Numri dy i diplomacisë hollandeze, Renée Jones – Bos, e cila mori pjesë të mërkurën në një seminar, të organizuar në Tiranë nga Qendra e Ekselencës, Akademia Diplomatike në bashkëpunim me Ambasadën Mbretërore të Hollandës në Shqipëri, me temë modernizimi në proces i diplomacisë hollandeze, ishte e qartë në mesazhin e saj: është koha që ministritë e jashtme të reformohen në përputhje kjo me ndryshimet që po ndodhin nëpër botë.
Diplomatja e karrierës nënvizoi se kjo gjë bëhet e nevojshme tek shikon ndryshimet që po ndodhin me një hap të shpejtë kudo nëpër botë. “Bota është në kërkim të një ekuilibri të ri dhe ne duhet të ndërlidhemi me këtë,” tha Jones-Bos.
Në këtë kontekst, ajo nënvizoi se ka një ndryshim se kush janë fuqitë sot në botë. Lojtarë të fortë janë sot në qendër të vëmendjes në botë, tha ajo, duke përmendur Indinë, Kinën, Brazilin të cilat deri dje ishin tregje në zhvillim. “India, Kina dhe Brazili po përpiqen të zgjerojnë fuqinë e tyre ekonomike në sferat politike dhe ushtarake. Kjo ndikon pozitën e Europës dhe Hollandës në botë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një nga aleatët tanë më të ngushtë, po e largon gjithnjë e më shumë vëmendjen e saj nga Europa drejt fuqive që po shfaqen në Lindje, tha 62 vjeçarja.
Jones-Bos, e cila ka qënë ambasadorja e 44-rt e Hollandës në Shtetet e Bashkuara nga viti 2008 në 2012, tha se edhe kur ishte në këtë pozicion, ajo e kishte vënë re këtë ndryshim në pozitën e Shteteve të Bashkuara. Shpesh, sipas saj, në biseda, miqtë amerikanë ishin shumë të kujdesshëm tek thonin se Europa mbetej një partnere shumë e rëndësishme. “Ne ende jemi një partner i rëndësishëm por jo i vetmi. Ne, si Europë, duhet të jemi të ndërgjegjshëm se ka edhe fuqi të tjera dhe ndryshime kanë ndodhur në këtë aspekt,” tha ajo.
Një ndryshim tjetër, sipas saj, është se tashmë ka ikur koha kur qeveritë dhe ministritë ishin të vetmet lojtare në shoqëri. “OJQ të fuqishme apo Fondacionë si ai i Bill Gates investojnë sot miliona për zhvillimin e shoqërive. Dhe ky është një paradoks që ne, si qeveri, humbim pozitën tonë në një farë mase dhe nga ana tjetër, shohim fuqinë dhe pozitën e fortë të shtetit që shfaqet dhe këtu lind pyetja se cili duhet të jetë qëndrimi i ministrive të jashtme në këtë aspekt,” tha diplomatja.
Ajo përmendi edhe ndikimin e teknologjisë në punën e ministrive të jashtme. Kur njerëzit informohen me shpejtësinë e erës nga media sociale, Jones-Bos tha se informimi i publikut nga ministritë e jashtme ka dalë jashtë loje. Pra, është koha për tu gjendur pranë mediave të reja sociale dhe jo pranë asaj tradicionale.
Një ndryshim radikal sipas saj po ndodh edhe në Europë. “Zhvillimi në rënie në Europë dhe shfaqja e fuqive të reja ekonomike kërkon një promovim të fortë të interesave europiane nëpër botë. Përfaqësuesja e Lartë për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurimit, Federica Mogherini dhe aktivitetet e përbashkëta të realizuara nëpërmjet European External Action Service (EEAS) janë instrumente të rëndësishme për këtë qëllim,” tha ajo.
Por Jones-Bos tha se edhe Hollanda po ndryshon. “Jo vetëm organizatat e shoqërisë civile, kompanitë dhe individët janë bërë më aktivë në lidhje me çështjet ndërkombëtare por njerëzit janë bërë më kritikë. Ata bëjnë pyetje të tilla si “Përse ju po e bëni këtë? Çfarë problemesh po përpiqeni të zgjidhni? Si përfitojmë ne nga kjo? Politika e jashtme nuk është më për një elitë të vogël. Secili ka një mendim për mirë a keq”.
Kudo nëpër botë, diplomatja nënvizoi, ministrat e jashtëm bombardohen nga pyetje se si do të adaptohen ata me ndryshime të tilla e si do të organizohen në mënyrë më të efektshme. “Biles një gazetë britanike ka shkruar “A kemi më nevojë për Foreign Office? Ndoshta është koha për ta rimenduar.”
Jones-Bos tha se edhe Hollanda fillo ta rimendojë këtë gjë në vjeshtën e 2012 duke formuluar një mision të tillë (Ministria e Jashtme e bën Mbretërinë tonë më të sigurtë dhe më zhvilluar dhe mbështet qytetarët hollandezë nëpër botë. Së bashku me partnerët tanë, ne punojmë për të krijuar një botë të drejtë.”
Diplomatja e hapi dhe e mbylli fjalimin e saj me thënien e Darvinit, “Nuk janë speciet më të forta që mbijetojnë, as ato më inteligjentet por ato që reagojnë ndaj ndryshimit.”
“Të jesh reaguese ndaj ndryshimit do të thotë të jesh reagues nga ndryshimeve të mëdha që po ndodhin rreth nesh. Ndryshimi nuk ndodh brenda natës. Kemi shumë ende për të bërë. Por e dimë se ku po shkojmë dhe e dimë përse na nevojiten këto reforma.”

imagjino qe ne kemi edhe ministri integrimi. Njesoj sikur te kesh ministri bujqesie dhe ministri lulelakre. Hajde, se qeras populli i shkrete
Grua e zgjua!
E vertete sh e rendesishme per ne si vend sh i vogel.
E ardhmja?
Domosdoshmerisht perfshirja ne Europe dhe zgjerimi e konsolidimi i Europes se bashkuar
Ndryshe?
Do perfundojme di top futbolli nga interesat pafund te kujtedo fuqie, per tu gjendur domosdoshmerisht ne Ballkan.
Ne kerthizen sh te lashte dhe te pandryshuar akoma edhe sot, te BOTES.
Nuk ka Europe te bashkuar, ka Europe te shkallmuar! Unioni globalist Europian nuk ekziston me si i tille. Kriza financiare e gjysmes vendeve te BE, pasohet nga katastrofa e vershimit klandestin te pa ndalshem deri ne shembjen perfundimtare te BE. Kjo BE po shembet, te futesh tani aty do te thote te te zere germadha brenda!