Johnson kalon natën e dytë në kujdes intensiv, ekspertët: Do humbasë shumë peshë dhe forcë

J L
LONDON, ENGLAND - MARCH 22: British Prime Minister Boris Johnson gives his daily COVID 19 press briefing at Downing Street on March 22, 2020 in London, England. Coronavirus (COVID-19) pandemic has spread to at least 182 countries, claiming over 10,000 lives and infecting hundreds of thousands more. (Photo by Ian Vogler-WPA Pool/Getty Images)

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka kaluar natën e dytë në kujdes intensiv, në spital, ku ndodhet i shtruar prej mbrëmjes së të dielës, për shkak se gjendja e tij u përkeqësua nga koronavirusi.

Ekspertët janë shprehur se Johnson do duhet të pushojë një ose dy muaj, pasi të shërohet, për shkak se do të pësojë një humbje të konsiderueshme të peshës dhe forcës së muskujve, shkruan “Daily Mail”.

Ata parashikojnë se rimëkëmbja e kryeministrit pas tronditjes nga kujdesi intensiv për koronavirusin mund të zgjasë gjatë gjithë verës.

Johnson është diagnostikuar me koronavirus më 27 mars, por u shtrua në spital vetëm dy ditë më parë, pasi i thanë mjekët se gjendja e tij nuk ishte e mirë dhe shenjat e COVID-19 nuk ishin larguar.

Kryeministri po mbahet në spitalin St Thomas të Londrës “për monitorim të afërt”, tha Qeveria britanike.

Zëdhënësi i Johnsonit tha se gjendja e tij “është e qëndrueshme”.

Mbretëresha britanike, Elizabeth II, i ka dërguar mesazh familjes dhe partneres së tij, duke thënë se ata janë në mendimet e saj.

Sekretari i jashtëm britanik, Dominic Raab, i cili po e zëvendëson Johnsonin tha se është i bindur se kryeministri do të shërohet.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *