Jordi Alba nuk bind, Marcos Alonso në shënjestrën e Barcelonës

DITA Online

 

Barcelona po kërkon një mbrojtës të majtë, duke parë se paraqitja e deritanishme e Jordi Alba nuk është ajo që pritej.

Dhe lista e zëvendësuesve të mundshëm është e gjatë, por në krye të saj, sipas “Don Balon”, është spanjolli i Chelsea, Marcos Alonso.

Një lojtar që jo vetëm mbron mirë, por që edhe realizon në portën kundërshtare, siç e konfirmojnë 8 golat e realizuara deri me tani me fanellën e “bluve” të Londrës.

Te Chelsea ai është titullar i padiskutueshëm, që në disa ndeshje ka nxjerrë nga telashet trajnerin Conte me golat e tij.

Duket se edhe trajneri Ernesto Valverde ka dhënë miratimin e tij për lojtarin që aktualisht luan në Premier League, ndërkohë që alternativa të tjera janë Alex Sandro, Jose Gaya dhe Raphael Guerreiro.

Mbrojtësi Marcos Alonso e ka nisur karrierën te Real, ndërkohë që mund të transferohet te rivalët e Barcelonës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *