Jolie padit “The Daily Mail”

anazapta

Angelina Jolie ka hapur procedurë gjyqësore kundër Daily Mail, për publikimin e videove të cilat e paraqesin atë në periudhën e viteve 1990, kur ajo kishte qenë e varur nga heroina.

Gazeta kishte publikuar një vag pamjesh, duke ua bashkëngjitur edhe bisedën që po e zhvillonte Jolie me babain e saj përmes telefonit, ku po bisedohej për çështje familjare.

“The Times” shkruan se Jolie do ta padisë Daily Mail’in për cenim të ashpër të privatësisë.

Në anën tjetër, ish-furnizuesi i drogës, Franklin Meyer, ka deklaruar se ai e kishte furnizuar aktoren me heroinë dhe kokainë tri herë në javë, dhe në njërin prej rasteve ai kishte marrë pamje të saj në mënyrë të fshehtë. /Zeri

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *