Edhe pse mjaft të angazhuar si në film ashtu dhe në familje, dyshja e famshme Angelina Jolie dhe Brad Pitt këto ditë janë parë duke u argëtuar me motoçikleta gjatë një vikendi në parqet e bukura të Kanadasë.
Çifti holivudian të cilët kanë gjashtë fëmijë, këto ditë janë munduar të ndajnë pak kohë për njëri-tjetrin dhe të argëtohen larg zhurmës së Hollywood-it.
“Ata kanë huazuar disa motoçikleta dhe vetura sportive dhe pothuajse tërë vikendin kanë garuar sikur të ishin tinejxher në një park privat në Kanada”, ka deklaruar një burim.
