Bill Gates nuk ka qenë thjesht një person i fiksuar pas kompjuterëve dhe programeve. Përkundrazi, ai ka qenë një beqar që shkonte në klube striptizmi dhe shpesh herë i merrte ato në shtëpinë e tij në Seattle.
Kështu shkruan biografi i tij James Wallace, i cili ka shkruar dy libra për Bill Gates në vitin 1990, pak pasi ai u bë miliarderi më i ri në botë.
Ëallace ngre dyshime nëse Gates do t’i rikthehet sërish asaj mënyre jetesë tani që është divorcuar.
“Shumë nga të rintjë që themeluan Microsoftin në atë kohë, ishin djem të rinj me bluza me njolla picash, të cilët për dy ose tre ditë i gjeje duke punuar në kodin e softuerit. Por më pas ata mbanin disa festa mjaft të egra, ku dilnin dhe merrnin striptistë në Seattle dhe i çonin në shtëpinë e Billit, ku notonin lakuriq në pishinë.” shkruan Wallace.
Kujtojmë se një nga çiftet më të pasura në botë, Bill dhe Melinda Gates kanë deklaruar divorcin, që i jep fund martesës së tyre prej pothuajse tri dekadash. Për herë të parë, çifti u takua në vitin 1980, kur Melinda iu bashkua Microsoftit.
Çifti i miliarderëve janë prindër të tre fëmijëve, Jennifer, Phoebe dhe Rory. Ata janë bashkëthemelues të organizatës Bill & Melinda Gates Foundation. Fondacioni ka si qëllim dhe shpenzon me miliarda para për të luftuar kauza të tilla si sëmundjet infektive apo inkurajimin e vaksinimit te fëmijët.

e.r/dita

Libri qe “zbulon” te kaluaren e Bill Gates qenka shkruar qysh ne 1990, po sot po e merrkan vesh ata qe nuk kane lexuar librin.
o lali
dhe për mehmetin diheshin të gjitha ato që u shkruajtën në “tabllonë sinoptike” që bëri enveri pas vetvrasjes,por askush nuk i pirdhte sa ishte gjallë!!më pas duhej dënuar dhe ja tumbetuan sa zhdukën gjithçka kishin folur 40 vjet rresht!!
tashti duhet të shkruhet diçka për këtë “divorc miliarderësh” sepse ata vetë,e kanë mbyllur pa asnjë problem!!
këta nuk kanë çtë shkruajnë dhe fillojnë e gërmojnë!!
gruaja e billit nuk ka asnjë pretendim për ndarje pasurie,jo se është speciale,por ajo ka pasurinë e vetë,të ndarë nga ajo e billit,dhe i del e tepron!!ajo ka një “peshë” rreth 70 mld!
bëhet një divorc i tillë pa bërë zhurmë!?
këtë nuk mund ta pranojë media,sepse nuk sjell para,nuk sjell klikime!kështu që duhet gërmuar dhe duhet krijuar një situatë që të tërheqë njerzit për të llapaqenëruar!
O lali – llapazani, thashe vetem qe keto gjera per Billin diheshin qysh ne vitin 1990, pra nuk kishte ndonje gje per t’u “zbuluar”. Nuk me del hesapi se c’lidhje kane keto qe shkruan ti me faktin qe s’kishte asgje per t’u zbuluar.
o lali me ?
lexoje dhe njëherë atë që kam shkruar!!
nuk kam bërë gjë tjetër veçse kam mbështetur atë që ke thënë ti!
kuptohet me më shumë LLAFE,jo llape!!
atë ? e ke për dyshimet që ke për mëndjen tënde??
O lali me censure dhe me numra, si mer me kishe mbeshtetur me me shume llafe. Une kujtoj se llafet e shumta jane fukarallek. Sidoqofte, falemnderit per mbeshtetjen. ? ka nje kuptim qe ti nuk mund ta zberthesh, vetem i madhi Alfred Cako mund te jape ndonje pergjigje. Dyshime duhen pasur gjithmone, pa dyshime kethehemi ne dogmatike. Hajt merre me te qeshur.
Prisni prisni se sa do lexoni tani per kete njeri !!!
po po
ke për të parë kur të lexojmë se pasurinë e ka bërë me shitje adrenokromi!!kot nuk e ka thënë alfred cako!!
eh zoti na ruajt nga gomerët!!
asnjë nuk flet për atë që duhet folur,por flet për gomarllëqe!
askush nuk flet për pasurinë e pamasë që ka!pasuri që është më e madhe se vlera e shumë shteteve,veç e veç,por flet për festa në rini me striptize!
festa që i bëjnë të gjithë dhe ata që nuk kanë një kokërr leku!!
“morali”ynë dënon seksin me pagesë por nuk dënon aspak,bile e lavdëron,e ngre në kult,zhvatjen e përditëshme të djersës së përditëshme të njeriut që punon!
anticensure ja ke fut kot fare tamam si tarallaket e tiranes qe marrin diplomat ne shqiperi me leke pa qene nje dite ne shkolle dhe bejne nje master ne usa apo uk nga ato qe pahu leket dhe merr dipllomen duke fjet ne klasse gjithe diten.
Po ta kete vene pasurine me djeresn e ballit i heq kapelen !!!
Ky ose me mire te them ata qe fshihen pas tij e kanen vene pasurine duke vjedhur dhe terrorizuar.
Ne mos gaboj daja ( ose nje i aferm i tij) i tij ka pasur nje nga firmat me te medha ne fushen e finanzave kontabilitetit ne Seatel dmth ka pasur informacione si leviz leku ne bote.
Presim !!!
Festat i ka bere ne Ishull ky atje ku dhe leke te kishe nuk te afronte njeri !!!
Prandaj here tjeter mos ja fut kot ………..
lali
kam lek boll,por nuk kam diplomë!!master!?
jo e jo!!
e di përse??sepse kur shikoj se si ka përfundura shkolla!?
më vjen keq të shkoj në të e jo më të paguaj për të marrë dipllomë!!
sidoqoftë punë zgjedhjeje!!
ti vazhdo e kërko për ata “që fshihen pas tij”,e shpresojmë që dhe ti të kesh mundësi të kuptosh a të të tregojnë “si leviz leku ne bote”,se ndoshta dhe ti bëneç i pasur si ky!!
festat i ka bërë në shtëpinë e tij dhe me shokët e tij!!nuk e di si i ke bërë ti në rininë tënde,por kur i kam bërë unë me shokët e mi,në shtëpinë time a në të ndojërit nga shokët,askush nuk ka mundur të hyjë përveç nesh!!nuk ishte punë paraje,ishte punë shoqërie!sepse në festa shoqërie,nuk paguhet e nuk pranohet ai që nuk është shok!!nuk e si a i bie në fije apo jo??
lali a kujton se meqënëse po divorcohet ” do të dalë pisllëku në shesh”??a thu se gruja/martesa e ka mbrojt “pisllëkun e tij??
më duket se jo!!
e ka “mbrojt” më shumë ai budallallëku juaj që shpresoni të keni ndonjë “kockë për dhëmbët tuaj”!pra për të vërtetuar se “diçka fshihet diku”prandaj ne jemi dështakë!!nuk është faji ynë por i disa maskarenjve të tillë!!
bill gejts e ka vënë paranë me të njëjtën djersë që e kanë vënë të tërë miliarderët!!
duke nxjerrë pak nga pak para nga puna e papaguar e puntorëve të tij!!
njëlloj si bezos e mask,të mos shkojmë më tutje duke përmëndur gjithë sivëllezrit e tij!!
ps:herë tjetër nuk do tia fus kot si ti!
të premtoj!!