Joe Biden: Mendoj se George Floyd do të ndryshojë botën

Leda Hysa

Kandidati demokrat për president në SHBA Joe Biden ka thënë se George Floyd do të “ndryshojë botën”.

Pas një takimi privat me familjen e Floyd në Houston për të ofruar mbështetjen e tij, Biden i tha CBS se vdekja e tij ishte “një ngjarje e nxehtë në historisë amerikane”.

“Ata janë një familje e jashtëzakonshme. Vajza e tij e vogël ishte atje, ajo që tha se ‘babi do të ndryshojë botën’ dhe unë mendoj se babi i saj do të ndryshojë botën,” tha  Biden.

Vrasja e afro-amerikanit George Floyd në duart e një oficeri të bardhë ka shkaktuar protesta globale kundër racizmit.George do të përcillet sot në banesën e fundit,ndërsa do i bëhet një ceremoni private në Houston.  Prej ditësh në nder të tij janë zhvilluar homazhe.

 

l.h/ dita

Share This Article
5 Comments
  • Boten po e ndryshon politika “Trump” dhe jo vdekja e nje zezaku.U prehte ne paqe dhe zoti qofte me Gj.LL.Eshte turp dhe mekate qe demokratet amerikane kete vdekje e perdorin per politike.Zoti do t’i denoje..

  • 555!edhe nje njeri pa shkolle e kupton qe Trumpi ndryshoi boten(nuk e di c”fare arsimi ke).Per mire a per keq nuk jam specialist te te jap pegjigje .Koha eshte gjykates.Ai ishte nje termet ne boten kapitaliste per te vene :America first.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *