Britania kërkon shtyrjen e datës së tërheqjes së trupave amerikanë nga Afganistani, Pentagoni: Në komunikim me talibanët, por afati nuk ndryshon

Edlira Shehu

Pavarësisht situatës kaotike ushtria amerikane do të përfundojë tërheqjen e saj nga Kabuli më 31 gusht, por kryeministri britanik Boris Johnson ka thënë se planifikon të nxisë presidentin amerikan, Joe Biden të shtyjë afatin.

Tani për tani, Pentagoni nuk është në dijeni të ndonjë bisede mes dy liderëve, raporton “BBC”.

“Unë nuk jam në dijeni të bisedave specifike që kemi pasur në lidhje me afatin,” tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

Ai më tutje shtoi se ata janë në komunikim të vazhdueshëm me Talibanët në lidhje me aktivitetet amerikane në Aeroportin Hamid Karzai në Kabul.

Talibanët kanë kërcënuar sot me një ‘reagim’ nëse SHBA-ja ose Britania e Madhe zgjasin afatin për tërheqjen e trupave nga Afganistani.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *