Që raporti mes Johnny Depp dhe Lily-Rose është i bukur, kuptohet sa herë që ai flet për atë. Nëse në ditët e kaluara, ai ka folur për homoseksualitetin e vajzës së tij me respektin maksimal, këtë herë në “The Graham Norton Show” ka shpjeguar që Lily-Rose është motivi që aktori viziton shpesh spitalet.
Lily-Rose Melody Depp, në fakt është shtruar në vitin 2007, kur ishte 7 vjeç. Vuante nga një infeksion Escherichia Coli, që për pak desh i mori jetën. “Ishte periudha më e errët e jetës sime”, tha aktori.
“Gjithmonë më ka pëlqyer që të shkoj të vizitoj fëmijët në spital, por pas kësaj kuptova se sa e rëndësishme ishte që t’i ndihmoja”, vazhdoi Depp.
Përveç filmave dhe roleve çuditshëm, pirati i Hollivudit vazhdon të na habisë dhe emocionojë, e mbi të gjitha nuk ka frikë që të tregojë anën e tij njerëzore përpara kamerave.
