John Newman “ndez” Tiranën për Natën e Bardhë, përshëndet me “shqiponjën”

Dita

John Newman ka ndezur Tiranën në Natën e Bardhë duke performuar hitet e tij më të fundit.

Këngëtari 25 vjeçar pritet të qëndrojë në skenën e Sheshit Skënderbej deri në mesnatë.

I ftuar nga Bashkia e Tiranës në koncerit e Natës së Bardhë Newman përshëndet shqiptaret duke u përpjekur të bëjë shqiponjën me duar

“Love me again:, “Cheating” ,“Losing sleep”, “Out of My Head” ishin disa nga këngët që artisti britanik performoi për publikun shqiptar.a

John Newman numëron katër albume muzikore në repertorin e tij dhe mbi 480 milionë klikime në kanalin zyrtar në youtube. Këngëtar, kompozitor dhe tekstshkrues i këngëve të tij dhe shumë artistëve me famë botërore. Hiti i tij “Love Me Again” u rendit i pari në “UK Singles Chart” në korrik 2013 dhe ka mbi 355 milionë klikime në Youtube.

Më herët Newman është takuar me Kryetarin e bashksië së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i ka dhuruar të ftuarit për Natën e Bardhë, “Sahatin e Tiranës”.

Aktivitete për Natën e Bardhë, do të vijojnë deri në orët e para të mëngjesit të së hënës.

 

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *