Dërguar me email
Disa fjale per ate qe nje gazete e kishte quajtur “revolte e socialisteve veriore”. Mendoj se eshte shume me helmuese se sa duket. Nuk eshte thjeshte mendim ndryshe brenda nje partie. Do ishte krejt normale ne kushtet e demokracise. E keqja shkon shume me larg: ndasi vellezersh. Paradoks. Turp i madh. Veri e Jug.C ila ligesi nuk ka perfituar nga ky koncept ndasie qe na ka munduar prej shekujsh. Si mundet qe nje shqiptar te luftoje atdheun e vet me kete arme te ndyre e vellandarese.
Nuk jam tifoz i ndonje emri qeveritari qofte ky edhe z.Tahiri. Por akuza per tepelenasit e policise nuk është me vend. Ështe vendimtare te mos i shohim nga krahinat qe jane por nga puna qe kryejne.
Mjere e keqja e mbjellur. Frytet e saj jane vetëvrasese. Shqiptaret jane popull me aftesi te pazakonta mbijetese. E kane treguar ne nje mije raste: Kjo veti na jep te drejten e sigurise per te ardhmen. Mallkimi e bekimi ecin ne te njejten anije: Lum kush fiton bekimin e nje kombi. Mjere te mallkuarit.