Joleza, çfarë u diskutua në mbledhjen e djeshme të FRESSH-it, në të cilin ju u zgjodhët kryetare e këtij forumi rinor?
Ditën e mërkurë, më 30 korrik, në ambientet e Partisë Socialiste u zhvillua mbledhja e të zgjedhurve të FRESSH në nivel bashkie dhe rrethi. Tre qëllimet kryesore të mbledhjes ishin: Parashtrimi i punës së bërë prej FRESSH përgjatë vitit të fundit; Vendosja e piketave kyçe në kuadrin e ndërtimit të një plani pune për Forumin Rinor Eurosocialist të Shqipërisë; Krijimi i një axhende e cila do të shoqërojë dhe koordinojë organizimin e Asamblesë së Përgjithshme të FRESSH në muajin shtator. Në këtë aspekt, faktor më i rëndësishëm sesa çfarë u diskutua, edhe pse do të mbërrijmë edhe atje, ishte mënyra e diskutimit. Përgjatë takimit u vërejt një klimë mjaft konstruktive diskutimi mes të rinjve të FRESSH, të cilët ushtrojnë rolin e kryetarit të rrethit ose qytetit të tyre. Kësisoj, kjo klimë diskutimit gjatë mbledhjes së të zgjedhurve në rang bashkie dhe rrethi duhet të shihet si simptomë e një forumi të maturuar. Këtë vit FRESSH po përbën çdo javë e çdo muaj lajm për shkak të aktiviteteve që organizon, si FRESSH Debat, FRESSH Film, FRESSH Talk, KRS, Beograna, ndërsa kemi arritur me sukses të shmangim klimën e tensionuar që ka shoqëruar, me apo padashje, paraardhësit tanë. Tashmë mund të them, me krenari, se FRESSH po i ngjan një forumi rinor të Gjeneratës së Re. Ne gjatë mbledhjes folëm për këto arritje të konsiderueshme përgjatë vitit të fundit. Folëm për nevojën që këto aktivitete t’i shtrijmë në të gjithë qytetet e Shqipërisë. Kjo është një nevojë jo vetëm elektorale, pra për të përmbushur me sukses misionin elektoral të 2015, por edhe për të krijuar një frymë që do të vazhdojë edhe kur ne të jemi shumë të vjetër për të qenë pjesë të FRESSH. Duam të krijojmë një forum që i reziston kohës. Aktivitetet dhe bindjet e miqve tanë aktivistë e kanë vërtetuar deri tani këtë trend. Së dyti, diskutuam për dy vendet vakante në kryesinë e FRESSH. Tashmë nevojitet një Nënkryetar për Zonat Rurale dhe një tjetër për Universitetet. Një nga propozimet unanime për Nënkryetar të Zonave Rurale ishte Ermal Pacaj, kryetar i FRESSH Lezhë. Kjo do të diskutohet në mbledhjen e radhës të Asamblesë së FRESSH. Diskutuam për nevojën që të rifreskojmë statutin tonë, për ta bërë atë koherent dhe integral me rrethanat e reja me të cilat përballen sot të rinjtë e vendit tonë.
Në këtë mbledhje ju u zgjodhët kryetare e forumit. Si e pritët këtë përgjegjësi?
Ndjeva se mora mbi vete një përgjegjësi të madhe. Në mbledhje ne diskutuam në lidhje me kryesinë e FRESSH-it. Jo më kot kjo është një pikë të cilën e kam vendosur të fundit në këtë parashtrim. Normalisht që bën bujë lajmi se u përzgjodha unë të drejtoj FRESSH deri në zgjedhjet e radhës, pasi çdo herë media dhe opinioni publik gjen simbolikën e një forumi, qoftë ai i majtë apo i djathtë, përmes kryetarit të tij. Por fokusi përgjatë gjithë takimit tonë ishte puna që duhet të bëjmë në sezonin e ri që nis në shtator. Kësisoj, puna jonë në grup ka vërtetuar këto kohë të jetë më e rëndësishme se individi. Ne jemi një ekip, një frymë. Për këtë jam shumë krenare, ndaj falënderoj gjithë të rinjtë që kanë qenë e do të jenë aktivë në forum në të mirë e në të keqe.
Konkretisht, cilat ishin vendimet që morët?
Vendimi kryesor kishte të bënte me miratimin e axhendës së Asamblesë së Përgjithshme të FRESSH. Miratuam strategjinë tonë të punës si dhe detyrat që do të kemi përgjatë sezonit të ri në shtator. Pra mund të themi se ky ishte një takim më shumë i fokusuar tek njerëzit sesa te praktikat. Ishte një takim i cili njohu pjesëtarët e ekipit tonë kombëtar me njëri-tjetrin, siç nuk ka ndodhur kurrë më parë. Si të rinj, ne jemi fokusuar më shumë te marrëdhëniet njerëzore sesa tek praktikat juridiko- institucionale, pa u mohuar asnjë fill rëndësie këtyre të fundit. Pikërisht ky ishte vendimi natyral që ndodhi përgjatë mbledhjes sonë: vendosja e një fryme të mirë bashkëpunimi me njëri-tjetrin.
Kur do të jetë mbledhja e ardhshme e forumit tuaj?
Mbledhja e radhës do të zhvillohet përgjatë shtatorit. Atje do të diskutohet në lidhje me axhendën e vendosur gjatë mbledhjes së të zgjedhurve tanë në nivel bashkie e rrethi. Megjithatë ky është një takim formal. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe të ndërsjelltë me ekipin tonë. Në këtë aspekt takimi ynë i shtatorit (e në vazhdim) duhet të shihet si një nga kulmet e komunikimeve të vazhdueshme, gati-gati ditore.
Bisedoi Xh. Sh

Joleza te uroj suksese. Rigjenerimi i forumit ishte i nevojshem. Do bejne gam gam 2 3 here por do ulen ne fund. Pac fat.
Goce, gjenerate e re ne rinine e tyre jane te gjithe njerezit apo te rinjte. Gjenerate e re ishin ata qe krijuan FRESSH. Gjenerate e re ishin ata qe ti gjete. Gjenerate e re do te jene ata qe vine pas teje.
Mos kopjoni budallalleqe te hedhura ne tregun e fjales dhe i perdorni pa kuptim, vetem te jeni konform me ate qe ju vuri aty, pra me ate qe e tha kete shprehje, Kryeministrin.
Qe ne fillim e burgosur ne pamundesine e te qenit e lire dhe vetja, sic duhet te jene te rinjte e gjenerates tende,