Prej kohёsh kafeneja, ose mё modernisht lokali, ёshtё kthyer nё vendin gjeometrik tё shoqёrisё shqiptare. Tё gjitha llojet e marrёdhёnieve shoqёrore, herёt e vonё, takohen nё lokal pёrballё njё kafeje. Lokali, pit stop-i dhe skena e shoqёrisё shqiptare, atje ku marrёdhёniet marrin energji, atje ku marrёdhёniet marrin jetё e dukje.
Deri dje, lokalet e mbushura plot e pёr plot shiheshin si faqja e dukshme e papunёsisё, si pasojё e varfёrisё. Njerёzit nuk kanё punё, nuk dinё si ta kalojnё kohёn, nuk kanё ku shkojnё, marrin njё kafe dhe rrinё orё tё tёra duke biseduar me shokё e shoqe, ose thjesht duke lexuar gazetёn. Kёshtu thuhej.
Mirёpo ky model interpretimi linte jashtё njё kategori tё majme klientёsh, ata qё punёn e kishin por e kalonin kohёn nё kafene. Zakonisht nё punё shteti, kёto e shndёrronin lokalin nё shtojcё tё zyrёs dhe me kafen pёrpara realizonin strategjinё e mprehtё tё public relations. Askush nuk e fsheh dot se lokali e ka sharmin e vet. Ёshtё vend asnjanёs, e relakson bisedёn, ia heq formalitetin, i vajos mekanizmat e marrёdhёnies. Por jo çdo takim ka nevojё pёr mjedis joformal.
Është e patolerueshme që “muhabetet” e shtetit të bëhen lokaleve sic shohim shpesh që po ndodh, sidomos në rrethe.
Email në adresën
