Jo vetëm nuk dhanë zgjidhje për legalizimet, por kanë humbur dhe dosjet

Bledar Lumani

Në degën e ALUIZNI-t në Fier rezultojnë të humbura 1000 dosje të paraqitura pranë saj, që nga 2005.

Ky fakt është denoncuar nga drejtori aktual i këtij institucioni, Ervin Bushi.

Ai shprehet për Vizion Plus se këto ditë ka nisur puna për verifikimin dhe plotësimin nga e para të dokumentacionit nga ana e qytetarëve.

Delvina Zani dhe Bashkim Xhafaj nga Lushnja janë dy prej personavem dosja e të cilëve është zhdukur.

Prej disa vitesh ata nuk po gjejnë zgjidhje nga zyrat e ALUIZNI-t për legalizimin e objekteve të ndërtuara.

Dosjet e dorëzuara sipas kërkesave ligjore në zyrat e kësaj agjencie në qarkun e Fierit janë zhdukur pa lënë gjurmë./b.l

Share This Article
3 Comments
  • Bravo keshtu vazhdoni dhe 4 vjete te tjera..kane humbur….i kane vjedhur…i kane vrare se kalojne me shpejt vitet…dhe ne fund pastaj vejani faijn Lek Plepit.

  • Hajde rilindje e Humbur hajde, talluni me pupullin se litari ka per tu pritur, maskarenj jeni qe te gjith ju pushtetaret

  • Mjaf u qate. Qate sa ishit ne opozite, tani punoni, nxirrni mangesite, nese jane administrative rregullojini, nese jane penale, dergojini tek prokurorija.
    Mjaft qate, nuk ju votuam per te qare, por per te na hequr lotet nga ato qe kemi kaluar.
    Punoni !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *