia dije per idealin socialist. Atyre u mjafton qe jane kundra Berishes. Normal se keshtu nuk ua merr njeri as torten as timonin. Prandaj thirrja e Ben Dukes eshte thjesht patetike.

  • Nuk u prishem me Edushin per punen e Mit’hadit, me kete le te meret shoku Muharrem, se e ka ne terezi ai, po’ halli eshte, per mua, te pensionet, se nuk do fluturojme me presh…gjithe jeten. Ama nuk na rriten pensionet, aq me ben se kush qendron lart.

  • Arben Duka je shqiptar i MADH!
    Por Edi Rama na ra per pjese duke na mashtruar se po t’i jepnim tepsine do gatuante per dite per ne!
    Por ai edhe tepsine e vodhi e jo qe nuk gatoi as..qepe te egra per ne!
    Rama ka qene pa ideale,bile pasi moli lopen socialiste te Enver Hoxhes,u sul me vrap te milte edhe lopen kapitaliste!
    Mire qe e moli,por na la pa buke e qumesht,na hodhi ne rruge,na perbuzi,na talli dhe tani derdellit se na duhet mandati i trete!
    Te ardhte MANDATA o ballisti Rama!

  • KJO ESHTE QEVERRI KURVASH, PROSTITUTASH…SI DHE VET KRYPROSTITUTA…ME TEZET, E HALLAT, KUSH I FUT PUTANAT NE POLITIKE…PARTI PUTANASH, TE DEGJENERUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *