Kur ndeshet me Italinë, zakonisht ndeshja për Filip Lahm përfundon mes lotësh. Kështu ka ndodhur dy herë në vitet e fundit, në 2006-ën dhe 2012-ën me të kaltrit që kanë avancuar në gjysmëfinalet e Botërorit dhe Europianit dhe me pancerat të detyruar të dorëzohen përballë një rivali të vështirë. “Është e vërtetë, italianët janë macja e zezë për ne. Kështu ka treguar historia, por do të bëjmë çmos ta ndryshojmë këtë histori në miqësoren me Italinë. Nuk duam ta trajtojmë këtë ndeshje si mundësi për t’u hakmarrë, është një test i mirë për ne, kur përpara ndodhet Kampionati Botëror”, tha lojtari. Zhgënjimi më i fundit për skuadrën e Joakim Lëv është ai i Varshavës, 1-2 në gjysmëfinalen e Europianit që u zhvillua në Poloni e Ukrainë, me Balotelin që vendosi në këtë takim me atë dygolësh fantastik. “Është e padobishme të shikojmë prapa në kohë, ajo ndeshje nuk mund të përsëritet. Edhe nëse fitojmë, nuk do të arrijmë ndonjë gjë. Në Milano do të tentojmë të jemi agresivë dhe jo pasivë. Në aspektin taktik, italianët janë mjeshtra, por ne duam të bëjmë lojën tonë. Do të përballemi me një kundërshtar të madh e të fortë dhe çdo sfidë mes nesh është sensacionale”, vijon kapiteni. Pyetjes se si e shikon gjendjen e futbollit gjerman, Lahm iu përgjigj shkurt duke thënë se ndodhet në nivel të lart dhe këtë e tregon fakti që futbollistët gjermanë janë ndër më të kërkuarit në Europë.
“Ozil mund të luajë ndaj Italisë”
Trajneri i Gjermanisë Joachim Loew shprehet optimist për një rikuperim të mundshëm të fantazistit Mesut Ozil për miqësoren e të premtes ndaj Italisë në “San Siro”. Mesfushori i Arsenal pritej të mungonte ndaj 4 herë kampionëve të botës pas gripit që e pushtoi në përfundim të sfidës së fundjavës ndaj Manchester United, sfidë në të cilën Topçinjtë u mundën 1-0. Megjithatë gripi nuk e pengoi 25-vjeçarin të udhëtojë në Munich për t’iu bashkuar skuadrës kombëtare. Trajneri i pancerave Joachim Loew, theksoi se Mesut ndjehet më mirë, dhe se do të vendosë në momentet e fundit për aktivizimin ose jo të tij. Mediat angleze raportuan se mesfushori Ozil doli pas përfundimit të sfidës së kampionatit të luajtur në “Old Traford”, duke shijuar jetën e natës, aty ku mendohet të ketë marrë dhe virozën gripale. Megjithatë vetë lojtari ka refuzuar diçka të tillë duke theksuar se nuk ka pasur asnjë problem të tillë duke qenë se edhe ndaj United ka luajtur 90 minuta të plota. Miqësorja e Gjermanisë me Italinë është vlerësuar në maksimum pasi shihet nga tifozët si një mundësi hakmarrjeje për humbjen 2-1 në gjysmëfinalen e Euro 2012 në Poloni. Ozil nuk është mungesa e vetme tek Gjermania pasi lista e të dëmtuarve është e madhe duke përfshirë sulmuesit Klose, Podolski dhe Gomez, Shveinshtaiger dhe mbrojtësin Mertesake.

Me duket se ndeshja nuk eshte ne San Siro, por ne stadiumin Giuseppe Meazza. Verifikoje dhe me kthe pergjigje.
O RYP, ESHTE I NJEJTI STADIUM
po pse e do fitoren gjermania me cdo kusht me italine .
gjermania kurre nuk do arrije qe ta rraje italine ne ndonje event europian edhe boteror sic kurre nuk e ka rrahur qekurse kane luajtur bashke per here te pare.
ja e zeme se e rrahen n ekete miqesore ,cfare u be ,asgje .
gjermania nuk arrin kurre te dale nga vetvetja sepse italianet jane komb ku e ku me me shume histori se maloket gjermane .
italianet na kane dhene qyteterimin qe ne kemi sot .
italianet futbollin e kane industri ,pune ,ne itali futbolli eshte me taktiku ne bote .
gjermanet duhet te kthehen n ekrenarine e tyre te mohuar ne vitet e arta 1972-1974 si te kombetares se tyre por edhe te bajernit te madh ,me te madh te gjermanise te te gjitha koherave .
gjermania duhet te largoje nga kombetarja lojtaret e saj qe nuk kane kombesine gjermane ,lojtaret qe 3-4 jane homoseksuale ,qe nuk luftojn edot per kombin gjerman sepse nuk ua ndjen zemra ,nuk ua ndjen shpirti.
megjithate barazimi do ishte rezultati me i drejte per sot .
por duhet te themi se gjermanet aktualisht kan elojtare me te mire se italia ,ku m ete miret jane bufon dhe pirlo por qe kane 36 dhe 35 vjet mbi shpine .
Ti qenke traineri qe i mungon kombeteres tone dhe kryesise se Akademise se shkencave Europiane.
Edhe sot i hengert … ITALISE , DHE mezi moret nje barazim .