Jo vetëm Reali, çmendet edhe Mourinho, gati të paguajë 250 milionë euro për Neymar

DITA Online

 

Manchester United është gati të hyjë në garë për të marrë sulmuesin brazilian të PSG-së, Neymar, duke paguar edhe një shumë prej 250 milionë eurosh, më e lartë se ajo që francezët paguan një vit më parë për ta sjellë atë në Paris.

Lajmin e ka konfirmuar sot e përditshmja britanike “The Mirror”, sipas së cilës, Mourinho është gati të bëjë çmenduri për të sjellë në “Old Trafford” yllin brazilian.

Jo vetëm kaq, por “djajtë e kuq” janë gati ta paguajnë 35 milionë euro në sezon Neymar për ta bindur që të luajë në Premier League.

Por problem është skuadra e Real Madrid, që gjithashtu e kërkon me ngulm sulmuesin brazilian, që vjet u transferua nga Barcelona te PSG për shifrën e 222 milionë eurove, rekord.

Por duket se United është duke biseduar prej kohësh me babain e Neymar, që është fans i ekipit të Jose Mourinho dhe ka shumë dëshirë që djali i tij të luajë me këtë skuadër në të ardhmen.

Aktualisht sulmuesi 26-vjeçar ndodhet në Paris ku ka rinisur stërvitjen pas operacionit, por mund të largohet nga PSG-ja pas vetëm një sezoni, për të nisur një aventurë të re.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *