Një emër i bukur, dhe vetëm kaq. Prisja në emisionin e Klanit të shikoja dhe dëgjoja një specialist mjedisi dhe arkitekt me emrin Jamarbër Malltezi. U zhgënjeva dhe u befasova. Një Jamarbër me zë laraske që imitonte rënien e violinës. Pse kështu janë Jamarbërit? “Arbëri” na nxori së pari Kushtetutën, të cilën e tundte dhe vetëm e tundte.
Merri me radhë gjërat o “Arbër”. Po ti ishe në pushtet 8 vjet dhe s’e zbatove Kushtetutën o “Arbër”.
Po çfarë kujton o “Arbër”, se brenda një viti do prishin ndërtimet e paligjshme? Po me Kushtetutë ndodhi Gërdeci o “Arbër” . Ndodhi 21 Janari, ndodhi gropa ekonomike që po e paguajmë. Gjysma e qytetarëve me Kushtetutë nuk paguanin energjinë elektrike dhe ti s’fole fare o “Arbër”.
O “Arbër”, përpara teje kishe një zonjë të nderuar dhe ti nuk e le fare të fliste. Dëgjo së fundi o “Arbër”. Fotot që nxore në album të demaskuan, ato ose ishin objekte të prishura ose të legalizuara, apo objekte që kishin radhën për t’u prishur. “Arbër”, në emision kishe ardhur i papërgatitur. Tani që u zgjodhe në organet drejtuese të PD-së me të tillë aguridhe siç je ti, SHQUP-i do ketë rezultate të kënaqshme. Një arkitekt si ju e pështirosi aq shumë emisionin sa mendoj se je bërë për t’u mëshiruar.
Kishe një mundësi o “Arbër” që nuk e realizove dot, prandaj mos dil para ekranit, çdo gjë e fëlliqe.
Me ato që the fjalë për fjalë ndërro dhe emrin nga Jamarber në Jamarbëreshë se të ka lezet. Mos harro violinën!
Letër e nënshkruar,
Vasil Puci, Durrës
