Disa ditë më parë mediat belge kishin në qendër të vëmendjes futbollistin me origjinë kosovare, Adnan Januzaj, ndërsa pohuan se ai do të lërë Belgjikën dhe do të luajë për Kosovën. I pyetur nga mediave belge, përzgjedhësi i Belgjikës, Marc Wilmots, i cili ishte njëri ndër më këmbëngulësit që Januzaj të luajë për Belgjikën theksoi se nuk di konkretisht asgjë rreth kësaj lëvizje. Nga ana tjetër ai tha se nuk do e gjykonte Jonuzajn nëse ai shkonte të luante diku tjetër.
Januzaj nuk ka më vend në Kombëtaren belge, kurse Kosova pritet që të luajë në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”. “E kam lexuar këtë, por nuk di asgjë për këtë. Dy vjet më parë, e pyeta për të zgjedhur me zemrën e tij, dhe ai vendosi të vijë te ne. Nëse ai ndryshon mendje tani, dhe e ndjen se është më mirë të shkojë diku tjetër, unë nuk do ta gjykoj atë. Nuk do të jem në gjendje të bëj ndonjë gjë tjetër në këtë rast”, është shprehur Wilmots për “La Derniere Heure”
Sakaq, Belgjika kishte ftuar Januzajn para 16 muajsh dhe Wilmots deklaroi se ka pasur shumë pak kontakte me të. “Ai është duke përjetuar sezonin e dytë radhazi të vështirë. Hera e fundit kur folëm ishte kur zgjodhi huazimin në Dortmund. E pyeta nëse për të ishte ide e mirë, duke pasur parasysh konkurrencën e madhe që kishte edhe atje”, përfundoi trajneri i Belgjikës.

Ky trajneri kombetares Belge u tregua shume njeri i i qelbur
Ky e demtoi Januzajn, duke e genjyer para dy vjetesh ne menyre qe Januzaj te mos vinte me Shqiperine —Dhe kur Januzaj vajti me Belgun, ky nuk e futi ne loje , duke e djegur
Nga ana tjeter per fatin e keq te Januzaj, i vajti trajner tek Manchester United ai budallai i Hollandes , Van Gal, qe ishte komplet injorant futbolli dhe e tregoi kete kur e la Januzajn gjithmone ne stol, nderkaq qe Manchester United paraqitej shume shume keq ne cdo ndeshje
Kjo e demtoi Januzaj , sepse duke mos lozur ai ra nga forma e tij sportive
Tani ne fakt beri mire qe vajti me Kosoven, sepse Belgu nuk e fuste ne kombetare
Ndersa me kombetaren tone ai nuk vjen dot, sepse nuk i lejohet nga UEFA
Sidoqofte Januzaj esht lojtar i shkelqyer
Ai esht si Krojfi dhe duke kaluar koha do behet edhe me i mire