Jo në kalendat greke

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

 

Para pak ditësh, mu desh të shoqëroja një mikun tim të sëmurë, për t’u vizituar në Repartin e Gastrohepatologjisë, ku mjekja specialiste i rekomandoi të bënte kolonoskopinë. Me rekomandimin e mjekes, pacienti u paraqit në Repartin ku afrohej ky shërbim, për t’u njohur me datën dhe orën e kryerjes së ekzaminimit, afate pritjeje që shkojnë mbi dy muaj. Pra, një zgjatje kohe e pajustifikuar, kur për këtë lloj ekzaminimi pacientit i kushtohet rreth 15 min. Vonesa prej dy muajsh, e përkthyer ndryshe do të thotë që nëse një pacient mund të jetë i prekur nga sëmundje tumorale, kjo vonesë agravon më tepër sëmundjen, kur kryesorja për këto lloje sëmundjesh është të kapen në kohë. Por e thëna me të bërën qenkan larg. Ministria e Shëndetësisë duhet të jetë më e ndjeshme për këtë problem madhor. Përshëndetje DITA, Ymka, Pogradec

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *