Gjykatësi ka vendosur në favor të Angelina Joliet në një proces mbi të drejtat e autorit që ishte ngritur kundër aktores nga një gazetar kroat për filmin e saj debutues si regjisore “In The Land of Blood And Honey”.
Bukuroshja nga Hollywoodi shkroi skenarin dhe bëri regjinë e filmit, i cili shpalos një romancë midis një të viktime të dhunuar dhe të kidnapuar dhe rrëmbyesit të saj gjatë luftës në Bosnjë në vitin 1990, por puna e saj u vu në pikëpyetje para se filmi të shfaqej pasi që shkrimtari James Braddock e akuzoi atë duke theksuar se ajo kishte vjedhur tregimin nga libri i tij, “The Soul Shattering”.
Ai e çoi në gjykatë fituesen e çmimit “Oscar”, së bashku me mbrojtësit nga kompanitë filmike të Britanisë, por ai u trondit kur akuza e tij u hodh poshtë nga gjykata e Kalifornisë, e cila mori vendim se dy projektet nuk kishin ngjashmëri.