Johnson & Johnson shkakton kancer? Gjykata e dënon me 72 milionë$ dëmshpërblim  

Ornela

Kompania më e madhe e produkteve të kujdesit personal dhe shëndetësor, Johnson & Johnson, u dënua nga një gjykatë që t’i paguajë 72 milionë dollarë familjes së një gruaje që vdiq nga kanceri në vezore.

Jackie Fox, Alabama, vdiq vitin e kaluar në moshën 62 vjeçare, pasi kishte përdorur pudrën për bebe dhe produkte të tjera për higjienën femërore për dekada të tëra.

Familja thotë se kompania i njihte rreziqet e produktit, por nuk paralajmëroi konsumatorët dhe juria dënoi kompaninë për mashtrim, neglizhencë dhe konspiracion.

Por, “J & J” mohon akuzat dhe po shqyrton se cili do të jetë hapi i ardhshëm ligjor që do të ndërmarrë.

Vendimi “shkon kundër dekadave tw twra qw dëshmojnë sigurinë e pudrës si një përbërës kozmetik në shumë produkte”, tha Carol Goodrich, zëdhënëse e kompanisë për Associated Press.

Megjithatë në gjyq avokatët e Fox paraqitën si provë një shkresë të brendshme të kompanisë të vitit 1999 ku thuhej se kushdo që mohon rreziqet mes përdorimit të pudrës dhe kancerit ovarian do të perceptohet publikisht si ata që mohuan lidhjen midis duhanit dhe kancerit”.

Gjatë gjykimit, një prej avokatëve të akuzës, Allen Smith, i tregoi jurisë studimin e Daniel Cramer, profesor i Universitetit të Harvardit. Ky studim arriti në përfundimin se pudra lidhet me shtimin e rreth  33% të rrezikut të kancerit të vezoreve.

“Kompania i dinte të gjitha këto studime, që 30 apo 40 vjet më parë”, i tha Smith jurisë.

Megjithatë familja nuk ka pohuar se pudra ishte shkaku i vetëm i kancerit, por ishte një “faktor kontributiv”, tha Smith.

Në Amerikë ka mijëra raste në pritje për të njëjtën çështje dhe pas këtij vendimi, mund të bëhen mijëra padi të tjera. Rasti i Fox është ai i dhjetëra grave që kanë ndërmarrë veprime ligjore kundër kompanisë në gjykatat e S.t Louis në vitin 2014 dhe është e përzgjedhura e para për të shkuar në gjyq.

Pudra është një mineral natyral i përbërë nga magnezi, silikoni, oksigjeni dhe hidrogjeni.

Ajo përdoret gjerësisht në kozmetikë dhe produktet e kujdesit personal.

Disa organizata të specializuara argumentojnë se lidhja midis pudrës dhe kancerit në vezore nuk është provuar shkencërisht. /DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *