Johnson kërkon pa dëshirë shtyrjen e Brexit deri më 31 janar

Edona Llukacaj

Kryeministri britanik Boris Johnson i ka dërguar Bashkimit Europian një letër pa nënshkrimin e tij, duke kërkuar shtyrjen e afatit të Brexit, largimit të Britanisë nga blloku dhe duke bërë të qartë se kjo nuk është dëshira e tij.

Johnson para disa javësh pati deklaruar se më përpara do të preferonte të “vdiste në kanal” sesa të shtynte afatin e Brexit pas 31 tetorit.

Por, pas votimit të shtunën në parlamentin britanik, Johnson u detyrua të bëjë kërkesën për shtyrjen e datës deri më 31 janar.

Në letrat dërguar krerëve të Bashkimit Evropian, shpjegohet se si Johnson “është i detyruar të kërkojë shtyrjen e afatit pa pëlqimin e tij”, por se qeveria duhet të veprojë sipas rregullave.

“Unë e kam bërë të qartë që kur jam bërë kryeministër si dhe e kam bërë të qartë sërish në parlament sot, qëndrimin tim, qendrimin e Qeverisë, se një shtyrje tjetër e afatit do të dëmtonte interest e Mbretërisë së Bashkuar dhe të partnerëve tanë të BE-së si dhe marrëdhëniet midis nesh”, thuhet në këtë letër.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka deklaruar se e ka marrë kërkesën nga kryeministri Johnson dhe ka shtuar se “Do të fillojë konsultimet me liderët e BE-së për të parë se si do të veprojmë”.

e.ll./dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *