Angel Jordanesku e vlerësoi Shqipërinë si tepër një ekip i rrezikshëm. Trajneri i Rumanisë e mbëshetti argumentin e tij te fakti, që kanë lojtarë të cilët janë pjesë e kampionateve të rëndësishëm.
“Ndaj Shqipërisë duhet të jemi të kujdeshëm, pasi ka lojtarë shumë të mirë. Pjesa më e madhe e tyre aktivizohen në Itali apo Francë. Ky do të jetë turneu i parë i madh për këtë përfaqësuese dhe do të japin zemrën në fushë, që të paraqiten sa më mirë” – sqaroi Jordanesku.
Trajneri i Rumanisë vlerësoi faktin se kjo përfaqësuese do të jetë për herë të parë në ndeshjen hapëse të aktivitetit, por duke shtuar se nuk do të kërkorkonte që diçka e tillë të ishte ndaj Francës, që synon të jetë kampione e Europës. Angel Jordanesku pranoi se Zvicra ka lojtarë shumë të shpejtë.
