Jo vetëm birra dhe salçiçe, ja çfarë duhet të dini për Oktoberfest

Ornela

Po, dihet që bëhet në nder të birrës, por ka më shumë…. Nuk mund të pish derisa të urdhërojë kryebashkiaku, është anuluar 24 herë në më shumë se 200 vjet histori, lejohen vetëm birra vendase dhe pjesa më e madhe e festës ndodh në shtator edhe pse emri tregon për një festë tetori (Oktoberfest). Për më tepër, fillon këtë të shtunë…

7 milionë litra birrë, më shumë se 6 milionë njerëz, 200 vjet histori, 800 milionë euro të ardhura, 120,000 salçice… Shifrat e festivalit botëror më të rëndësishëm të  birrës janë të mahnitshme. Parajsa për dashamirësit e kësaj pijeje vjen me fundin e verës, në formën e kanave të mëdha prej qelqi, këngëve dhe valleve, salçiçeve, rosto pule, galeta me xhenxhefil dhe madje edhe atraksione të tjera. Por për ta jetuar këtë festival si një bavarez i vërtetë duhet të mësoni edhe nga origjina dhe traditat e tyre.

Origjina e festës vjen nga një dasmë

Ishte tetor 1810 kur Princi Ludvig i Bavarisë dhe Princesha Teresa e Saksonisë vendosën të ftonin të gjithë qytetin në dasmën e tyre. Dasma zgjati pesë ditë dhe kishte moton: pije për të gjithë. Por pas vetëm tetë vjetësh filloi të shërbehej birrë. Ky festim ishte aq i suksesshëm saqë u bë një festival vjetor dhe është anuluar 24 herë kryesisht për shkak të luftërave apo epidemive të kolerës.

Vetëm birrë lokale
1473417792_extras_ladillos_1_0

Vetëm birrat e prodhuara në afërsi të Mynihut kanë  vend në këtë festë. Klubin e shquar e përbëjnë: Augustiner më e vjetra, që as nuk eksportohet as nuk reklamohet; Paulaner, më e reja dhe ndërkombëtare; Spaten, e njohur për birrën e  grurit Franziskaner; Hofbräu; Hacker Pschorr; dhe Loëenbrau. Secili prodhon një birrë të veçantë për këtë rast, të njohur si Oktoberfestbier me 0.6 – 1.1% më shumë alkool dhe më shumë sheqer sesa birra normale gjermane.

 

Nuk hanë vetëm salçiçe

Edhe pse salçiçet, sidomos weisswurst janë tipike në Munih dhe hahen në këtë festë, më të shiturat e e Oktoberfest janë pulat e pjekura dhe kroketat, mishi i derrit, peshku, bërxollat e viçit dhe galetat me ngjyra që shërbejnë për të mbushur stomakun e pijetarëve të uritur. Dhe për më hamësit ofrohen shumë ëmbëlsira: fruta ta thata të ëmbëlsuara, pambuk sheqeri, akullore me shije të shumta ose fruta të zhytur në çokollatë (Schokofrüchte).

Ruani tavolinën njësoj si jetën

1473417792_extras_ladillos_2_0

Në Munih tavolinat duhet t’i mbroni si vetë jetën. Ai që shpërqendrohet për një çast mbetet pa vend.  Dhe kujdes pa një vend s’ka as birrë e as ushqim. Dhe harrojeni të pini në rrugë ose jashtë një tende, në se nuk doni të keni probleme me policinë. Është më e rekomandueshme të rezervoni përpara dhe të shkoni para orës së planifikuar pasi mjafton një minutë vonesë dhe tavolinën tuaj e ka marrë dikush tjetër më i shkathët. Nëse nuk keni rezervim, mund të shkoni në 6 apo 7 të mëngjesit për të mbajtur radhë për një tavolinë.

Festën e hap Kryetari i Bashkisë

Askush nuk pi derisa kryetarit bërtet “O ‘zapft is!” (tani hapet), që ndodh pas një rituali tipik në çadrën Schottenhammel. Dhe, me jo më shumë se dy goditje duhet të thyhet fuçia dhe të mbushet kana e parë e Oktoberfest për të inauguruar festivalin. Nga ai moment fillohet të shërbehen në mënyrë të shfrenuar mijëra litra birrë për 16 ditë pa ndërprerje, dhe për një çmim mesatar prej 9 euro për litër. Festa zhvillohet në sheshin Shën Teresa ose Theresienëiese (Wiesn) dhe hyrja është falas.

Fëmijët janë të mirëpritur

1473417792_extras_ladillos_3_0

Edhe pse birra është qendra e festimit, fëmijët mbi 6 vjeç janë të mirëpritur në festë dhe me siguri që ia kalojnë shumë mirë në parkun e madh të atraksioneve. Shfaqje teatri dhe marioneta, qitje, vallëzim dhe muzika tipike janë gjithashtu pjesë e panairit. Nëse adhuroni emocioneve të forta, atëherë mos dyshoni të hipni në të famshmin Olympia looping me pesë xhiro infarkti dhe për stomakë të fortë. Natën, mijëra drita me ngjyrë ndriçojnë të gjithë vendin duke krijuar një atmosferë festive.

Kujdes sendet

Kujdes sepse bëhet kërdia me sendet me vlerë, kjo falë alkoolit që derdhet si uji dhe turmave të mëdha. Mijëra pasaporta, kuleta, telefona, veshje, unaza martese, proteza… janë sendet që humbasin zakonisht. Në një vit një vizitor ka thënë të humbi 50.000 euro kesh.

Përtej Mynihut

1473417792_extras_ladillos_4_0

Festivali i birrës është ndërkombëtarizuar aq sa qytete të ndryshme në mbarë botën kanë një “oktorbfest” aq tradicional sa ai bavarezi. Oktoberfest në Blumenau, që u krijua për të rikuperuar ekonominë e këtij qyteti, përfundoi duke qenë festivali i dytë folklorik i Brazilit pas Karnavaleve të Rio de Zhaneiros. Por kush do të besonte se në gjigantin kinez, në qytetin e Qingdao, bëhet Oktoberfesti i dytë më i madh në një fushë prej 20 hektarësh.

 

(Oktoberfest zhvillohet nga 17 shtatori deri në 3 tetor)

/DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *