Presidenti amerikan Joe Biden ka paralajmëruar se një sulm tjetër terrorist që mund të ndodhë në ditët në vijim në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, thotë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
Në një takim me ekipin e tij të sigurisë kombëtare, Biden u tha se po merreshin të gjitha masat e mundshme për të mbrojtur personelin amerikan dhe të tjerët në aeroportin e qytetit.
“Ditët e ardhshme të këtij misioni do të jenë periudha më e rrezikshme deri më tani,” tha zyrtari, duke shtuar se forcat amerikane po shikonin objektivat e mundshëm të IS-K.
IS-K, ose Provinca Khorasan e Shtetit Islamik, është grupi që pretendoi se qëndron prapa sulmit vdekjeprurës të enjten në aeroport.
Presidenti u informua se pavarësisht çdo kërcënimi, trupat amerikane do të vazhdojnë me misionin e evakuimit deri në afatin e 31 gushtit.
Misioni, tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë, do t’i jepte përparësi qytetarëve amerikanë të mbetur që donin të largoheshin, me forcat amerikane “të angazhuara në mjete të ndryshme për t’i çuar ata në aeroport në mënyrë të sigurt”.
e.sh/Dita

Ky ka zevendesuar shefin e CIA-s, si President dhe Komandat i forcave amerikane e mori dy lekshin nga pas prej talebaneve qe si armatim kane vetem kallashi
Keta kane lene ne duart e talibaneve miliarda dollare armatim.
Aty ka me shume perparesi evakuimi i dyqind qenve dhe maceve te ushtarakut britanik, sesa evakuimi i njerezve.
C´mendim ka gazetari investigativ Artan Hoxha? A do kete sulm, apo jo ?